LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja tek ish blloku/ Detaje të reja nga hetimi

2 Maj 2016, 09:23, Aktualitet CNA

Citynews ka mundur të sigurojë informacione nga Policia e Tiranës e cila ka zbardhur dinamikën e vrasjes së djeshme në kryeqytet, bazuar kryesisht në pamjet filmike dhe në dëshmitë e personave që ndodheshin në lokal.

Burimet nga grupi hetimor i thanë Citynews se gjithçka ka ndodhur në një periudhë të shkurtër dhe ngjarja ndahet në dy faza.

Këto burime theksojnë se është bërë sekuestrimi I kamerave të lokalit të cilat kanë ndihmuar policinë të identifikojë personat e pranishëm në ngjarje. Nga kamerat tregohet se në ambientet e lokalit ?De Niro?, takohen në nje tavolinë, gazetari Spartak Koka bashkë me një oficer policie. Kamerat tregojnë se më pas tavolinës i bashkohen dy persona, njëri me profesion mjek dhe tjetri viktima, Elton Çico.

Sipas hetimeve, mjeku mbërriti aty pasi kishte njohje me oficerin e policisë, i cili ishte nën shoqërinë e gazetarit Spartak Koka. Ky i fundit, nga hetimet dhe informacionet për ngjarjen, duket qartazi se nuk ka asnjë lidhje apo njohje me dy personat që u bashkuan tavolinës.

Më tej filmimet tregojnë sesi vrasësi hyn në ambientet e lokalit i afrohet tavolinës ku ndodhej oficeri i policisë, gazetari, doktori dhe viktima, qëllon me dy plumba në kokë Elton Ciçon dhe largohet. Vrasësi mbante një kapele në kokë dhe nuk ishte i maskuar. Arma me të cilën ka kryer vrasjen ka qenë pistoletë, por pa silenciator.

06:03 Aktualitet

Horoskopi 2 maj 2016

Horoskopi ditor për diten e hënë – 2. maj 2016 DASHI 21. mar...

Lajmet e fundit nga