LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Petrit Vasili: Reforma në Drejtësi do të kalojë para korrikut!

11 Maj 2016, 20:07, Aktualitet CNA

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, ka deklaruar se Reforma në Drejtësi do të kalojë para brenda sesionit parlamentar që mbyllet në korrik. I ftuar në emisionin ?Tonight Ilva Tare?, Vasili është shprehur se Shqipërisë i duhet një reformë në drejtësi që të sjellë një sistem të qëndrueshëm. Sipas tij, çështja nuk është kush e dominon këtë sistem dhe nuk duhet të jetë çështje mazhorancash politike.

“Për ne, bindja absolute është kjo: çështja nuk është kush e dominon sistemin, por sa i qëndrueshëm është ky sistem, pasi dominimi i alternuar?jo gjithmonë ka qenë i dominuar. Jo gjithmonë është dominuar nga Partia Demokratike. Ka pasur vite të tëra kur mazhorancat kanë qenë shumë të forta të majtat dhe kanë pasur mundësi për të emëruar. Ky sistem me merakun e mbizotërimit politik nuk i rezistoi kohës. Kjo kërkon një qasje të re. Ekspertiza e huaj është shumë e ftohtë.” ka deklaruar Vasili.

Lajmet e fundit nga