LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ylli Rakipi: Rama na zhgënjeu në kohë rekord, ja kush bën për kryeministër i Shqipërisë

3 Maj 2016, 20:21, Aktualitet CNA

Rakipi vuri në dukje si arritje të Ramës pagesën e faturave për shërbimet që merren, por ata që sot marrin tenderat janë njerëzit e Berishës por edhe ata që ka sjellë Rama.

Si kryemistër, Rakipi nuk e vlerëson aspak Ramën. Madje Mustafa Nano e vuri përballë një zgjedhje. Ai i tha :?Nëse Ramën, ke mundësi ta largosh sot, kë do të vendosësh??. Rakipi nuk dinte asnjë emër që mund të përmbush ?kriteret? për të qenë kryeministër. ?Nga këta që janë nuk bën asnjë?. Ndërsa Nano i çoi Blushin në mendje, Rakipi tha: ?Blushin e dua, por vrapon tek librat?, tha Rakipi.

Ndërsa u ndal gjatë tek Rama, ai tha se ?kryeministri i sheh njerëzit si budallenj, si dele, ndërsa vetë di të bëj çdo gjë?.

Kurse sa i takon 25 vite qeverisje në demokraci, Rakipi tha: ?Kemi 25 vite në tranzicion, duhet të kishte mbaruar. Në 25 vite që nuk ulemi asgjëkundi?.

 

Lajmet e fundit nga