LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident në aksin Dishnicë- Çiflig/ Plagoset 21-vjeçarja

8 Maj 2016, 16:54, Aktualitet CNA

Një 21-vjeçare është plagosur në një aksident të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Dishnicë- Çiflig. Burimet nga policia lokale bëjnë me dije se janë përplasur dy mjete, një mjet tip “Volsvagen” me targa AA 304 KK, me drejtues shtetasin L. H, rreth 26 vjeç, banues në Korçë dhe mjeti tip “Fiat” me targa AA 335 FD, me drejtues shtetasin A. B, rreth 32 vjeç, banues në fshatin Mborje Korçë. Si pasojë e aksidentit, ka marrë dëmtime shtetasja E. T, rreth 21 vjeçe banuese në Korçë, pasgjere në mjetin tip “Volsvagen ” e cila po merr mjekim në Spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Blutë e Korçës po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Lajmet e fundit nga