LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto/ “Blindohen” Krimet e Rënda pas vendimit për xhihadistët

3 Maj 2016, 18:55, Aktualitet CNA

Ambjentet e jashtme të Gjykatës së Krimeve të Rënda janë “blinduar” pas dhënies së vendimit për xhihadistët, ku në total për 9 të akuzuar, u dhanë 124 vite burg. Siç duket edhe fotot e mëposhtme makina të shumta të mbështetësve të xhihadistëve të dënuar janë parkuar jashtë Krimeve të Rënda.

Trupa gjykuese ka vendosur 13 vjet heqje lirie për shtetasin Orion Reçin. E njëjta masë dënimi është dhënë edhe për Verdi Moravën. Ndërsa për shtetasin Bujar Hysa është dhënë masa e dënimit 18 vjet burg. Ndërkohë Zeqir Imeri është dënuar me 16 vjet burg. Shtetasi Gerti Pashja mësohet të jetë dënuar me 17 vjet heqje lirie. Genci Balla është dënuar me 17 vjet burg, ndërsa Astrit Tola me 7 vjet. 5 vjet heqje lirie është vendosur për shtetasin Edmond Balla. Ndërsa Fadil Muslymani është dënuar me 12 vjet burg. Në total për 9 të dënuarit është dhënë 126 vite heqje lirie./citynews

Lajmet e fundit nga