Connect with Us

Lirohet nga burgu babai i dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin e Kavajës

Aktualitet

Lirohet nga burgu babai i dy fëmijëve që humbën jetën në aksidentin e Kavajës

Publikuar

-

Prokuroria e Durrësit urdhëroi lirimin e menjëhershëm të babait të dy fëmijëve të cilët humbën jetën dje në një aksident rrugor në Kavajë. Sokol Negollari ishte dënuar për ndërtim pa leje. Gjykata e Durrësit e mbledhur këtë i ndryshoi atij masën e sigurisë në detyrim paraqitje. Ai u lirua me leje të veçantë që të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve.

Dy fëmijët të cilët humbën jetën dje, po shkonin për të takuar babanë në burg. Bashkëshortja e tij u aksidentua ditën e djeshme në Qeret ku u përplas me një trafikndarëse. Ajo po shkonte në Burgun e Rrogozhinës për të takuar të shoqin së bashku me tre fëmijët, por nga aksidenti, dy prej tyre humbën jetën.

Viktimat janë 3 dhe 5 vjeç ndërsa fëmija 1 vjeç fatmirësisht mundi të mbijetojë së bashku me të ëmën Silva Negollari. Sokol Negollari banues në fshatin Gërmenjë Kavajë rezulton se është prangosur më 5 Shkurt të 2016-ës ndërsa hetimet ndaj tij kishin nisur në Janar të këtij viti, raporton Lapsi. Këtë të diel në shoqërinë e eskortës së sigurisë së burgjeve ai është dërguar në banesën e tij për të kryer ceremoninë mortore dhe pas përfundimit të mortit ai do të kthehet për procedurë në paraburgim ku do të ekzekutohet masa e re e sigurisë ajo e detyrim paraqitje.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Makina përplas 70-vjeçarin

Ndërkohë pas aksidentit të djeshëm prokuroria e Kavajës dhe ajo e Durrësit kanë nisur procedimin penal për kontraktuesin i cili kishte përgjegjësi për mirëmbajtjen e aksit Kavajë-Rrogozhinë ku nga këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se bordurat mbajtëse të rrugës ishin të prera duke krijuar një kalim të paligjshëm në këtë trase.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Integrimi me BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Publikuar

-

Nga

Integrimi me BE/ Zef Mazi: E prisja shtyrjen e negociatave, nuk është hata

Kryenegociatori i Shqipërisë për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian, Zef Mazi, ka folur për shtyrjen e negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Mazi tha se e priste këtë vendim, ndërsa tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare.

Ai deklaroi në emisionin “Arnautistan” se shpreson që të zgjidhet ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që shkaktoi edhe shyrjen e nisjes së bisedimeve.

“Sot në mbledhje nuk ka pasur asnjë vërejtje për Shqipërinë se i ka plotësuar të gjitha kërkesat dhe është për të ecur përpara në konferencën ndërqeveritare. Ngërçi midis një shteti anëtar dhe një shteti kandidat bëri që të mos ecë përpara një vendim i mundshëm për konferencën ndërqeveritare. Në rastin e hapjes së bisedimeve teknike ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë ka bërë që të shtyhet ky vendim. Starti teknik i negociatave, që është ulja në tavolinë do të duhet të miratohet kuadrin negociues i vendit nga Këshilli i BE dhe më pas paraqitet kuadri nacional i Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në Kurbin/ Familjarët e të rinjve me urgjencë drejt spitalit

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Makina përplas 70-vjeçarin

Pas miratimit bëhet konferenca e parë ndërqeveritare. Dje është diskutuar nëse do të duhet një konferencë e parë ndërqeveritare midis dy vendeve ose jo, për Shqipërinë s’ka pasur kontestime. Nuk është hata vendimi i djeshëm. Unë e prisja dhe e di procedurën që ndiqet. Shpresohet që ende mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut do të gjendet kompromis. Presidenca gjermane dhe portugeze e këshillit bënë përpjekje të mëdha dhe presidenca sllovene besoj do ta gjejë zgjedhjen”, theksoi diplomati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Me lejen e gruas së parë, gjermani martohet me dy të dashurat/ “Burrat janë xhelozë për mua”

Publikuar

-

Nga

Babai i dy fëmijëve dhe i martuar po planifikon dasmën me dy të dashurat e tij.

Marco Santo Silva, 35 vjeç, është martuar ligjërisht me Daniela Silva, 35 vjeç, dhe kanë qenë në një martesë të hapur që nga viti 2012.

Ai po planifikon të martohet me dy të dashurat e tij në një ceremoni simbolike, me bekimin e gruas së pare.

Marco u takua me nëpunësen e zyrës Jessica dhe ndihmësen e shitjes me pakicë Kamila, të dyja 35 vjeçe, në një aheng në vitin 2019.

Tani ato shpresojnë të transferohen në një shtëpi së bashku, ndërsa Marco do të ndajë kohën e tij midis shtëpisë së tyre dhe shtëpisë së familjes, ku jetojnë edhe dy fëmijët e tij.

LEXO EDHE:  Aksident tragjik në Shkodër/ Humb jetën 37-vjeçari

LEXO EDHE:  Aksident tek liqeni/ Makina përplas këmbësoren

“Unë kam jetuar në një martesë të hapur me gruan time Daniela që nga viti 2012 dhe kemi dy vajza që janë katër dhe shtatë vjeçe. U takova me Jessica dhe Kamila në festa të ndryshme në vitin 2019 dhe pastaj i prezantova me njëra-tjetrën menjëherë. Që nga ajo kohë, ne kemi qenë në një marrëdhënie prej tre personash. Unë kam një lidhje dashurie me Kami dhe një lidhje me Jessi, dhe këto të dyja nuk janë lesbike por mike,” tha Marco./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

KE: Të hetohet vdekja e burrit rom gjatë arrestimit nga policia çeke

Publikuar

-

Nga

Këshilli i Evropës ka kërkuar një hetim të plotë dhe të pavarur për rastin e vdekjes së një qytetari rom derisa po arrestohej nga një polic çek. Polici çek e kishte shtypur me gju në qafë për disa minuta.

Sipas Këshillit të Evropës veprimi i policisë ishte alarmues dhe ngre pyetje të shumta për rrethanat e këtij incidenti tragjik. Ngjarja ka ndodhur në qytetin verior të Teplicës në Çeki.

Pamjet kanë treguar se si më 19 qershor, njëri nga tre policët kishte shtypur me gju qafën e burrit rom. Ai kishte vdekur më vonë në ambulancë dhe identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Policia kishte thënë se një mjek e kishte përcaktuar mbidozën nga droga si shkaktare të vdekjes.

LEXO EDHE:  Aksident tek liqeni/ Makina përplas këmbësoren

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Korçë/ Makina përplas 70-vjeçarin

Ky shpjegim i policisë u hodh poshtë nga aktivistët e komunitetit rom të cilët paralajmëruan një protestë në Pragë. Por, kryeministri çek, Andrij Babis ka mbështetur trajtimin e incidentit nga ana e policisë.

“Nëse dikush shkatërron makina, është agresiv dhe madje edhe e kafshon një polic, atëherë nuk duhet të presë që të trajtohet me doreza fëmijësh”, tha Babis më 23 qershor.

Edhe organizata Amnesty International në Pragë, dhe e dërguara e qeverisë për të drejtat e njeriut, Helena Valkova, gjithashtu kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur.

Ka shumë kohë që komuniteti rom përballet me racizëm dhe diskriminim në Evropën Lindore. Ata ballafaqohen me pengesa të mëdha edhe në punësim dhe arsimim. REL

LEXO TE PLOTE