LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ja gjyqi për të cilin Ibrahim Hoxha akuzohet për korrupsion

2 Maj 2016, 22:08, Aktualitet CNA

Gjyqtari Ibrahim Hoxha është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se do të merrte një shumë parash në këmbim të një vendimi favorizues për një palë. Sipas Ora News, gjyqtari po bënte gati vendimin për prishjen e vendimit të trashëgimisë në favor të Dritan Jazenxhiut, i cili ishte në gjyq me të motrën pasi e ëma i kishte lënë pronën (shtëpi e dyqane) me trashëgimi të motrës. Mësohet se vendimi në fjalë do të shpallej ditën e nesërme. Ndërkohë, mësohet se është shoqëruar gjithashtu edhe djali i gjyqtarit, Ledian Hoxha dhe shtetasit Dritan Jazenxhiu dhe Novruz Gajda.

Lajmet e fundit nga