LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Irfanit nuk i del inati/ Abuzime dhe presion mbi gjykatën

3 Maj 2016, 14:07, Aktualitet CNA

Pak kohë më parë, citynews ka publikuar disa artikuj për sulmin që gazeta ?Panorama? po i bënte gjyqtarit Stravri Kallço në Korçë vetëm sepse ky i fundit nuk lejoi ?vjedhjen? e 8080 m2 tokë në zonën e Birrës Korça nga  Irfan Hysenbelliu (pronar i Panoramës).

Pas disa muajsh pushim, sot ?Panorama? ka nisur sërish sulmet ndaj gjyqtarit Stavri Kallço. Në publikimin e sotëm të Panoramës thuhet se gjyqtari Stavri Kallço duhet të dënohet për nepotizëm. Pa i hyrë shumë thellë kësaj çështjeje, duhet të themi se rasti në fjalë nuk është i vërtetë. Këtë nuk e themi ne, por ministria e Drejtësisë, e cila pas inspektimit ka dalë në përfundimin se në veprimtarinë e gjyqtarit Stavri Kallço, nuk ka asnjë papajtueshmëri dhe shkelje, këtë e thotë vetë Panorama.

Duke parë konfliktin që Irfan Hysenbelliu ka pasur me gjyqtarin Stavri Kallço për tentativën e tij për të grabitur 8080 m2 pronë publike e qytetarëve të Korçës, ?Panorama? si media e Irfanit nuk duhet të shkruante për këtë cështje, pasi ndodhet hapur në konflikt interesi, ndoshta jo ligjor, por të paktën moral.

Ky është një rast flagrant kur mediat përdoren si marioneta për të qëlluar me top ndaj kundërshtarëve dhe planprishësve të biznesmenëve që kanë në pronësi media. Gjyqtari Stavri Kallço nuk ka bërë asnjë veprim në kundërshtim me ligjin, por Irfanit nuk i del inati për vendimin kundër që Kallço dhe trupa gjykuese e Apelit në Korçë dha ndaj tentativës për të grabitur pronën publike. Në këtë mënyrë, duke përdorur mediat e tij, Irfan Hysenbelliu kërkon të dëmtojë figurën e gjyqtarit.

Rikthimi i sulmeve ndaj Stavri Kallcos nuk është thjeshtë sulm ndaj një gjyqtari, por ndaj gjithë gjyqtarëve të tjerë, ndaj të cilëve Irfani dhe bizneset e tij kërkojnë të ushtrojnë presion, ndoshta për çështje të tjera pronësie ose jo.  Sulmi na detyron të mendojmë se Irfan Hysenbelliu ka çështje të tjera të hapura me gjykatës të tjerë, dhe dëmtimi i figurës së gjykatësit të Korçës mund të përkthehet si presion ndaj gjyqtarëve të tjerë.

Ajo që ?vret? më shumë, nuk është tentativa e Irfanit për të përvetësuar me pronën e qytetarëve korçarë, por përdorimi i medias për interesa tërësisht personale dhe klienteliste.

Citynews ka publikuar edhe më parë shkrime në lidhje me funksionin e gazetës ?Panorama?. Në një vëzhgim të thjeshtë, çdo lexues mund të kuptojë farë thjeshtë se kjo media prej kohësh nuk kryen asnjë investigim, nuk publikon asnjë denoncim, përkundrazi publikon vetëm vendime qeverie. Por, herë pas here kujtohen të denoncojnë Stavri Kallcon, a thua se ai është problemi i vetëm i Shqipërisë duke mbyllur sytë dhe veshët ndaj skandaleve të tjera. Çështja ?Kallço? është kthyer në kauzën parësore të ?Panoramës? dhe Irfanit, i cili shkatërron dhe përdor mediat që zotëron për interesa personale, klienteliste, në kundërshtim me funksionin e vërtetë të gazetarisë.

Përpara se mediat e tij të flasin dhe raportojnë për ndonjë gjykatës duhet të shohin pronarin, pasurimin dhe bizneset e tij. Qokat dhe lidhjet me politikën, katet pa leje që legalizohen, borxhet në banka e kështu me radhë. Kolegët në fakt s?kanë faj se punojnë për bukën e gojës, por etikë dhe moral mos kërkojnë vërdallë, të paktën kështu do ishin më të ndershëm ata dhe Irfani vetë./citynews

Lajmet e fundit nga