LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Berat/ Arrestohet një person në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

6 Maj 2016, 19:52, Kronika CNA

Efektivët e antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Beratit kanë bërë të mundur arrestimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Burime policore lokale bëjnë të ditur se, shtetasi Gentjan Cufe, 49 vjeç, është arrestuar me qëllim ekstradimin e tij në Itali, ku akuzohet për trafik droge.

Ndaj personit në fjalë, i njohur edhe me pseudonimet Arben ose Robert Keli, Gjykata e Torinos ka vendosur më 17 tetor të vitit 2008 masën e sigurisë ?arrest me burg? për trafik droge.  Cufe rrezikon të dënohet deri në 20 vjet burg. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit të Beratit, për veprimet e mëtejshme proceduriale, me qëllim ekstradimin e 49-vjeçarit në vendin fqinj.

Lajmet e fundit nga