Connect with Us

Nga Rovena Dilo/ Letër për ju “cubat” politikanë që doni të më merrni pronën

Aktualitet

Nga Rovena Dilo/ Letër për ju “cubat” politikanë që doni të më merrni pronën

Publikuar

-

Kush jeni ju?!

Dy fjalë dua t’ju them dhe dua t’jua them duke ju parë në sy. Mënyrë më të mirë për t’ju parë në sy, duke ju shkruar këtë letër e hapur, nuk ka! Dy fjalë juve, dy zotërinjve të “politikës” shqiptare dhe të gjithë atyre që ju mbështesin fort në rrugëtimin tuaj drejt zhvatjes.

Unë kam një pyetje të thjeshtë dhe jua bëj atë, në emrin tim dhe në emrin e të gjithë shqiptarëve që persekutohen çdo ditë nga plotfuqia juaj pothuajse magjike.

Kush jeni ju?!

Që doni të rrëmbeni pronën e familjes time?!

Kush jeni ju që doni të shkatërroni trashëgiminë tonë, gjakun, nderin dhe jetën tonë. Kush jeni ju që nuk pyesni për bizneset tona, që janë ngritur me djersë dhe me mundimin tonë të çdo dite.

Pse keni ju pothuajse fuqinë e Zotit?!

Pse keni ju akses që për 24 orë të hipotekoni dhe ç’hipotekoni çfarë të doni dhe kur të doni?! Mos jeni gjë pronarët e këtij vendi, ju që arrini të caktoni cilindo gjykatës që doni, në të gjitha shkallët e gjyqësorit?

Unë po e them publikisht se ju keni bërë ç’keni dashur!

Ju që zgjidhni gjykatësit tuaj, pra maliqët tuaj, të cilët e shkelin ligjin, e keqinterpretojnë dhe bëjnë me ligjin çfarë të duan. Vetëm ju arrini të manipuloni gjykatën e Apelit në kohë rekord. Të nxirrni çështjen, gjykatësin që doni, të mos lajmëroni të paditurin dhe të merrni vendimin duke e ditur vetëm ju. Tamam si në kohërat e errëta të diktaturës kur njerëzit i merrnin në fshehtësi, i pushkatonin, i groposnin, u merrnin dhe pronën dhe përgjegjës nuk ishte askush.

Si ka mundësi që ju arrini të nxirrni në 24 orë vendimet edhe në gjykatën e Lartë duke habitur çdo shqiptar të ndershëm, çdo jurist të ndershëm, çdo gjykatës të ndershëm.

LEXO EDHE:  ‘Heroi im i fëmijërisë’: Letra emocionuese e një fansi për Lorik Canën

Ju në rrugën tuaj të zhvatjes nuk jeni vetëm!

Ju jeni si një kope ujqërish, gjithmonë të uritur për zhvatjen dhe prenë e radhës.

Të gjithë jemi lodhur nga ju!

Janë lodhur të gjithë profesionistët e ndershëm të këtij vendi që mendojnë se si do ta bëjmë realitet dinjitetin e njeriut në këtë vend. Edhe shteti është lodhur nga ju! Edhe politikanët e këtij vendi që duan të shohin prosperitetin dhe drejtësinë si të vetmin tempull të shenjtë të lirisë sonë që ende nuk e kemi!

Ju them të gjithë juve zotërinjve që doni të rrëmbeni pronën e familjes time dhe pronat e çdo shqiptari të ndershëm që nuk mbrohet dot nga ju – e keni kot!

Koha juaj po perëndon.

I bej thirrje Presidentit të Republikës, Kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit, që të mos fshihen por të shprehen qartë për këtë rast!

Ata do të vijnë të hënën, më 9 maj, në orën 10 të më nxjerrin me polici nga prona ime! Le të vijnë! Unë nuk trembem! Turpi do të jetë për ta, por edhe për shtetin dhe shtetarët tanë! Të hënën është radha ime, por më pas është radha e secilit!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

1 Koment

  1. kevak

    5 Maj, 2016 at 2:11 pm

    E di znj Dilo? Pyetjet jane me vend, por pergjigjet jane po aty, te gjithe i dine dhe i anashkalpjne pergjigjet. Lakmi si konkurrence njerezore ne demokraci ka nje cak ka nje hendek. Lakmia ne venfe ku mbizoteron autoriteti, totaliteti ka nje tabu ne emer te hyjnive te ngritura, keto hyjni jane mbase hiena po duke pare nga ceksi i njeri tjetrit per ta zhvatur. Ruajne njeri tjetrin, per imazhin e tyre kundrejt deleve. Lakmia ne kohe kaosi, tranziti, nuk ka cak, nuk ka fre, nuk ka gardh te ndalihet. Shtypja e deleve mbaron, delet dalin nga gardhi per tu bere te gjithe hiena, lufta e hienave ka nje te keqe, zemren e ka te fuqishme po stomakun e ka gjithmone te pangopur. Hiwnat e sptme marrin fuqi nga delet e meparshme, jane delet qe i legjitimojne ne shume menyra, jo vetem me vota, po ne cdo ritual te jetes, shumica i eshte futur kesaj valleje, jane ne cdo sektor te jetes i gjen te mire e te sgtruar po nw mendje kane vetem nje mode lakmine. Ketu kemi perfundur te gjithe, te pangopur si shqiptare, hipokrite me te gjithe, shumica te vetmuar per te kapur veten, pra lakmine, sa e kapim veten stomaku behet i pangopur. I gjen ne shoqeri, ne familje, kudo njerez te tille qe legjitomojne veten me ane te legjitimimit te hienave, vete rinevstrukur ama neqoftese hiena ngelet keq e shtypin me kembe, e perdhosin, tere fajet ja hedhin hienes jo vetes, uroj te me lexosh drejt, me resoejt nje patrioti i juaji!

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Astrit Patozi iu përgjigjet kritikëve/ “Opozita nuk është pronë”

LEXO EDHE:  Paloka: Mazhoranca i ka shpallur “luftë” opozitës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Ngritja e Kushtetueses/ Meta publikon letrën drejtuar Ruçit: Ta lexojnë me kujdes deputetët

LEXO EDHE:  Astrit Patozi iu përgjigjet kritikëve/ “Opozita nuk është pronë”

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: