Connect with Us

Meta në SHBA/ Reforma në drejtësi në fazën përfundimtare

Aktualitet

Meta në SHBA/ Reforma në drejtësi në fazën përfundimtare

Publikuar

-

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në SHBA, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u prit sot në Departamentin e Drejtësisë nga Ndihmës Asistent Prokurori i Përgjithshëm i SHBA për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, z. Bruce Swartz.

Meta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA japin për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe i informoi për ecurinë e reformës në drejtësi, duke vënë në dukje se kjo reformë është në fazën e saj përfundimtare, atë të miratimit të saj.

Meta rikonfirmoi angazhimin e tij për miratimin sa më të shpejtë të paketës kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kuvend dhe duke vlerësuar opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, si dhe punën e paanshme dhe profesionale të misioneve EURALIUS dhe OPDAT, theksoi se: “Kjo reformë e thellë do të shërbejë për rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, rritjen e besimit të publikut si dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Ne jemi të vendosur, ta çojmë përpara këtë reformë edhe me plotësimin e akteve të tjera ligjore, si një domosdoshmëri për të luftuar me efikasitet korrupsionin, krimin e organizuar dhe për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri”.

Gjatë diskutimit për fazën zbatuese të kësaj reforme, z. Meta nënvizoi se për ngritjen e institucioneve të reja që parashikohen nga paketa kushtetuese, përfshirë këtu edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, ndihma dhe asistenca e SHBA për monitorimin e zbatimit të saj është jashtëzakonisht e rëndësishme. Me rëndësi të veçantë, theksoi z. Meta, është edhe rritja e kapaciteteve të hetimit të pavarur dhe profesional.

Ndihmës Asistent Prokurori i Përgjithshëm i SHBA për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, z. Bruce Swartz shprehu rëndësinë e veçantë që SHBA i kushtojnë miratimit të kësaj reforme dhe theksoi se Departamenti i Drejtësisë dhe misionet e asistencës OPDAT dhe ICITAP do të vazhdojnë të kontribuojnë dhe të mbështesin forcimin e agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

LEXO EDHE:  “Mjaft më “Rule of Embassy”/Presidenca i përgjigjet ambasadës amerikane: Tymi Venecias është turp

Swatz shprehu gjithashtu vlerësimin për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për bashkëpunimin në kuadër të përballimit të krizës së refugjatëve dhe nevojës për një koordinim më të mirë mes vendeve, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të informacionit mes agjencive të inteligjencës dhe atyre të zbatimit të ligjit për të parandaluar infiltrimin e terroristëve mes refugjatëve që janë larguar nga vendet e tyre për arsye humanitare./ Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja e Bujar Çelës/ RENEA aksion në Elbasan, disa të shoqëruar

Publikuar

-

Nga

Vrasja e Bujar Çelës/ RENEA aksion në Elbasan, disa të shoqëruar

Forcat Speciale RENEA, kanë shoqëruar disa përsona në lidhje me vrasjen Bujar Çelës, i cili është vëllai i Talo Çelës, një emër jo I panjohur nga drejtësia, ku ndër ta mund të përmendim grabitjen e Rinasit.

Sipas asaj që raporton ABC neës , RENEA ka bastisur disa shtëpi në fshatin Broshkë dhe Përparim duke shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen që tronditi qytetin e Elbasanit mëngjesin e sotëm.

LEXO EDHE:  “E kanë kthyer në sport shkeljen e Kushtetutës”/ Meta: Mazhoranca po dënon me vdekje Reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  Betimi i gjyqtarëve/ Manja i përgjigjet Metës: Donte të eklipsonte konferencën e donatorëve

Bujar Çela u ekzekutua me katër plumba. Ai u vra jashtë një lokali ku po pinte kafen e mëngjesit.



Bujar Çela ishte person pa precedent penalë, ndërsa punonte si taksist në të zezë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mustafaj pesimist për ndryshimet kushtetuese/ Nuk do arrihet marrëveshje e kënaqshme

Publikuar

-

Nga

Mustafaj pesimist për ndryshimet kushtetuese/ Nuk do arrihet marrëveshje e kënaqshme

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, është shprehur pesimist për një marrëveshje mes palëve politike për ndryshimet kushtetuese në Këshilin Politik.

Mustafaj tha se Komisioni i Reformës Zgjedhore është në ngërç, pasi të dyja palët kanë realitete të ndryshme ligjore.

“Komisioni është në ngërç sepse dy palët nisen nga premisa të ndryshme. Delegacioni i opozitës ka një premtim, të mishëruar në një marrëveshje që do të ketë koalicione dhe delegacioni i PS ka një ligj të miratuar në Parlament që de fakto e bën të pamundur krijimin e koalicioneve, por kryeministri Rama tha në Parlament se do ketë koalicione.



Të dyja palët kanë realitete të ndryshme ligjore. Unë nuk jam optimist se do të mund të arrihet një marrëveshje realiste që do të kënaqë të dyja palët sepse janë premisa të ndryshme”, u shpreh ai në Neës 24.

LEXO EDHE:  “E kanë kthyer në sport shkeljen e Kushtetutës”/ Meta: Mazhoranca po dënon me vdekje Reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  “Ia ka borxh popullit shqiptarë”/ Manjani këshillë Metës

Përsa i përket zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, ish-ministri pretendon se opozita joparlamentare del fituese edhe nga sondazhet.

“Të gjitha sondazhet e nxjerrin fituese opozitën, por si opozitë, mbi bazën e koalicioneve që kanë shërbyer në betejat e tjera elektorale. Kjo është arsyeja. Opozita dhe psikologjikisht ka punuar për 3 vjet me idenë që do jetë bashkë. I mbetet opozitës të përshtatet. Mendoj që PD dhe gjithë opozita do të gjejnë mundësinë t’i maksimalizojnë votat e tyre”, tha Mustafaj. / CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Lista e kandidatëve të PD/ Mustafaj: Në fund të muajit do dalim me emra konkretë

Publikuar

-

Nga

“Kur ngatërron hapjen me shqyerjen”/ Ish-kreu i PD-së mesazh të fortë “shokut Besnik”: Misioni juaj ka mbaruar

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj, i cili aktualisht është anëtar i komisionit të vlerësimit të përzgjedhjes së kandidaturave për deputetë në PD, ka folur sot për procesin e hartimit të listave.

Mustafaj shprehu me besim se Partia Demokratike ka një program për të hyrë në zgjedhje, ndërsa tha se për këtë po e ndihmon edhe partia e kancelares gjermane Angela Merkel.

Ai deklaroise me listat e kandidatëve janë duke avancuar, ndërsa theksoi se në fund të muajit shtator do të dalin me emra konkretë.



“Unë 30 vjet kam që e ndjek politikën në Shqipëri. Unë kam parë vetëm njëherë të fitohen zgjedhjet me tepsi dhe timon pa asnjë ofertë. Mendoj se PD dhe opozita do kenë një ofertë për t’iu përgjigjur gjendjes në vend dhe aspiratës dhe nevojës që ka shoqërisë shqiptare për të shkuar përpara. Unë besoj se po, po punohet me këtë program. Me këtë program po ndihmon shumë CDU, partia e Merkel.

LEXO EDHE:  Lobimi rus i Bashës/ Prokuroria: Kemi 2 letërporosi nga SHBA

LEXO EDHE:  SHBA, dërgesa me pajisje ushtarake shtesë për Ukrainën

Unë bëj pjesë në komisionin e vlerësimit të kandidaturave dhe këtu po japim një kontribut modest. Ne po avancojmë, besoj në fund të këtij muaji do dalim me emra konkretë. Ne do japim një listë kryesisë së PD. PD do i çojë këto emra për votim një anëtar një votë, në anëtarësinë e PD”, u shpreh ish-ministri në News 24./ CNA.al

LEXO TE PLOTE