Connect with Us

Heqja e vizave me Turqinë: Biznesi ka çmimin e vet

Bota

Heqja e vizave me Turqinë: Biznesi ka çmimin e vet

Publikuar

-

BE e lidhi marrëveshjen e refugjatëve me Turqinë për të hequr qafe vërshimin e migrantëve. Ai që i hyn valles, duhet ta kërcejë deri në fund e t’ia bëjë Ankarasë lëshimet për të cilat u ra dakord, mendon Barbara Wesel.

Natyrisht që kemi të bëjmë me shantazh: pa i rënë anës qeveria e Ankarasë kërcënoi që nëse BE nuk i liron nga vizat qytetarët e Turqisë, ajo nuk do të pranojë më refugjatë nga Greqia. Por që të funksionojë një situatë e tillë duhen dy vetë: ai që bën shantazh dhe ai që e pranon shantazhin. Diçka duhet të marrë qeveria turke dhe Erdogani për lëshimet që i ka bërë Evropës – edhe nëse shumë evropianë e kanë tani të vështirë ta paguajnë çmimin.

A po zbulohet tani ana antidemokratike e Erdoganit?

Evropianët tani nuk duhet të bëjnë sikur e kanë zbuluar tani papritur, në rastin e liberalizimit të vizave, që Turqia nën Erdoganin largohet gjithnjë e më shumë nga rruga e demokracisë. Po t’i kishin lexuar raportet e tyre të përvitshme të progresit për Turqinë, evropianët duhet t’i kishin të qarta prej kohësh me detaje problemet. Por autokrati i Bosforit ishte i pranueshëm për aq kohë sa të lidhej me të marrëveshja për refugjatët. Kaq i madh qe presioni politik i brendshëm në disa vende të BE – midis tyre edhe në Gjermani – sa qeveritarët ishin të gatshëm të mos i vështronin njollat në jelekun e tij demokratik.

Po ta vështrojmë këtë çështje nga ana tjetër: Turqia ka pranuar deri tani mbi dy milionë refugjatë, edhe nëse shumë prej tyre jetojnë në kushte të mjerueshme. Pse duhet të jetë e gatshme ajo të pranojë edhe më shumë sirianë, po të mos marrë gjë për këtë? Tri miliardë eurot, që kanë premtuar evropianët, në fund të fundit nuk do të shkojnë në arkën e shtetit, por në projekte për furnizim më të mirë të refugjatëve në vend. Çfarë interesi tjetër do të kishte qeveria turke, po të mos i interesonte triumfi politik, që të marrë më në fund nga BE qarkullimin pa viza të dëshiruar prej dekadash?

LEXO EDHE:  Basha jep alarmin/ BE i pret shpresat Shqipërisë

Turqia nuk u vuri pistoletën në gjoks evropianëve që ata të lidhin me të marrëveshjen për ripranimin e refugjatëve. Përkundrazi: ishte përpjekja e dëshpëruar e Angela Merkelit, për të penguar shpërthimin e brendshëm të Evropës për shkak të krizës së refugjatëve. Ajo mbijetoi dalje delikate në publik me Presidentin Erdogan, lejoi ta trajtojnë me shpërfillje dhe natyrisht duke e ditur që biznesi me të do të kishte çmimin e vet. Prandaj shokët e partisë së saj tani nuk duhet të sillen si virgjëresha politike dhe të kërkojnë që “Turqisë të mos i jepet rabat”. Natyrisht që po. Çfarë tjetër?

Barbara Wesel Kommentarbild App *PROVISORISCH*

Kritikat – të nevojshme

Në mënyrë që të mos krijohen keqkuptime: Evropa duhet t’i kritikojë sot e gjithë ditën shkeljet e të drejtave të njeriut, përndjekjen e kurdëve, proceset kundër gazetarëve. Dhe ajo duhet të ushtrojë çdo presion politik dhe ekonomik për të frenuar tendencat diktatoriale të Erdoganit. Megjithatë, në kushtet që janë, ajo ndoshta nuk duhet ta kishte lidhur marrëveshjen me Turqinë. Është një marrëveshje e pisët. Është një dëshmi varfërie për Evropën, që ajo nuk është në gjendje të pranojë të paktën të njëjtin numër refugjatësh sa ka pranuar Turqia. Por që të bësh më vonë sikur e ke zbuluar në mënyrë të papritur karakterin e lëkundur demokratik të Ankarasë, kjo është thjesht hipokrite. Ai që porosit, paguan edhe faturën – kjo vlen edhe në politikë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Bota

SHBA-ja heq vizat për kroatët

Publikuar

-

Nga

Nga 23 tetori, qytetarët kroatë mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara pa viza, njoftoi Ambasada amerikane në Zagreb.

“Erdhi edhe kjo ditë. Urime Kroaci për anëtarësimin zyrtar në Programin e Heqjes së Vizave”, tha Ambasada e SHBA-së në Kroaci në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Ky vendim i Sistemi Elektronik për Autorizim të Udhëtimeve (ESTA) vlen për qytetarët kroatë që duan ta vizitojnë SHBA-në për turizëm ose biznes dhe mund të qëndrojnë atje jo më shumë se 90 ditë.

Anëtarësimi i Kroacisë në të ashtuquajturin Program për Heqjen e Vizave (VWP) është një hap i rëndësishëm për forcimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe në fushën e sigurisë midis dy shteteve, tha Ambasada amerikane në Zagreb.

“Ne jemi jashtëzakonisht të kënaqur që qytetarët kroatë tani e gëzojnë mundësinë e udhëtimit në SHBA pa viza. Ky ka qenë një proces i gjatë, por i rëndësishëm dhe ne mirëpresim përpjekjet e Qeverisë kroate për të përmbushur kriteret e ashpra të programit tonë”, tha Mark Fleming, i ngarkuari me punë në Ambasadën e SHBA-së në Zagreb.

LEXO EDHE:  Arrestuan pastorin/ SHBA vendos sanksione për dy ministra turq

LEXO EDHE:  Integrimi/ Hahn: BE do të ndihmojë në zbatimin e reformave



Programi për Heqjen e vizave është një partneritet gjithëpërfshirës i sigurisë midis SHBA-së dhe shteteve pjesëmarrëse, që lejon udhëtimin në SHBA për qëllime turizmi apo biznesi deri në 90 ditë, duke mbrojtur sigurinë kombëtare amerikane.

Që një shtet të bëhet pjesë e këtij programi, i njëjti duhet të përmbushë kritere në fushën e kundërterrorizmit, atë të zbatimit të ligjit, të migracionit, sigurisë së dokumenteve dhe menaxhimit të kufijve, thuhet në deklaratë.

Ambasada po ashtu tha se kërkesë për t’u bërë pjesë e këtij programi është që aplikimet e refuzuara për viza duhet të jetë nën 3 për qind. Këtë kriter Kroacia e ka përmbushur së fundmi.

Autorizimet për udhëtime që qytetarët marrin nga ESTA zakonisht vlejnë për dy vjet. Udhëtarët me vizat e lëshuara B1/B2 tashmë mund t’i përdorin ato për të udhëtuar në SHBA.

Në përgjithësi, janë vetëm tri anëtare të Bashkimit Evropian – Rumania, Bullgaria dhe Qiproja – që SHBA-ja ende nuk ua ka hequr vizat./rel

LEXO TE PLOTE

Bota

Erdogan dëbon 10 ambasadorë perëndimorë, mes tyre atë të SHBA e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan tha të shtunën se kishte urdhëruar Ministrinë e Jashtme të shpallte ‘non grata’ 10 ambasadorë të vendeve perëndimore pas thirrjeve për lirimin e filantropistit Osman Kavala.

Kavala ka qenë në burg për katër vjet, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare në 2013 dhe për përfshirjen në një grusht shteti të dështuar në 2016. Ai i ka mohuar akuzat.

Në një deklaratë të përbashkët në 18 tetor, ambasadorët e Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës, Zelandës së Re dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkuan për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës dhe për ‘lirimin urgjent’ të tij.

“I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të Jashtëm dhe thashë se çfarë duhet bërë: Këta 10 ambasadorë duhet të shpallen persona ‘non grata’ menjëherë. Do ta rregulloni menjëherë”, – tha Erdogan gjatë një fjalimi duke përdorur një term që do të thotë se një diplomat nuk është më i mirëpritur në vend.

LEXO EDHE:  Arrestuan pastorin/ SHBA vendos sanksione për dy ministra turq

LEXO EDHE:  Avionet amerikane mberrijne ne Turqi, nis operacioni kunder Shtetit Islamik



“Ata do ta njohin dhe kuptojnë Turqinë. Ditën kur ata nuk e njohin dhe kuptojnë Turqinë, ata do të largohen”, – tha ai gjatë një takimi me mbështetës në qytetin veriperëndimor të Eskisehir.

Kavala u shpall i pafajshëm vitin e kaluar lidhur me akuzat për organizmin e protestave të vitit 2013, por vendimi u rrëzua këtë vit dhe iu shtuan akuzat për një rast tjetër në lidhje me tentativën për grusht shteti.

Grupet e të drejtave të njeriut thonë se rasti i tij është simboli i goditjes ndaj disidencës nën drejtimin e Erdogan./euronews

LEXO TE PLOTE

Bota

Kriza e transportit detar pritet të sjellë çmime më të larta

Publikuar

-

Nga

Nga makinat, kompjuterat, pajisjet shtëpiake, veshmbathje dhe këpucët… Kriza globale e transportit detar pritet të sjellë çmime më të larta për shumë mallra konsumi.

Paul Bender, i cili është themelues i kompanisë së lojrave “Greater Than Games” është në këtë biznes për më shumë se një dekadë. Biznesi i tij varet nga prodhimi në Kinë.

Viti 2020 ishte një vit i mirë për të, pasi shitjet në industrinë e lojërave u rritën shumë. Por viti 2021 sipas tij ka qenë i vështirë, pasi marrja e disa pjesëve nga Kina kërkon shumë kohë.

“Një vit më parë paguanim rreth 6 mijë dollarë dhe duheshin 4-6 javë transport për të sjellë një kontejner nga porti i Shangait ose porti i Shenzhenit deri këtu në Saint Louis, Missouri, ku jemi ne. Tani duhet të paguash deri në 25 mijë dollarë dhe duhen disa muaj për transportin”, thotë Paul Bender, themelues i kompanisë “Greater Than Games”.

Ai thotë se çmimet e larta të transportit po e detyrojnë atë të rrisë çmimet për produktet e tij. Shumë biznese të tjera janë në të njëjtën situatë. Ekspertët thonë se kostot më të larta të transportit janë për shkak të mungesës së kontejnerëve të ngarkesave në Kinë.

Disa nga kontejnerët që kanë arritur në SHBA nga Kina janë mbajtur në porte dhe kanë pritur për muaj që të shkarkohen.

“Ka një problem. Ne nuk kemi shoferë kamionësh. Pse ndodhi kjo? Sepse vitin e kaluar shumë biznese u mbyllën, kështu që ata nisën një punë tek kompania Amazon sepse kjo kompani kishte shumë shitje. Dhe tani ata nuk duan të kthehen në vendet e tyre të mëparshme të punës”, thotë Christopher Tang, ekspert.

LEXO EDHE:  “Po vidhen fondet e BE”/ Neritan Ceka ashpërson tonet, mesazhi i fortë për Sorecën

LEXO EDHE:  Ndalimi i qarkullimit në BE do të zgjatet

Një arsye tjetër është mbyllja e fabrikave në Azi.



“Në Azi, ka mungesa në vaksina. Vaksinat nuk janë të disponueshme gjerësisht në Malajzi, në Vietnam, në Kinë. Po ashtu dhe varianti delta i koronavirusit që përhapet lehtësisht. Ku ka raste me COVID, punonjësit duhet të karantinohen, ndonjëherë fabrikat duhet të mbyllen”, thotë eksperti Christopher Tang.

Ndërsa prodhimi ra, shitjet në internet të veshjeve, kompjuterave dhe produkteve të tjera u rritën në mënyrë dramatike që nga fillimi i pandemisë.

Ekspertët thonë se mbështetja e tepërt në importet kineze është baza për këtë krizë globale në transportin detar.

Në mes të muajit tetor, presidenti amerikan Joe Biden njoftoi se në portet në Kaliforni do të punohet 24 orë në ditë, në përpjekje për të shkakruar 500 mijë kontejnerë. Por ekspertët thonë se plani nuk do të funksionojë.

“Edhe nëse mallrat lëvizin më shpejt nga anijet, por në magazine nuk punohet me të njëjtin orar, si do të përpunohet ai produkt?”, pyet Jason Miller, profesor në Universitetin Shtetëror të Miçiganit.

Disa ekspertë të tjerë flasin për metoda alternative të transportit.

“Disa kompani flasin për transportin ajror. Të përdorësh një avion në vend të një anijeje mallrash, është një mënyrë e shpejtë, por është shumë, shumë e shtrenjtë. Dhe kjo gjithashtu do të ketë rritje të kostos. Pra, nuk është vërtet e realizueshm”, thotë Paul Bender, themelues i kompanisë “Greater Than Games”.

Me sezonin e festave vetëm pak javë larg, ekspertët thonë se konsumatorët do të përballen çmime më të larta dhe ata që bëjnë blerje online do të duhet të presin shumë kohë për të marrë produktin./voa

LEXO TE PLOTE