LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Transparenca e taksave

7 Maj 2016, 07:14, Aktualitet CNA

Nxitja për të publikuar deklaratat tatimore të njerëzve përball transparencën me privatësinë. Cila duhet të fitojë?

 

?Panama Papers?, një rrjedhje e madhe të dhënash mbi përdorimin e parajsave fiskale përtej detit nga persona të pasur dhe të fuqishëm, ka ?ngrënë? tashmë kokën e kryeministrit të Islandës. Ato kanë vënë në një situatë të vështirë kryeministrin e Britanisë, David Cameron (nuk do dhe nuk duhet të humbasë punën e tij përballë zbulimeve se familja e tij ka bërë marrëveshje tatimore në det të hapur), shkruan The Economist.

Por ?Panama Papers? ka çuar në kërkesa të ngutshme se politikanët duhet domosdoshmërisht t?i bëjnë publike të ardhurat e tyre tatimore. Z. Cameron zbuloi gjashtë vjet të dhëna tatimore më 10 prill, hera e parë që një kryeministër britanik ka bërë një gjë të tillë.

Kërkesat rreth sasisë së informacionit në dispozicion mbi çështjet tatimore të njerëzve shtrihen përtej Britanisë. Në Amerikë, ku kandidatët presidencialë janë mësuar me mbikëqyrjen publike të të ardhurave të tyre, Donald Trump ka refuzuar kërkesat mbi publikimin e të dhënave të tij tatimore. Debati shtrihet përtej politikanëve: në Norvegji, Suedi dhe Finlandë, deklaratat tatimore të cilitdo janë në dispozicion online. Të përcaktosh ku duhet vënë kufiri në kërkesën e publikimit të të ardhurave të individëve nuk është e lehtë, sepse kjo shkakton konflikt midis dy parimeve bazë: transparencës dhe privatësisë.

Argumentet mbi transparencën radikale të stilit skandinav ndahen në dy kategori. E para është se ajo do të reduktojë sjelljen e keqe. Njerëzit që e dinë se të dhënat e tyre mund të mbikëqyren me kujdes nga miqtë dhe bashkëpunëtorët do t?i raportojnë të ardhurat e tyre në një mënyrë më të përpiktë dhe do të hezitojnë përpara se të përdorin skema të ndërlikuara për të minimizuar taksat që ata paguajnë.

Një studim tregoi se pronarët e bizneseve kanë deklaruar 3% më shumë të ardhura, kur Norvegjia nisi zbatimin online të kërkimit të të ardhurave në vitin 200. E dyta lidhet me faktin se më shumë informacion nënkupton zgjedhje më të mira: nga individët, teksa ata vendosin se cilat vende pune ose paga të synojnë dhe nga politikëbërësit teksa ata shqyrtojnë çështje të tilla si pagat e barabarta.

Kampi kundërshtar përmbledh disa përgjigje. Sjellja e keqe thjesht ndryshon formën e tij, në vend që të eliminohet: edhe skandinavët e mirë aprovojnë përdorimin e strukturave në pronësi të korporatës për të reduktuar faturat tatimore, për shembull. Dhe transparenca vlen sa për të inkurajuar kuriozitetin, aq edhe për zgjedhje më të mira politike.

Një sërë të dhënash të përgjithshme mbi deklarimin e të ardhurave dhe hendeqet e pagave gjinore në shumë vende janë në dispozicion të publikut.

Në mbrojtje të privatësisë

Çështja e privatësisë nuk është thjesht e domosdoshme: është e rëndësishme në të drejtën e vet. Për të justifikuar vënien e informacionit tatimor të kujtdo në dispozicion publik, çështja duhet të jetë e tillë që të prodhojë një të mirë më të madhe për të gjithë. Rasti nuk është bindës. Një kod më i thjeshtë dhe më shumë burime për autoritetet tatimore përfaqësojnë mënyra më të mira për të reduktuar shmangien e taksave se sa fqinjët kureshtarë dhe turpërimi publik.

Po në rastin e një kërkese më të ngushtë për dhënie informacionesh shpjeguese, për politikanët dhe të tjerë persona në pozita autoritare? Njerëzit në poste publike argumentohet se kanë më pak të drejta për privatësi. Ata që bëjnë ligjet duhet të tregojnë se nuk janë subjekt i konfliktit të interesit. Nëse sistemet e sotme për parandalimin e konfliktit nuk funksionojnë (regjistri i interesave të deputetëve britanikë ka boshllëqe të qarta), kura për këtë do të ishte forcimi i tyre se sa të shpallësh shkeljen e deklaratave tatimore.

Ndërsa janë vetëm figurat publike që përballen me publikimin e çështjeve të tyre tatimore për kënaqësinë e njerëzve, shumë persona me aftësi të veçanta do të refuzonin të hynin në arenën publike. Rreth 68% e të anketuarve britanikë thonë për anketuesit e YouGov këtë muaj se ata mendojnë se të gjithë deputetët e lartë duhet të publikojnë të ardhurat e tyre tatimore; një numër gjithmonë e më i madh pa dyshim që do të bëjë vetëm këtë. Por kjo duhet të jetë një zgjedhje, jo një detyrim. Rasti që transparenca duhet të fitojë mbi privatësinë nuk është bindës./Monitor

Lajmet e fundit nga