LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Marubi" çel shtëpinë në Shkodër/ Kumbaro: Premtim i mbajtur

10 Maj 2016, 09:26, Aktualitet CNA

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e ftuar në emisionin ?Shih Programin? të Enkel Demit ka folur në lidhje me hapjen e shtëpisë ?Marubi? në Shkodër. Kumbaro ka theksuar së hapja e Marubit është një tjetër premtim i mbajtur i Ministrisë së Kulturës.

Sipas ministres Kumbaro,?Marubi? ishte në kushte krejt të paparshtatshme jo vetëm për atë fototekë që mban atë lloj thesari, por edhe për çdo lloj arkivi.

Enkel Demi – Flasim përsëri për Muzeun Marubi. I erdhi dita ?

Mirela Kumbaro – Po, është një premtim i mbajtur ky. Dy vjet më parë kur mora detyrën e ministres se Kulturës, bëra një inspektim të përgjithshëm, si në një shtëpi të re ku shikon se ku janë plaçkat e natyrisht dhe në Fototekën ?Marubi?, e cila ishte në kushte krejt të paparshtatshme jo vetëm për atë fototekë që mban atë lloj thesari, por edhe për çdo lloj arkivi. Fototeka ?Marubi? është interesante, sepse ka arkiva që datojnë në gjysmën e dytë të shekullit të nëntëmbëdhjetë që me fotot e babait të dinastisë ?Marubi?, Pjetër Marubi. Breza të tërë pas tij e vazhduan, e pasuruan duke krijuar një pol interesant rreth asaj studioje, ku fotografë artistë, fotografë-arkitektë, fotografë-piktorë e studiues e pasuruan me foto jo vetëm të Shkodrës, por të tërë Shqipërisë. Në fakt, në 31 mars të dy viteve më parë, ne organizuam një konkurs kombëtar, sepse një muze dinjitoz si ai i Fototekës Marubi nuk duhej të improvizohej. Sot, ne kemi Muzeun Kombëtar të Fotografisë ?Marubi?.

Gjithë kjo histori ka nisur me një italian, Pietro Marubbi, i cili pasi erdhi në Shkodër hapi udhën për shumë e shumë fotografë të tjerë.

Është interesante të shikohet që historia e fotografisë shqiptare ecën paralelisht me atë të fotografisë europiane. Madje, edhe filmi i parë në mos gaboj është shfaqur në Shkodër jo shumë kohë pas revolucionit që bënë vëllezërit francez Lumier. Por Pjetër Marubi ka qenë një njëri vetmitar, që birësoi Kel Kodhelin? Ju Marubi e shkruani në shqip?

Po, sepse AND-ja në kulturë nuk ka sens. Terreni më fantastik ku AND-ja e origjinës humbet sensin është fusha e kulturës. Marubi është i Shkodrës. Kultura është e bukur, sepse është e ndryshme.

Si administrohet një muze kombëtar që nuk gjendet në Tiranë?

Ne kemi plot muze kombëtarë që nuk gjendjen në Tiranë. Për fat të mirë ne kemi një vend të vogël në sipërfaqe, por disproporcional në raport me vlerat kombëtare dhe më tej. E gjithë kultura shqiptare ka brenda enët komunikuese jo vetëm të vendit, por edhe të shqiptarëve që shkojnë përtej Shqipërisë. Të tillë muze kombëtarë ne kemi disa, si ai i Krujës, Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, ku edhe aty jemi duke bërë punime dhe do të shikoni se nuk kemi patur të ekspozuar as një të qindën e veprave të artit mesjetar. Është mëkat që deri tani nuk kemi arritur ta shikojmë dhe gëzojmë atë thesar që ka brenda Muzeu Marubi.

Ky muze do të jetë i hapur?

Ai muze do të jetë i hapur çdo ditë për të gjithë dashamirësit e fotrografisë. Që në fillim kur nisi ?kantieri? i ndërtimit të këtij muzeu, ai filloi në një godinë karakteristike të Shkodrës. Pra nuk kemi një godinë të re, por një ndërtesë ekzistuese të blerë nga shteti shqiptar. Ajo ndërtesë që gjendet në zemër të ?Pedonales? në Shkodër i është dhënë shtetit shqiptar nga familja Suma në 2010 me një kusht shumë fisnik; të përdorej për qëllime kulturore. Por, për disa vite ajo mbeti e shkretë. Ne atë banesë e gjetëm të rrënuar, të djegur, të zaptuar. Kemi pastruar dhe çliruar territorin dhe ky konkurs solli një projekt shumë modern: në një shtëpi tradicionale për të vendosur një muze modern të jashtëzakonshëm. Muzeu gjendet i shtrirë në mbi 1 mijë metra katrorë në tre kate, me një infrastrukturë supermoderne. Muzeu ka parametrat më të mira të ruajtjes së arkivit në Ballkan, ka nivel europian që do të tërheqë vizitorët. Muzeu do të ketë ekspozita të përkohëshme, ka vendin për seminare dhe konferenca, por dhe hapësirën për të mësuar artin e fotografisë. Ky muze do të jetë pra një qendër shumëfunksionale në funksion të kulturës.

E bëra këtë pyetje, sepse para disa ditësh lexova një shkrim të Robert Elsi që fliste për fotot e Edith Durhamit. Një punë fantastike. Dhe prandaj ju pyeta nëse do të jetë një muze i hapur…

Po është një muze e hapur dhe për të tilla gjëra. Interesante është se vënia në lëvizje e fototekës ?Marubi? ka sjellë dhe vendosjen në kontakt me të tjera arkiva interesante. Gjej rastin për shembull të falenderoj familjen Kallfa. Studioja më e famshme e Tiranës, ajo e Mehmet dhe Osman Kallfës na dhuroi mbi 2600 negativë që nuk kishin kushtet për t?i ruajtur. Tashmë, në këtë Muze do të ketë një pavion dhe për fotot e familjes Kallfa. Shumë shpejt dhe paasardhësit e Hil Mosit do të dhurojnë arkivin e tyre që është me shumë vlerë. Ne shumë shpejt do të hapim një ekspozitë të një arkive fotografike që kemi nxjerrë në dritë nga jugu i Shqipërisë kohët e fundit, por për këtë do të flasim njëherë tjetër.

A do të ishte ekstravangancë që në Muzeun Marubi të kishte ekspozita të fotografisë moderne?

Absolutisht nuk do të jetë një ekstravagancë. Fotografia si çdo formë tjetër e artit nuk është e futur në formalinë. Ajo komunikon me artdashësit, artistët, por edhe me historinë. Është në planet e Muzeut Kombëtar të Fotografisë që të sjellë ekspozita të artit modern dhe të fotografisë përtej kufinjve tanë. Muzeu Marubi ka ekzistuar deri më tani edhe falë ekspozitave të përkohëshme. Tani që flasim ekspozita me foto nga ky Muze është hapur në Berlin. Dhe më tej do të vijojë udhëtimin e saj në disa vende të Europës.

Përveç Pjetër Marubit ka patur edhe emra të tjerë të rëndësishëm që kanë kontribuar apo jo?

Po, është dhe Mati, Kel, Gegë Marubi, Kol Idromeni, Shan Pici nje fotograf i mrekullueshëm, një peisazhist i jashtëzakonshëm. Ka peisazhe të Shqipërisë së Veriut të jashtëzakonshëm, në foto bardh? zi Shan Pici që ne tashmë i kemi kataloguar. Nënshatët që vazhdojnë ende sot janë një gur i rëndësishëm në arkivën e kësaj fototeke. Ata ndanë me ne fotot të jashtëzakonshme të meshës dhe faljes së parë në Shkodër. Ka shumë e shumë të tjerë të rëndësishëm.

Ky arkiv ka 500 mijë foto?

Kur nisi ky projekt, mësova se kjo fototekë nuk e kishte një inventar. Kjo punë nisi më pas menjëherë dhe në përfundim të inventarizimit mësuam se janë gati 500 mijë foto si dhe shumë materiale të tjera pune të këtyre artistëve. Pas këtij inventari u vendos dhe muzealizimi. Projekti nuk është bërë vetëm nga qeveria shqiptare, por ka patur dhe ndihmën e jashtëzakonshme të UNDP. Falë ndihmës së tyre u bë dixhitalizimi i 100 mijë fotove. Fondacioni Shqiptar i Zhvillimit na u bashkua rrugës duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Është bashkuar rrugës dhe qeveria zviceriane. Pra, ka patur një efekt orteku pozitiv. Shteti shqiptar ka paguar një shumë prej 55 milionë lekësh të reja për Muzeun. Një shumë e ngjashme është dhënë nga Fondi i Zhvillimit. Unë nuk mendoj që qeveritë kanë investuar sa duhet në kulturë. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që jam pjesë e një kabineti që ka bërë më shumë se cilado për kulturën. Do të shikoni sesi është bërë Pazari i Korçës, apo sesi do të rikonstruktohet Pazari i Gjirokastrës.

Folëm për 100 mijë foto të dixhitalizuar. A kanë akses qytetarët?

Po. E kemi bërë këtë tashmë. Nga 100 mijë foto të dixitalizuara, 50 mijë janë të hapura për publikun. Ka një motor kërkimi shumë interesant arkiva e Muzeut të Fotografisë. Ka të dhëna të plota në rregjistrat e arkivës që janë dixhitalizuar. Shumë shqiptarë u vunë në kërkim të rrënjëve pak muaj më parë, kur u bë e njohur hapja e faqes. Edhe unë vetë gjeta foto të të parëve dhe të afërmëve të mi. Gjyshja ime gjirokastrite më kishte treguar që shkonin në Shkodër vetëm për të bërë foto. Në vitet ?20 pozimi në studion Marubi ishte një ngjarje shumë e rëndësishme. Unë e kam një foto të tillë të gjyshes sime. Unë shpresoj që krijimi i këtij arkivi të aksesueshëm për të gjithë të mund të zbulojë një Shqipëri që pak e njohim, atë të fillimit të shekullit të XX.

Një pyetje jo si ministre? Pse Marubi zgjodhi Shkodrën dhe jo një qytet tjetër?

Pietro Marubbi zbriti fillimisht në Shqipëri dhe pas pak kohësh ai u vendos në Shkodër. Ndoshta kjo zgjedhje erdhi, sepse Shkodra ka një ngjashmëri të madhe me qytetet e vjetra italiane dhe ka qenë shumë e ndikuar prej tyre.

Shkodra është qytet nazik, është mësuar me të bukurën. Ky muze do të ketë fytyrën e qytetit?

Ai e ka tashmë fytyrën e atij qyteti. Vendi i ka një borxh të madh Shkodrës, sepse asnjëherë nuk i ka dhënë atë që i takon për aq sa i kanë dhënë vendit. Në Shkodër kemi dy investime të rëndësishme, Muzeun e Fotografisë Marubin dhe Teatrin Migjeni. Teatri po hyn në fazën e dytë të ndërtimit që përfshinë çatinë dhe muraturën. Investimi mbaron në 2016. Dua të theksoj që 80 milionë lekë të reja janë dhënë nga qeveria, ndërsa bashkia nuk ishte kontributore. Ndryshe nga Teatri i Korçës që po bëhet bashkë me kontributin e bashkisë dhe aty është hedhur teatri në ?tokë? për t?u rindërtuar./ Citynews

Lajmet e fundit nga