Connect with Us

Veseli: Demarkacioni nuk do ta rrezikojë liberalizimin e vizave

Kosova & Rajoni

Veseli: Demarkacioni nuk do ta rrezikojë liberalizimin e vizave

Publikuar

-

Kryetari i Kuvendit, të Kosovës, Kadri Veseli është shprehur se demarkacioni nuk do të rrezikojë liberalizimin e vizave. Deklarata e Veselit është bërë gjatë një konference për mediat pas përfundimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.

Mirëpo ajo që do të ndodhë me këtë çështje, sipas Veselit, nuk do ta vërë në rrezik liberalizimin e vizave dhe se vendimmarrja do të jetë në përputhje me interesat e vendit.

“Në momentin që do ta kemi këtë çështje në axhendë do të bashkëbisedojmë dhe me koleget tanë të opozitës, në mënyrë që të procedojmë bashkërisht në Kuvend. Vendimmarrja do të jetë adekuate me interesat e vendit”, tha Veseli, transmeton KP.

LEXO EDHE:  Beograd, Vucic nuk vjen te merkuren ne Kosove

Veseli ka folur edhe për raportet pozitë- opozitë, duke pohuar se raportet ndër njerëzore kanë qenë shumë të mira, por ka pasur një gjuhë jo adekuate sa i përket luftës politike./ Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Pazaret për postin e Presidentit të Kosovës

Publikuar

-

Nga

Presidenti i Republikës, në letër, përfaqëson unitetin e popullit të Kosovës. Por historia dydekadëshe dëshmon se pozita e kreut të shtetit përbën simbolin e pazareve politike për qëllime partikulare të subjekteve politike a të liderëve partiakë, shkruan sot Koha Ditore.

Mendësi pazari për këtë institucion ka demonstruar edhe opozita e deritashme, e cila fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit. Vota për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhjen Demokratike (LDK) është përkthyer si vullnet i kosovarëve për ta ndryshuar mendësinë e deritashme politike.

Një marrëveshje koalicioni mes këtyre dy partive është vënë në pikëpyetje, pikërisht në kohën kur është qitur në rend dite ndarja e pushtetit, dhe pjesë e këtij pazari është bërë edhe institucioni i Presidentit, shkruan sot Koha Ditore.

Është LDK-ja ajo që e do këtë post, ani se Kosova nuk ka hyrë në orarin kushtetues kur duhet ta bëjë zgjedhjen e Presidentit. Kjo për shkakun se Hashim Thaçit i përfundon mandati tek në vitin 2021.

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, që shihet si njeri i cili do që ta pasojë Thaçin në majë të pushtetit, ka insistuar se marrëveshja duhet të përfshijë të gjitha pozitat me të cilat koalicioni potencial do të sfidohet gjatë katërvjeçarit të ardhshëm.

LEXO EDHE:  Engel i bën thirrje Pompeo-s/ Drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë

LEXO EDHE:  Skenari i PD me audio-përgjimin/ Forcohen pozitat e “Babales”

Ndërkaq lideri i LVV-së, Albin Kurti, fillimisht ka këmbëngulur që në tryezë të negociohen vetëm “karriget e zbrazëta” dhe jo posti i Presidentit. Megjithëkëtë, burime të gazetës kanë thënë se kjo parti është në gjendje të lëshojë pe, në rast se i ofrohet asaj një ministri më shumë nga LDK-ja, ndryshe nga marrëveshja parimore për t’i ndarë proporcionalisht dikasteret qeveritare.

Ngërçi në të cilin janë futur negociatat mes këtyre partive nuk ka kaluar. Përderisa LDK-ja është përcaktuar të mos lëvizë nga qëndrimi, LVV-ja, që ka marrë më së shumti vota më 6 tetor, ka shprehur gatishmërinë të shkohet në zgjedhje të reja, në rast se negociatat për koalicion dështojnë./KD

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova ashpërson masat për përdorimin e mjeteve piroteknike/ Gjobë deri në 7 mijë euro

Publikuar

-

Nga

Në prag të festave të fundvitit, qeveria kosovare ka ashpërsuar ligjet për përdorimin e mjeteve piroteknike.

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës deklaroi për Rtv21.tv, se nga data 26 dhjetor përdorimi i mjeteve piroteknike. MB bëri me dije se përdoruesit mund të dënohen deri në 7 mijë euro gjobë.

“Personi juridik për kundërvajtje dënohet me gjobë në shumë prej njëmijë (1000) deri shtatëmijë (7000) Euro nëse shkelet paragrafi 3.15 i këtij neni”, thuhet në përgjigjen e MPB-së, ndërsa thekson se gjoba do të ketë edhe për punëtorët.

“Neni 49: Punëtorët e organeve të autorizuara dënohen për kundërvajtje me gjobë në shumën prej njëqind(100) deri pesëqind (500) Euro nëse shkelet paragrafi 1.5 i këtij neni; dhe Neni 50: Punëtori i organeve të autorizuara dënohet me gjobë në shumën prej njëqind (100) Euro në vendin e kryerjes së kundërvajtjes, nëse nuk e prezanton licencën me kërkesën e zyrtarit policor”, theksoi Ministria, teksa tregoi llojet e mjeteve pirteknike dhe moshat për të cilat lejohet.

LEXO EDHE:  Zhvillim i shpejtë i bankave në Shqipëri dhe Kosovë

LEXO EDHE:  Reagon Tea për ndarjen nga Veseli (Foto)

“Kategoria 1: dymbëdhjetë (12) vjet; kategoria 2: gjashtëmbëdhjetë (16) vjet; kategoria 3: tetëmbëdhjetë (18) vjet; kategoria T1 dhe P1: tetëmbëdhjetë (18) vjet”, thuhet më tej.

Ky ashpërsim është marrë pasi në festat e fundvitit nuk janë të pakta rastet kur qytetarët lëndohen nga përdorimi i mjeteve piroteknike./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Arrestohet zyrtari i LDK-së në aeroportin e Prishtinës

Publikuar

-

Nga

Policia ka arrestuar sot ish-kryetarin e Kaçanikut dhe ish-zyrtarin e Partisë Demokratike të Kosovës Xhabir Zharku.

Lajmin e ka konfirmuar edhe miku i tij Nasim Haradinaj, i cili deklaroi se Zharku u vu në pranga në aeroportin e Prishtinës.

“Zharku është arrestuar duke shkuar në Gjermani në një aheng familjar, arrestimi është bërë nga Policia e Kosovës në aeroportin e Prishtinës. Është arrestuar për një vepër, lënda e të cilës është hapur në vitin 2010”, deklaroi Haradinaj.

Mediat kosovare raportojnë se ish-zyrtari i PDK-së akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “Ushtrim i ndikimit”.

Në 2010-ën Zharku i kishte dhënë një parcelë toke në shfrytëzim një kompanie private e cila ndërkohë ia ka shitur një kompanie tjetër me pa të drejtë ligjore. Ndërkohë, kompania blerëse ka ndërtuar një banesë dhe ka paditur komunën. Gjykata i ka njohur të drejtën kësaj kompanie dhe prona ka kaluar në emër blerësit.

LEXO EDHE:  Qeveria e Kosoves mblidhet te premten per ndryshimet kushtetuese te Gjykates Speciale

LEXO EDHE:  Qeveria e Kosoves mblidhet te premten per ndryshimet kushtetuese te Gjykates Speciale

Nga ana tjetër ish-zyrtari i LDK-së, nuk e ka lejuar zyrtaren ligjore të regjistrojë një kërkesë në shkallën e dytë të gjykatës për shkak të mënyrës si është shitur toka.

Ai u dënua me tre vite burgim në vitin 2011, por në atë kohë u arratis në Suedi duke iu shmangur dënimit. Zharku u rikthye në Kosovë pas 5 vitesh e gjysmë, konkretisht më 7 qershor të 2018-ës, pasi Gjykata Themelore e Ferizajt, nxorri vendimin për ndalim të ekzekutimit të dënimit me burgim./ CNA.al

LEXO TE PLOTE