LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi në Fiks Fare/ Interpoli deklaroi se nuk është e vjedhur, makina hetohet për 2 vjet

10 Maj 2016, 19:36, Aktualitet CNA

Fiks Fare tregoi mbrëmjen e sotme sesi një dosje për të cilët është hapur një hetim, qëndron dy vjet në sirtarët e prokurorisë së Fierit, edhe pse Interpoli belg deklaron se nuk është automjet i vjedhur.

Prokuroria e Fierit mban të bllokuar një automjet të blerë nga një qytetar nga Fieri në Belgjikë, pasi fillimisht u dyshua se ishte e vjedhur në shtetin ku u ble.

Automjeti tip Fiat  Stilo u  ble nga qytetari Erald Skënderaj në Belgjike, ku edhe jeton, por pasi në u bë zhdoganimi në portin e Durrësit pati dyshime se ishte e vjedhur, por i njëjti institucion që i hodhi këto dyshime, disa muaj pas bllokimit,lëshon një vërtetim që automjeti nuk është i vjedhur.Ky institucion është Interpoli belg.Por prokuroria e Fieri nuk e merr parasysh këtë dokument.

Qytetari Fatmir Skënderaj u ankua në Fiks Fare pasi kishte dy vjet që endej dyerve të Prokurorisë së Fierit dhe Prokurorisë së Përgjithshme

Makina që djali i tij bleu në Belgjikë në qershor të vitit 2014 kaloi tre shtete të tjera përpara se  të mbërrinte në portin e Durësit dhe asnjë prej autoriteteve doganore dhe policore të këtyre shteteve nuk e ndaloi mjetin si të vjedhur.Pas fillimit të procedimit penal nga prokuroria e Fierit kjo makinë qëndron e mbyllur në oborrin e shtëpisë së pronarit të saj shqiptar, i cili nuk guxon ta ndezë, pasi prokuroria nuk ka mbyllur ende cështjen që ka hapur për vjedhjen e saj.

Vete qytetari arriti të siguronte dokumentat që vërtetonin që mjeti nuk ishte i vjedhur.Dokumenti është lëshuar nga Interpoli.Ai tregon se me këtë dokument iu drejtua prokurorit të çështjes, zotit Genci Mane, por sipas qytetarit, prokurori i ka thënë se nuk e merr parasysh këtë dokument të Interpolit, edhe pse në fillim iu referua Interpolit për të filluar procedimin penal.Sipas qytetarit, Skënderaj, prokurori i cështjes ka deklaruar se është në pritje të një përgjigjeje zyrtare nga organet belge.Por qytetari ngre një pyetje: Përse prokuroria shqiptare nuk merr parasysh dokumentin e lëshuar nga Interpoli belg dhe Interpol Tirana?

Pasi has në indiferencën e prokurorisë së Fierit, qytetari i drejtohet me një letër Prokurorisë së Përgjithshme.

Prokuroria e Përgjithshme ngarkon prokurorinë e Fierit që t?i ktheje një përgjigje këtij qytetari për ankesën që ka, por kjo e fundit  nuk jep asnjë përgjigje, madje as nuk bën të ditur sesa është afati hetimor i parashikuar nga ligji për ccështje të tilla.

Pas dy vjet sorollajesh qytetari kërkon ndihmën e Fiks Fare për ta bërë public shqetësimin e tij, pasi prokuroria me burokracinë e saj po i zvarrit hetimet.

Fiks fare kërkoi disa herë një përgjigje nga Prokuroria e Fierit dhe nga prokurori i cështjes zoti Mane, por asnjë nga prokuroria e këtij qytetati nuk ktheu përgjigje për ankesën e këtij qytetari.

Ndërkohë Prokuroria e Përgjithshme në përgjigjen zyrtare që i ktheu emisionit Fiks Fare, bëri me dije se në dosjen e automjetit për vjedhjen e të cilit kanë filluar hetimet dy vjet më parë ka mungesë dokumentacioni

Nga ana tjetër, qytetari Skënderaj ka një procesverbal ku renditen 16 dokumenta të sekuestruara nga prokuroria, dokumenta që i përkasin origjinës, pronësisë, zhdoganimit të automjetit.

 

Lajmet e fundit nga