LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Detajet/ Plumbat drejt banesës së Denis Shtrazës, plagoset nipi i tij

12 Maj 2016, 08:22, Aktualitet CNA

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të banesës së Drejtim Shtrazës,  i cili ndodhet i arrestuar për vrasjen e Gazmend Çollakut.

Nga të shtënat me armë ka mbetur e plagosur mbesa e tij 12-vjeçare, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Tiranës.

Denis Shtraza akuzohet për rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmend Çollakut disa javë më parë në Durrës. Shrtraza u arrestua në Rinas në tentativë për tu larguar nga vendi.

Sipas policisë, Shtraza është një person me tendenca të theksuara kriminale dhe me precedentë të mëparshëm kriminalë.

Burime nga policia thanë se personat e paidentifikuar kanë qëlluar 17 herë në drejtim të banesës së Denis Shtrazës.

Lajmet e fundit nga