Connect with Us

Formulari i vetëdeklarimit/Elvis Roshi u arrestua në Gjermani, por nuk e kujton përse u hetua

Aktualitet

Formulari i vetëdeklarimit/Elvis Roshi u arrestua në Gjermani, por nuk e kujton përse u hetua

Publikuar

-

Kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi pa pranuar se është hetuar nga autoritetet e huaja, por nuk kujton arsyen përse është hetuar. Sipas disa të dhënave të publikuara nga gazeta ‘Rilindja Dememokratike’, Roshi pranon se e emrin e ka pasur Ervin, por e ka ndryshuar. Kjo gjë ka ndodhur në vitin 2002 dhe kryebashkiaku i Kavajës pranon gjithashtu se më parë ka qenë në hetim nga autoritetet të huaja për vepër penale.

Në formularin e plotësuar nga Elvis Roshi, shkruhet se ai është proceduar nga Gjykata e Mynihut në Gjermani. Por, pyetjes për arsyen e hetimit, Kryebashkiaku i është përgjigjur se nuk e mban mend. Në lidhje me pyetjen nëse ka ndaj është marrë ndonjë masë sigurie, Elvis Roshi pranon se ka patur masë sigurie arrest me burg. Ai shton gjithashtu se është dëbuar nga qyteti i Mynihut, por edhe në këtë rast nuk i kujtohet përse është dëbuar.

elvis roshi formular vetedeklarimi

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Pompeo paralajmëron mbi rrezikun kinez në Evropë

Publikuar

-

Nga

Gjatë vizitës së tij në Evropë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përpoq të forconte lidhjet dypalëshe në një sërë çështjesh. Ai foli për trazirat në Bjellorusi pas zgjedhjeve të kontestuara dhe embargon e armëve ndaj Iranit. Por kërcënimi nga Partia Komuniste e Kinës dhe infrastruktura e saj e telekomunikacionit ishte temë thelbësore në takimet që zoti Pompeo zhvilloi në Evropë.

“E gjithë bota mund ta shohë qartë tani synimin që ka Partia Komuniste kineze për të përdorur infrastrukturën e telekomit për synime që asnjë sistem tjetër telekomi në botë nuk e bën. Ata po e përdorin si thellësisht të lidhur me aparatin e sigurisë së tyre kombëtare, komunitetin e inteligjencës dhe forcat e tyre ushtarake – të gjitha të dhënat.”

Kina ka hedhur poshtë paralajmërimet e zotit Pompeo, duke thënë se kudo që shkon ai, ai përhapë gjithmonë “viruse politike” dhe informacione të rreme.

Por paralajmërimet për kompaninë Huawei dhe të tjera, tashmë kanë rezultuar të frytshme. Zoti Pompeo ka nënshkruar një marrëveshje të përbashkët me Slloveninë që përjashton kompani të dyshimta nga rrjetet 5G. Eksperti Daniel Kochis me Fondacionin Heritage i tha Zërit të Amerikës se përqëndrimi i zotit Pompeo ndaj Kinës ka ndikim.

“Udhëheqja e administratës në këtë çështje në veçanti, ka ndihmuar në ndryshimin e prirjes. Mendoj se gjithnjë e më shumë vende do të bien dakord me palën amerikane në këtë çështje mbi përfshirjen kineze në gjeneratën e ardhëshme të telekomunikacionit.”

Ai thotë se tani për tani Rusia përbën kërcënim më të madh ndaj Evropës Qendrore dhe Lindore sesa Kina.

LEXO EDHE:  PS-PD, konsensus për dekriminalizimin

“Kina ende mbetet disi një kërcënim afatgjatë. Rusia për shkak të kërcënimit për veprime ushtarake, për shkak të propagandës, përbën kërcënimin kryesor ndaj rajonit të Evropës Qendrore.”

Ekspertja Heather A. Conley me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se vendet e Evropës Lindore po përballen me çështje më të ngutshme aktuale sesa kërcënimi nga Kina.

LEXO EDHE:  Nis vala e shkarkimeve/Kush është “kurbani” i parë i Dekriminalizimit

“Kina është një element i rëndësishmën për politikën e jashtme amerikane, por nuk mund të jetë fokusi i vetëm. Duhet të kemi një qasje më të shkathët, shumëdimensionale ndaj këtyre vendeve.”

Gjatë ndalesave në Evropë zoti Pompeo u këshillua me udhëheqësit e atyre vendeve lidhur me zhvillimet dramatike në Bjellorusi.

“Siç u shpreha në Republikën Çeke, duam që njerëzit në Bjellorusi të kenë liritë që ata po kërkojnë, që mendojnë se janë në interesin e tyre më të mirë. Ne i shikuam protestat. Bëjmë thirrje që protestat jo të dhunshme të mbrohen dhe jo të cënohen”, u shpreh kryediplomati amerikan.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha për gazetarët se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pajtohen se zgjedhet në Bjellorusi nuk ishin as të lira e as të drejta. Ai tha se BE duhe ta bëjë të qartë për udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko që t’i japë fund menjëherë dhunës dhe ndalimeve arbitrare dhe të lirojë të burgosurit e mbetur./VOA

LEXO TE PLOTE

Bota

SHBA dhe Polonia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Publikuar

-

Nga

SHBA dhe Polonia nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ushtarak

Shtetet e Bashkuara dhe Polonia nënshkruan të shtunën një marrëveshje për bashkëpunimin ushtarak. Marrëveshja në kuadër të forcave të NATO-s, mundëson që forcat amerikane të kenë qasje për instalime ushtarake shtesë në Poloni.Rreth 4,500 trupa amerikane ndodhen aktualisht në Poloni dhe ky numër do të shtohet me një mijë të tjera, sipas një marrëveshje mes dy vendeve një vit më parë. Në korrik Pentagoni tha se rreth 12 mijë trupa do të largohen nga Gjermania prej të cilave 5, 600 do të stacionoheshin në vende të tjera të Evropës, përfshi Poloninë. Zhvendosja e trupave është në përputhje me kërkesën e Presidentit Donald Trump për të zvogëluar praninë ushtarake në Gjermani. Ndërkohë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po paralajmëron udhëheqësit e Republikës Çeke, Sllovenisë dhe Austrisë se Partia Komuniste e Kinës përbën një kërcënim më të madh të sigurisë sesa ish Bashkimi Sovjetik.

Gjatë vizitës së tij në Evropë, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u përpoq të forconte lidhjet dypalëshe në një sërë çështjesh. Ai foli për trazirat në Bjellorusi pas zgjedhjeve të kontestuara dhe embargon e armëve ndaj Iranit. Por kërcënimi nga Partia Komuniste e Kinës dhe infrastruktura e saj e telekomunikacionit ishte temë thelbësore në takimet që zoti Pompeo zhvilloi në Evropë.

“E gjithë bota mund ta shohë qartë tani synimin që ka Partia Komuniste kineze për të përdorur infrastrukturën e telekomit për synime që asnjë sistem tjetër telekomi në botë nuk e bën. Ata po e përdorin si thellësisht të lidhur me aparatin e sigurisë së tyre kombëtare, komunitetin e inteligjencës dhe forcat e tyre ushtarake – të gjitha të dhënat.”

Kina ka hedhur poshtë paralajmërimet e zotit Pompeo, duke thënë se kudo që shkon ai, ai përhapë gjithmonë “viruse politike” dhe informacione të rreme.

Por paralajmërimet për kompaninë Huawei dhe të tjera, tashmë kanë rezultuar të frytshme. Zoti Pompeo ka nënshkruar një marrëveshje të përbashkët me Slloveninë që përjashton kompani të dyshimta nga rrjetet 5G. Eksperti Daniel Kochis me Fondacionin Heritage i tha Zërit të Amerikës se përqëndrimi i zotit Pompeo ndaj Kinës ka ndikim.

LEXO EDHE:  KQZ i heq mandatin 3 zyrtarëve/ Majlinda Bregu: Ogur i mirë për mendjet e paqarta paraelektorale

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi/ Andi Bushati: Efektet pas zgjedhjeve, kriminelët i duhen politikës

“Udhëheqja e administratës në këtë çështje në veçanti, ka ndihmuar në ndryshimin e prirjes. Mendoj se gjithnjë e më shumë vende do të bien dakord me palën amerikane në këtë çështje mbi përfshirjen kineze në gjeneratën e ardhëshme të telekomunikacionit.”

Ai thotë se tani për tani Rusia përbën kërcënim më të madh ndaj Evropës Qendrore dhe Lindore sesa Kina.

“Kina ende mbetet disi një kërcënim afatgjatë. Rusia për shkak të kërcënimit për veprime ushtarake, për shkak të propagandës, përbën kërcënimin kryesor ndaj rajonit të Evropës Qendrore.”

Ekspertja Heather A. Conley me Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se vendet e Evropës Lindore po përballen me çështje më të ngutshme aktuale sesa kërcënimi nga Kina.

“Kina është një element i rëndësishmën për politikën e jashtme amerikane, por nuk mund të jetë fokusi i vetëm. Duhet të kemi një qasje më të shkathët, shumëdimensionale ndaj këtyre vendeve.”

Gjatë ndalesave në Evropë zoti Pompeo u këshillua me udhëheqësit e atyre vendeve lidhur me zhvillimet dramatike në Bjellorusi.

“Siç u shpreha në Republikën Çeke, duam që njerëzit në Bjellorusi të kenë liritë që ata po kërkojnë, që mendojnë se janë në interesin e tyre më të mirë. Ne i shikuam protestat. Bëjmë thirrje që protestat jo të dhunshme të mbrohen dhe jo të cënohen”, u shpreh kryediplomati amerikan.

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg tha për gazetarët se Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian pajtohen se zgjedhet në Bjellorusi nuk ishin as të lira e as të drejta. Ai tha se BE duhe ta bëjë të qartë për udhëheqësin bjellorus Alexander Lukashenko që t’i japë fund menjëherë dhunës dhe ndalimeve arbitrare dhe të lirojë të burgosurit e mbetur./VOA

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Rëndohet bilanci i viktimave në Kosovë/ Regjistrohen 145 raste të reja me Covid

Publikuar

-

Nga

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 9 viktima si pasojë e koronavirusit dhe 145 raste të reja pozitive.

Gjithashtu bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste.

Numri i rasteve aktive është 3.924. Kujtojmë se dje Ministria e Shëndetësisë në Kosovë njoftoi se ka licencuar edhe nëntë laboratore tjerë për kryerjen e testeve serologjike për koronavirusin./CNA.al

LEXO TE PLOTE