LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto ekskluzive/ Citynews fotografon Veliajn duke fjetur në avion

14 Maj 2016, 18:48, Aktualitet CNA

Citynews ka fotografuar Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj duke fjetur në avion. Fotoja është shkrepur në fluturimin Vjenë-Tiranë, ku siç duket ne foto Kreu i Bashkisë Tirane është mjaft i lodhur dhe ka mare nje sy gjume.

Punët e shumta në drejtim të Bashkisë e kanë rraskapitur Veliajn, edhe pse për vetëm 6 muaj ne detyre. Puna në krye të Bashkisë nuk i ka rezultuar e lehtë betoni po e raskapit cdo dite. Tani edhe me padi penale dhe akuza te forta per korrupsion dhe klientelizem. Pasagjeret i  thanë për citynews, se gërhitja e fortë e Veliajt ka shqetësuar bashke udhetaret që po ktheheshin drejt Shqipërisë. Gerhitjet e tij kane qene te forta dhe tronditese.

Të njëjtat burime thanë se Veliaj ishte ulur në zonën biznes, për udhëtimin që zgjaste jo më shumë se 1 orë e 15 minuta. Bileta mendohet t?i ketë kushtuar Veliajt mbi 1000 euro ndersa eshte rreth 3 here me e shtrenjte se ajo ekonomike. Por per Veliajn kjo ska rendesi.  Kryebashkiaku e trajton veten mirë duke shpenzuar paratë e taksapaguesve të Tiranës edhe per te gerhitur rehat. Shpresojmë që Veliaj të zgjohet nga gjumi dhe të mos shohë ëndrra me shkaterime parqesh dhe bllokime te biznesit  qe prej kohesh i ka pasion./citynews

Lajmet e fundit nga