LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Andi Bejtja: Për ne kjo është një reformë për të fërkuar barkun, por jo për të qetësuar shpirtin

9 Maj 2016, 08:44, Aktualitet CNA

Gazetari dhe analisti Andi Bejtja është shprehur se Reforma në Drejtësi për shqiptarët është thjesht për të “fërkuar barkun”, por jo për të qetësuar shpirtin. Përmes një editoriali, Bejtja shkruan se Reforma në drejtësi po bëhet me sforco nga politikanët shqiptarë, për të bërë detyrat në letër ndaj Europës: çdo kush nga aktorët politikë kërkon të marrë një parzmore për t?u mbrojtur, në njërën dorë, dhe një kupëme helm për kundërshtarin,në dorën tjetër. “Ndërkombëtarët, ndërkohë, duan të bëjnë detyrat në letër dhe, ashtu siç thonë nën zë, reforma quhet e mbyllur kur të jenë dy ose tre politikanë pas hekurave dhe kaq. Dhe, siç po e shikojmë të gjithë për ditë, debatet për reformën në drejtësi po bëhen nga politika për politikën, se kush do ketë më shumë parzmore e kush më shumë helm.” shton gazetari.

Bejtja drejton një pyetje:  po shqiptarët ku janë te kjo reforma në drejtësi? “U futën dy apo tre politikanë të korruptuar brenda, morën fletë lavdërimi edhe ambasadorët Lu e Vllahutin, ndërkohë që mbetën jashtë me dhjetëra të korruptuar të tjerë, dhe u zgjidhën problemet e shqiptarëve me drejtësinë? Ja po e zëmë se reforma në drejtësi, sipas disa zërave, viktimë të vetën të parë do të ketë Kryeministrin në detyrë, prapë a u zgjidhën problemet e shumta të përditshme që kanë shqiptarët me drejtësinë? Të gjithë e kemi të qartëse problemet tona do të mbeten të njëjtat, në mos më keq.” thekson Bejtja.

“Ne kemi për ta fërkuar barkun po u futën dy apo tre politikanë të lartë në burg, por njësoj do të ulërijmë nëpër emisionet e mëngjesit për problemet tona të pazgjidhura, për falsifikimet në hipoteka, për pronat e vjedhura. Prapë përgjigjen e lotarisë amerikane do ta kemi festë kombëtare. Për ne kjo është një reformë për të fërkuar barkun, por jo për të qetësuar shpirtin.” përfundon gazetari.

Lajmet e fundit nga