Connect with Us

850 milionë dollarë investime të USAID –it në Kosovë

Kosova & Rajoni

850 milionë dollarë investime të USAID –it në Kosovë

Publikuar

-

USAID nga viti 1999 deri më tani në Kosovë ka investuar rreth 850 milionë, nga kjo shumë 15 për qind për bashkësitë minoritare. Kështu ka deklaruar Drejtori i USAID- it në Kosovë, James Hope.

Hope ka thënë se programet e USAID janë kombëtare dhe se ato janë mbështetje për gjithë Kosovën, por vëmendje të veçantë ai u kushton programeve për përkrahje të popullatës pakicë, grupeve të prekura dhe për mbështetje ndaj gruas.

“Programet kanë perspektivë kombëtare. Vlerësimi imi i parë është se nga 850 milionë dollarët, 15 për qind e tyre kanë shkuar për përkrahje të bashkësive minoritare në Kosovë”, ka thënë Hope, transmeton Koha.net.

LEXO EDHE:  Opozita nuk e ha karremin e pushtetit

Hope e ka prezantuar detajisht programin AKT që është njëri nga programet më të rëndësishëm në portofolin e USAID-it.

Bëhet fjalë për 16 komuna të ndryshme në gjithë Kosovën dhe qëllimi kryesor është që të ndihmohet në krijimin e urave ndërmjet autoriteteve vendore e qytetarëve në mënyrë që të sigurohen nevojat prioritare të qytetarëve./ Citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Vuçiç i prerë/ “S’ka asnjë plan për Kosovën, askush s’mund të më thotë “merre ose lëre”

Publikuar

-

Nga

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar sot se do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel, me të cilën do të diskutojnë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Vuçiç deklaroi se ndryshe ngasa transmetohet në media, nuk ka një plan të ri për marrëveshjen me Kosovën.

“Unë nuk mendoj se ka ndonjë plan të ri që do të diskutohet. Askush nuk mund të dalë me një plan dhe të thotë merre ose lëre atë”, shprehet presidenti serb.

LEXO EDHE:  Serbët e Kosovës të vetmit pa viza, nëse nuk marrin pasaportë të Kosovës

LEXO EDHE:  Bushati: Sot u miratua dhënia e truallit për ndërtimin e ambasadës shqiptare në Kosovë

Ndërkohë, kancelarja gjermane i ka dërguar ftesë për t’u takuar edhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, të cilit me anë të një letre i ka theksuar se dialogu me Serbinë mbetet sfidë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Lajm i mirë nga Kosova/ Rezultatet e analizave të të dyshuarës për koronavirus dalin negative

Publikuar

-

Nga

Një grua në Kosovë u shtrua në spital pas dyshimeve se mund të ishe prekur nga koronavirusi.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike Naser Ramadani, jep lajmin e mirë se gruaja me origjine britanike nuk është e prekur nga ky virus pasi rezultati i analizave doli negativ.

Bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila punon në Kosovë dhe e cila ka qenë në një qendër skijimi ku kanë qenë edhe pesë persona të tjerë.

Përveç se në Kinë, virusi është përhapur në më shumë se 20 vende, përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Singaporin, Francën, Rusinë, Spanjën dhe Indinë.

LEXO EDHE:  QUINT për qeverinë e re/ Rend, ligj, reforma dhe marrëdhënie të mira fqinjësore

LEXO EDHE:  Përpjekje për koalicione parazgjedhore në Kosovë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shpallur epideminë emergjencë ndërkombëtare./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Kosova dhe Serbia drejt një marëveshjeje?/ Paralajmërimi i Thaçit

Publikuar

-

Nga

Kosova dhe Serbia duket se janë duke shkuar drejt një marëveshjeje për njohjen reciproke dhe këtë e ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rjetet sociale, Thaçi falenderon presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, të cilit i thotë se falë mbështetjes së tij dhe të të dërguarit Richard Grenell, do arrihet marëveshje.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Kreu i Shtetit të Kosovës.

LEXO EDHE:  Serbët e Kosovës të vetmit pa viza, nëse nuk marrin pasaportë të Kosovës

LEXO EDHE:  Opozita nuk e ha karremin e pushtetit

Ndërkohë kujtojmë se Trumpi i shkruante Thaçit me anë të një letre se ky “është moment unik, për të përfituar në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE