LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vriten dy ushtarë të NATO-së në Afganistan

8 Maj 2016, 06:54, Aktualitet CNA

Dy ushtarë të NATO-s janë vrarë në jug të Afganistanit dhe një i tretë është plagosur kur dy sulmues të veshur me uniformën e forcave afgane të sigurisë hapën zjarr mbi ta, ka thënë NATO. Zyrtarët e ministrisë së Mbrojtjes rumune janë raportuar të kenë thënë se të vrarët ishin anëtarë të forcave speciale rumune.

Trupat u qëllua ndërsa trajnonin policinë në qytetin e Kandaharit. Ka pasur disa incidente në vitet e fundit të forcave afgane të sigurisë duke drejtuar armët e tyre në trupat e koalicionit. Megjithatë kohët e fundit të ashtuquajturat sulme të brendshëm “green-on-blue” – zakonisht të kryera nga anëtarët talebanë apo mbështetës të tyre- janë bërë shumë më të rralla.

Autorët e sulmit të së shtunës u vranë, thuhet në një deklaratë të NATO-s, dhe një hetim është në proces. Një polic afgan është raportuar të jetë arrestuar dhe është duke u marrë në pyetje./citynews

Lajmet e fundit nga