LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skandali i kryebashkiakut në Dibër/ Olli: Kjo mazhorancë nuk ka më moral për të drejtuar vendin

13 Maj 2016, 07:13, Aktualitet CNA

Kreu i këshilltarëve të djathtë në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Leonard Olli ka reaguar pas publikimit të video-skandalit seksual të publikuar në emisionin ?Të Paekspozuarit? në Ora News me kryebashkiakun e Dibrës, Shukri Xhelili, i cili kërkonte favore seksuale për një vend pune.

Leonard Olli është shprehur se ?Shukriu nuk është thjesht një rast i rëndëabuzimi të shëmtuar me detyren, aspak një rastësi, por një pasyqrë në vijim e degradimit absolut, mentalitetit të përçudnuar dhe amoralitetit rilindist, i shfaqur dy vite më parë në Sarandë, më pas në Lushnjë e një zot e di nw sa qindra raste të tjera te padenoncuara.?

Gjithashtu Olli ka theksuar se kjo mazhorancë e degraduar përfundimisht dhe qeveria e saj nuk kanë më moral për të drejtuar Shqipërinë.

?Rlinidsitet janë një bandë që po plackisin gjithçka dhe të gjithë, e sikur të mos mjaftonte kjo, duan dhe të na poshtërojne, të cënojne nderin dhe dinjitetin njerëzor të çdo shqiptari. Neodiktatura sot është një realitet. Arturo Ui-të kanë vendosur de facto diktatin e trusitit të lulelakres, ndërsa qeni sulmues në bashki endërron të shtojë edhe marrëzinë dhe fëlliqësine e trustit të fiqeve. Koha ta shporrim këtë murtajë që ka marrë peng Shqipërinë!?- u shpreh Olli/ Citynews

Lajmet e fundit nga