Connect with Us

Faktet/ Ja pse Basha duhet të bëjë zgjedhje në PD-në e Korçës dhe aty ku ndahen degët

Aktualitet

Faktet/ Ja pse Basha duhet të bëjë zgjedhje në PD-në e Korçës dhe aty ku ndahen degët

Publikuar

-

Partia Demokratike ka filluar një prices riorganizmi, që më shumë sesa një ndezje motorrash për fushatë elektorale po kthehet në përçarje e mëtejshme, që mund ta cojë PD-në drejt një katastrofe elektorale vitin e ardhshëm.

Riorganizimet mirëpriten kudo, kur ndërhyrja vjen për të zgjidhur problematika, por edhe për të nxitur bashkëpunim dhe zgjidhje. Në rastin konkret riorganizimi i PD-së, është një rrëmujë që ka shumë mundësi që as vetë Basha se kupton, por qëllimin final ai e di. Kap disa degë më shumë dhe rruan disa ushtarë të tjerë, garanci strukturore për humbjen në zgjedhjet e ardhshme.

Rastet flagrante janë disa por si shëmbull po sjellim Korçën. Kjo degë e PD, po rioganizohet sipas ndarjes së re administrative në dy degë, kjo sipas nëni 4 të statutit të PD-së. Gjithçka duket korrekte. Ajo që është skandal në këtë rast është fakti se Basha bën zgjedhje vetëm në Maliq, ndërkohë në Korçë ku dega humbet legjitimitetin nuk do ketë fare zgjedhje. Kjo sipas llogaritjes së votive, se po I futëm dhe rezultatin në zgjedhje, kryetari actual nuk duhet të kishte as moralin të rikandidonte.

Faktet dhe shifrat tregojnë se minimalisht në rast se Lulzim Basha kishte qëllim një riorganizim të vërtetë Korça dhe shumë degë të tjera duhet të kishin zgjedhje.

Po sjellim faktet dhe të dhënat. Korça ka zhvilluar një kuvend dege ku janë 480 delegatë nga të gjitha grupseksionet e kësaj dege, ku të përfshirë kanë qenë edhe ata të Bashkisë së re Maliq.

Sipas ndarjes së re të degës, janë të paktën 150 delegatë të cilët kanë votuar në kuvendin e Korçës, që tani ikin nga kjo degë dhe votojnë vetëm në degën e re Maliq. Dega Maliq përfshin Bashkinë Maliq, komunat Pojan, Vreshtas, Libonik, Pirg, Gorë dhe Moglicë.

Janë gjithashtu të paktën 100 delegatë të kuvendit të degës Korçë nga FRPD, LDG dhe ish-kryesia e degës, ku përfshihen sërish votues nga dega e re Maliq.

LEXO EDHE:  Greva e punonjësve të rafinerisë dhe pompimit në Poçem/ Basha kërkon zgjidhje të menjëhershme

Me ndarjen e degës janë gati gjysma e delegatëve që nga dega Korçë kalojnë në Maliq. Dega e Korçës për disa arsye humbet legjitimitetin.

Së pari kryetari i degës minimalisht duhet të rivotohet, sepse nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë kur është zgjedhur nga delegatë të cilët tani i përkasin një dege tjetër. Se dyti kryesia është votuar edhe për përfaqësuesit e njësive që do jenë në degën Maliq. Zgjidhja nuk është të vijnë ata të rradhës pasi votimi edhe për kryesinë ka vota nga delegatë që i përkasin një njësie të re. Minimalisht duhet të rivotohen.

Që PD-ja të jetë në rregull dhe e vërtetë më riorganizimin, duhet të thërrasë kuvendin e degës, të rivotojë kryesinë dhe kryetarin, pasi mandati i tyre nuk është më legjitim për shkak të ndarjes së degës.

Minimalisht duke thirrur kuvendin me delegatët aktualë, si institucioni i vetëm që mund të zgjedhe kryesinë dhe kryetarin e degës. Ndarja e çdo dege në njësi të reja, si rasti i Korçës me Maliqin apo Shkodra me Vaun e Dejës, në çdo rast duhet të bëjnë rivotim. Vetëm kjo mënyrë do lëgjitimonte kryresitë dhe kryetarët.

Zgjidhja më e mirë do ishte riorganizimi i plotë i degëve pas rezultateve katastrofë në zgjedhjet lokale, riorganizim që mund të përdorej si start i fortë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe mund të ishte një para fushatë. Në rast të mungesës të një vizioni të tillë, Lulzim Basha minimalisht duhet të rikonfirmojë me votim kryetarët e degëve të ndahen dhe kryesitë e këtyre degëve. Në rast se kërkon t’i ketë legjitimë. Në rast të kundër tregon se nuk i interesojnë statuti, rregullat dhe organizimi i PD-së por kërkon vetëm të kontrrollojë partinë me servile dhe ushtarë që i mban peng më mandate dhe urdhra antistatutorë riorganizimi./citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  Lulzim Basha fle gjumë në zyrë/ Emigrantët paralajmërojnë parti të re

LEXO EDHE:  Faktet-Endri Shabani punoi dhe u shkollua nga Soros/ Denoncon LSI, por është “ortaku” i Besjan Peshës

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Patozi tregon të fshehtat e përplasjeve me Bashën/ Ata që ishin kundër marrëveshjes, sot janë deputetë

LEXO EDHE:  Lulzim Basha fle gjumë në zyrë/ Emigrantët paralajmërojnë parti të re

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: