LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Unioni i Gjyqtarëve: Protesta e Veliajt, presion i paprecedentë

11 Maj 2016, 18:36, Aktualitet CNA

Unioni i Gjyqtarëve ka reaguar pas protestës së organizuar ditën e sotme nga kryetari i Bashkisë së Tiranës përpara Gjykatës Administrative e Apelit. Në një deklaratë për mediat, Unioni shprehet se protesta e ushtrimi në këto përmasa i trysnisë ndaj gjykatës, nga palë ndërgjyqëse, qofshin këto edhe institucione shtetërore është i paprecedentë. Në reagim shtohet gjithashtu se protesta e sotme ka cenuar në mënyrë të padrejtë imazhin e gjykatës.

?Ushtrimi në këto përmasa i trysnisë ndaj gjykatës, nga palë ndërgjyqëse, qofshin këto edhe institucione shtetërore është i paprecedentë. Mënyra e zhvillimit të kësaj proteste përpara godinës së gjykatës jo vetëm ka penguar funksionimin normal të veprimtarisë së Gjykatës Administrative të Apelit për disa orë, por ka cenuar në mënyrë të padrejtë imazhin e gjykatës? ? thotë Unioni i Gjyqtarëve.

Unioni kërkon nga organet kushtetuese vendimmarrëse në lidhje me gjykatat, që të ushtrojnë autoritetin e tyre kushtetues dhe ligjor për të ndërprerë çdo lloj trysnie jo vetëm ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Administrative të Apelit por edhe gjithë gjykatave të tjera.

Lajmet e fundit nga