LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pesë të arrestuar për ndërtim pa leje

5 Maj 2016, 10:26, Aktualitet CNA

Pesë persona janë ndaluar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohen për ndërtim pa leje. Të ndaluarit janë shtetasit Albert Çela,  51  vjeç, Alfred Dokollari,  33  vjeç, Gentjan Mahmutllari, 29  vjeç, Klodian Dokollari,  35  vjeç si dhe Koço Jolla,  41  vjeç, të gjithë banues  në  Pogradec.

Këta   shtetas,  u  arrestuan  nga  efektivat  e  policisë,  gjatë  ditës  së  djeshme,  pasi   nga   informacionet  e  marra  në  rrugë  operative  dhe   gjatë  kontrollit  të  ushtruar  nga  efektivat  e  policisë, u  konstatua se  po  ndërtonin një  objekt  pa  lejen  e  organeve  përkatëse.

Gjithashtu efektivat  e  policisë,  po punojnë  për  kapjen e  shtetasit me inicialet

V.P,  61   vjeç,  banues  në  Lushnje,   me  detyrë  administrator  i  një  firme. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Lajmet e fundit nga