LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reformat ekonomike/ Greqia paralizohet nga greva 48-orëshe

5 Maj 2016, 18:33, Aktualitet CNA

Qeveria greke ka çuar për miratim në Parlament, të shtunën dhe të dielën, reformat e shumëpërfolura të sistemit të pensioneve dhe të tatimtaksave, e ndodhur përballë presionit të huadhënësve, e duke kërkuar në çdo mënyrë të arrijë nënshkrimin me ta të marrëveshjes për paketën e ndihmës në samitin e Eurogrupit, të ditës së hënë.

Kjo lëvizje e befasishme e Athinës zyrtare ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të sindikatave të sektori shtetëror dhe atij privat, që kanë shpallur grevë të përgjithshme 48-orëshe të premten dhe të shtunën, duke paralizuar të gjithë vendin. Në të njëjtën kohë, edhe marinarët hedhin spirancat e të gjitha anijeve, duke ndaluar lundrimet për 4 ditë prej së premtes në mëngjes.

Gjithashtu, pas grevës pesëditore të javës së parafundit të prillit, mediat greke do të heshtin përsëri deri të hënën në mëngjes, nga greva treditore e gazetarëve, të cilët protestojnë për projektligjet në fjalë. Për shkak se dita e 1 majit koinçidoi kësaj here me ditën e Pashkës Ortodokse, ajo do të festohet me tubime proteste ditën e dielë në të gjitha qytetet e vendit./TCH

Lajmet e fundit nga