LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Liqeni i Prespës mbushet me peshq të ngordhur

9 Maj 2016, 09:34, Aktualitet CNA

Liqeni i Prespës është mbushur me qindra peshq të ngordhur. Siç duken edhe në fotot e mëposhtme, peshqit e ngordhur kanë dalë në sipërfaqen e liqenit. Burime nga pushteti lokal thanë për citynews se ngordhja e peshqve ka ardhur nga prania e disa algave. Një faktor tjetër ndikues mësohet të jenë edhe lëvizjet tektonike të liqenit, që çojnë në çlirimin e gazrave dhe ngordhjen e specieve të vogla që rriten në Prespë. Mësohet se ky fenomen ndodh një herë në tre vjet. Të njëjtat burime thonë se ngordhja e peshqve është fenomen mjaft serioz dhe shqetësues për të gjithë ekosistemin ujor të Liqenit të Prespës. Nuk dihet nëse institucionet përgjegjëse do të kryejnë analizat e nevojshme për të treguar nëse fauna e liqenit të Prespës është prekur sërish nga ky fenomen natyror./citynews

Lajmet e fundit nga