Connect with Us

Çfarë ka të përbashkët Shqipëria me Afganistanin?

Aktualitet

Çfarë ka të përbashkët Shqipëria me Afganistanin?

Publikuar

-

Nga Mentor Kikia

Pamja e parë është imazhi i një fshati në periferi të Tiranës, në një ditë Maji. Ndërsa e dyta është e një “qyteti” afgan. Shqipëria është një tokë e begatë, e gjelbëruar nga maja e malit deri në breg të detit. Tokë e kultivueshme pëllëmbë për pëllëmbë, ku mund të mbjellës e rritësh cdo gjë. Me lumenj që e përshkojnë në cdo 35 kilomtetra tej për tej. Vendi i dytë në Europë për rezerva hidrike për frymë të popullisë. Për Afganistanin s’ka nevojë për shumë informacion në këtë drejtim, e dinë devetë se c’heqin.
Por clidhje kanë këto dy vende do të thonit? Cfarë i bashkon? Asgjë! Asgjë prej gjëje fare s’kanë të përbashkët. E përbashkëta e vetme është se si afganët ashtu dhe ne jemi në top listën e vendeve nga ku njerëzit duan të zhduken nga sytë këmbët. Jemi ndër 4 vendet e para në botë. S’ka këtu as luftë e as shkretëtirë. Po përse nuk bëmë dot përpara, përse duam ta braktisim këtë tokë të bëgatë?
Kjo tokë vërtet rrit cdo gjë, por duket se vetëm njerëz të zotë nuk ka rritur asnjëherë. Nuk e di, ndoshta duhet ndërruar fara, nuk e ka fajin toka.

afganistan

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

PAA “ultimatum” Ramës/ Eleminoni çdo vonesë dhe çdo deformim hileqar të reformës zgjedhore

Publikuar

-

Nga

PAA “ultimatum” Ramës/ Eleminoni çdo vonesë dhe çdo deformim hileqar të reformës zgjedhore

Partia Agrare Ambientaliste i ka drejtuar një kerkesë qeverisë që të eleminojë çdo deformim hileqar, në lidhje me reformën zgjedhore.

Në një deklaratë për mediat, PAA thekson se Rama me arrogancën dhe pa-përgjegjshmërinë e tij zvarrit dhe tenton të zvarrisë akoma më shumë plotësimin e 15 kushteve, për çeljen e negociatave me BE.

“PAA reagon për dështimet e përsëritura të Ramaqeverisë në plotësimin e kushteve për çeljen e negociatave. Rama me arrogancën dhe pa-përgjegjshmërinë e tij zvarrit dhe tenton të zvarrisë akoma më shumë plotësimin e 15 kushteve. Për të eleminuar çdo zvarritje dhe deformim të reformës zgjedhore, ambasadorja Juri Kim jep mesazhin publik të SHBA-së.Kancelaria Merkel theksoi se gjatë presidencës gjermane të Këshillit të BE-së, do të hapen negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe do të shihet mundësia edhe për Shqipërinë.

LEXO EDHE:  Nga Klodian Tomorri/ Të panjohurat e amnistisë

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Fleckenstein jep lajmin e mirë: Progresi është bërë, tani …

Pasiguria e kancelares Merkel vjen nga papërgjegjshmëria e Ramaqeverisë për të plotësuar kushtet.

Pa plotësim të kushteve nuk ka çelje të negociateve, pa çelje të negociatave Shqipëria vuan keq-qeverisjen e saj.

Apeli i ambasadores së SHBA për plotësimin pa vonesë të reformës zgjedhore konfirmon qëndrimin e unifikuar të partnerëve strategjikë të vendit tonë për sfidat e Shqipërisë dhe shqiptarëve.Parlamenti shqiptar ka përgjegjësinë historike të ndalë dështimet e përsëritshme dhe të kushtueshme të keq-qeverisjes së vendit dhe të pengesave dhe vonesave në procesin e integrimit euro-atlantik dhe përmbushjen e detyrime respektive.”-thuhet në deklaratë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Leksioni i Sokol Olldashit 7 vite më parë/ Çfarë nuk mësoi kurrë Lulzim Basha

Publikuar

-

Nga

Leksioni i Sokol Olldashit 7 vite më parë/ Çfarë nuk mësoi kurrë Lulzim Basha

Ish-ministri i ndjerë i Transportit, Sokol Olldashi, në kohën që garonte për drejtimin e Partisë Demokratike, ka dhënë leksione mjaft të qartë dhe të forta sesi duhet të jetë një opozitë, dhe si duhet të bëjë detyrën e saj të oponencës përballë pushtetit.

Gjatë një takimi në Korçë të mbajtur në korrik të vitit 2013, pasi PD kishte humbur zgjedhjet parlamentare, Sokol Olldashi ndër të tjera shprehej se tashmë jemi në opozitë dhe duhet të sillemi si të tillë.

“Kemi nevojë të bëjmë disa përmirësime në disa drejtime. Ne jemi në opozitë dhe duhet të veprojmë si të tillë. Përballë nesh është qeveria e Edi Ramës dhe përballë tyre jemi ne, PD-ja, si forca e vetme opozitare drejtuese e të gjithë moralit të shoqërisë shqiptare”, tha në atë kohë Olldashi.

 Takimi i Sokol Olldashit në Korçë, korrik 2013

Duke folur për etiketimin e LSI-së së poli i tretë politik në vend, Olldashi tha se poli i tretë nuk ekziston. “Nuk ka më pol të tretë, jemi ne dhe kundërshtarët tanë politikë. Ky është një modelim që ne duhet ta bëjmë shumë shpejt. Jam i bindur se PD-ja do të bëjë opozitën më të mirë që ka parë ky vend ndonjëherë, opozitën më të fortë. Ne kemi nevojë të ftojmë brenda shtëpisë tonë të gjithë ata që e konsiderojnë veten dhe japin prova se janë të gatshëm të jenë opozitarë”, ka theksuar Olldashi.

Në vijim të fjalës së tij në Korçë, Olldashi është shprehur  “Të gjithë demokratët, kërkojnë nga ne arritjen e një rezultati dhe ne duhet të bëjmë çdo drejtues përgjegjës të rezultatit. I gjithë ky mekanizëm i përgjegjësisë, duhet domozdoshmërisht të shoqërohet me një nxitje të debatit dhe të konkurrencës së mirë brenda PD-së. Duhet të punojmë për strukturën e partisë e cila duhet të jetë më e nxitur drejt rezultatit. Nëse ne e krijojmë një mekanizëm të tillë, të stimulimit të karrierës brenda PD-së, unë jam i bindur, që kjo i bën vetëm mirë kësaj strukture dhe e bën më kërkuese ndaj këtij rezultati.”

LEXO EDHE:  Studimi i EuroStat/ Pse Shqipëria ka pagat më të ulta në rajon?

LEXO EDHE:  Shqipëria drejt zgjedhjeve të parakohshme

Olldashi tha se një tjetër pikë e rëndësishme e rimodelimit të partisë është edhe krijimi i një iventari kontributesh për çdo anëtar.

“Në listat e partisë janë 106 mijë anëtarë, por ne duhet të krijojmë një iventar të kontributeve, që karshi emrit të çdo anëtari të parties, të jetë i shënuar kontributi i tyre. Kjo duhet në mënyrë që ditën që do të rikthehemi në pushtet dhe ajo ditë është data e përballjes më të parë me kundërhtarin tonë politik, ne të mos ti harrojmë këta njerëz. Kjo do ta bënte strukturën të konsoliduar dhe të përgjegjshme ndaj rezultatit. Me këta tre elementë, ne fitojmë të gjitha shanset që në përballjen e pare, ne të jemi një forcë fituese.”-ka thënë shtatë vite më parë, Sokol Olldashi.

Sot jemi shtatë vite pas, në 2020, dhe në fakt ajo çfarë ka ndodhur është se asnjë prej atyre çfarë tha Olldashi në vitin 2013, nuk është plotësuar.

Sot kemi një opozitë që ka dorëzuar në tavolinë çdo pushtet. Kemi një opozitë, që më shumë se opozitë, është aleate e kryeministrit. Kemi njw kryetar opozite që bën pazare me kryeministrin, në funksion të mbajtjes së karriges së kreut të PD-së.

Kemi një PD të përçarë, me elitë të “shpartalluar” dhe një kryeministër që qeveris i qetë, pa asnjë lloj shqetësimi nga ata që duhej ta vinin me shpatulla pas muri çdo ditë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

SPAK shpall moskompetencën për 19 të arrestuarit në Kukës/ Rrëzon akuzën për grup të strukturuar kriminal

Publikuar

-

Nga

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur moskompetencën për 19 të arrestuarit në Kukës, që dyshohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Gazetarja e BW, Klodiana Lala bën të ditur se SPAK ka rrëzuar akuzën e grupit të strukturuar kriminal të ngritur nga prokuroria e Kukësit dhe e ka kthyer dosjen mbrapsht. Gjykata e Apelit ka lenë në fuqi masën dhënë nga Shkalla e Parë duke lënë në burg disa nga të arrestuarit.

Operacioni antikanabis u realizua në muajin maj, ndërsa në pranga ranë 19 persona, në Kukës, Pukë, Krujë dhe Lezhës, të cilët kundrejt shumave të parave që jepnin policëve, dyshohet se arrinin të merrnin garanci prej Ramiz Cenaj, Arben Kalaja dhe Naim Kadiut që të mbillnin parcela me lëndë narkotike në zona të thella të Pukës dhe Kukësit. Mes tyre ishte edhe vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuçi, Arben Tuçi i cili mendohet se gjente klientët dhe 2 punonjës policie, të cilët luanin u dilnin garant për mbjelljen e parcelave me kanabis.

LEXO EDHE:  Integrimi në BE/ Gjosha: Shqipëria ka vështirësuar procesin edhe për vendet tjera

LEXO EDHE:  Çelja e negociatave/ Fleckenstein jep lajmin e mirë: Progresi është bërë, tani …

Ramiz Cenaj, një efektiv i komisariatit Kukës dhe Arben Kalaja një oficer i Policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Policisë së Shtetit, janë arrestuar me urdhër të prokurorisë së Kukësit, pasi rezultojnë të t’i kenë dhënë garanci dhe kanë lejuar disa persona në Kukës, për të kultivuar lëndën narkotike.

LEXO TE PLOTE