LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Escobari i Ballkanit”/ Balili përdorte numër grek, ja pseudonimi në rrjetin e trafikut

14 Maj 2016, 16:31, Aktualitet CNA

I konsideruar si “Escobari i Ballkanit”, Klement Balili mësohet të ketë përdorur një numër celulari grek, gjë që e ka ndihmuar në arratisje. Burime të Vizion+ pranë organit të akuzës, thanë se nga përgjimet, ish-kreu i Transporteve nuk rezulton si i përfshirë në linjën e narkotrafikut. Mësohet se autoritetet shqiptare nuk kanë kompetencë përgjimi në numrat e huaj. Për këtë arsye i është dërguar letërporosi shtetit fqinj, për t?i vënë në dispozicion dosjen e hetimeve ndaj grupit ku përfshihet dhe Klemend Balili i njohur me pseudonimin ?Keli?. Për këtë procedurë, 45-vjeçari, nuk është shoqëruar, por mbajtur në vëzhgim deri në mbërritjen e dosjes dhe letërporosisë së autoriteteve greke, të cilat mund të përfshijnë atë në linjën e narkotrafikut. Por edhe pse duhej të mbahej nën vëzhgim, mesa duket Klemend Balili ka arritur të gjejë një mënyrë për t?i ikur forcave të rendit, ndërkohë që mësohet se ai nuk ka dalë nga Shqipëria.

 

Lajmet e fundit nga