Connect with Us

Shënim/ Çfarë po ndodh me PD-në Bashës ?

Aktualitet

Shënim/ Çfarë po ndodh me PD-në Bashës ?

Publikuar

-

Partia Demokratike vendosi të enjten të zhvillojë zgjedhje për kryetarët e 35 degëve të saj në vend. Zgjedhje do të zhvillohen edhe në degët të cilat kanë dalë fituese në zgjedhjet lokale apo nuk janë prekur nga ndryshime administrative.

Ky vendim i kryesisë nuk është pritur mirë nga disa krerë aktual të degëve. Në degë të rëndësishme si ajo e Durrësit apo e Vlorës, kryetarët e degëve janë shprehur kundër zgjedhjeve. Kreu i degës së Durrësit, Osman Stafa, nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë nga grupi i punës i kryesuar nga Arben Imami. Mbyllja e dyerve të selisë në Durrës ishte një sinjal i fortë nga kryetari Osman Stafa, për qëndrimin e tij kundër zgjedhjeve në këtë degë.

Edhe në Vlorë, kreu i degës së PD, Moisi Meminaj, është shprehur kundër zgjedhjeve në degë. Ai është shprehur se: “Jemi një vit para zgjedhjeve dhe nuk është momenti që të futemi në garë.” Meminaj ka kundërshtuar edhe vendimin për hapjen e degës së re në Himarë.

Sot, kreu i PD në Pogradec, Renato Preza, ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion. Ai është shprehur se ndjehet i poshtëruar nga vendimi për të zhvilluar zgjedhje pasi zona e Pogradecit ka dalë fituese nga zgjedhjet lokale të vitit 2015 dhe nuk është prekur nga ndryshimi administrativo-territorial. Këto kundërshtime nga kryetarët aktualë të degëve, janë këmbanat e alarmit për kreun e PD, Lulzim Basha. Vendimi për të zhvilluar zgjedhje në disa degë të Partisë Demokratike nuk është mirëpritur nga shumica e krerëve të kësaj force. Krahasimisht me Pogradecin mund të përmendim Lezhën. Në këtë degë, zgjedhjet janë fituar në Partia Demokratike dhe nuk ka ndryshime administrative, por në ndryshim me Pogradecin në këtë degë nuk do të zhvillohen zgjedhje.

LEXO EDHE:  “Kryeministri ia ka ‘lypur’ 7 herë Bashës nga dje deri sot”/ Kryemadhi: Jemi një aleancë

Kryetari Basha kërkon të zhvillojë zgjedhje në Vlorë, Durrës, Pogradec etj. edhe pse kjo e fundit ka dalë fituese në zgjedhjet e vitit 2015 dhe nuk është prekur nga reforma territoriale. Nga ana tjetër, Korca është prekur nga ndarja e re administrative dhe duhet të zhvillojë zgjedhje pasi kryetari aktual është votuar edhe nga anëtarët e Maliqit, të cilët tashmë do të kenë degën e tyre. Në Sarandë situata është edhe më e rëndë. Në zgjedhjet lokale shifrat për PD-në ishin skandaloze, rreth 15 %. Gjithashtu, dega e PD në Sarandë ka qenë e përfshirë në konflikte dhe përplasje të anëtarëve me kryetarin Hariz Mema, por Basha përsëri nuk zhvillon zgjedhje në këtë degë.

Vetëm një vit përpara zgjedhjeve vendore, të cilat do të jenë një provë e fortë për Lulzim Bashën, Partia Demokratike gjendet në një situatë të vështirë politike brenda vetes. “shpërthimet” e kryetarëve ndaj një vendimi për të zhvilluar zgjedhje, janë vetëm maja e ajsbergut nga ajo cfarë ndodh në PD. Emërime të personave pa peshë në funksione të rëndësishme në PD, kundërshtime për mënyrën e të bërit opozitë, apo “kërcënimet” e fundit nga të ashtëquajturit “të rinjtë e PD” ndaj figurave historike janë tregues i qartë se kryetari Lulzim Basha e nuk po arrin të mattë nën kontroll situatën brenda partisë./citynews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Hipokrizia e Metës/ Si  mburrej me pasurinë e tij dhe tallej me qytetarët

Publikuar

-

Nga

“Zbrazja e Shqipërisë nga fëmijët dhe të rinjtë vijon të jetë një fenomen thellësisht shqetësues, me tendencë të rrezikshme për t’u kthyer në një fatkeqësi kombëtare”.

Kështu është shprehur pak ditë më parë Presidenti Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjete sociale, duke shprehur të njëjtën kohë edhe hipokirizi dhe pabesi.

Hopokrizi dhe pabesi për shkak se Ilir Meta nuk fut so në politikën shqiptare, nuk ra nga qielli në oborrin e Presidencës dhe pa se Shqipëria po braktiset dhe po boshatiset nga të rinjtë.

Përkundrazi Meta  është i pari që ka kontribuuar në zbrazjen e Shqipërisë nga të rinjtë.

Meta ka rreth 30 vite që është në politikë dhe për më tepër ka qenë në maja të pushtetit si në koalicion me Partinë Socialiste ashtu edhe në koalicion me PD.

Shqipëria nuk u varfërua sot, qytetarët dhe të rinjtë nuk u larguan sot, por edhe gjatë kohës që Meta, bëntë, Ministrin, Deputetin, Kryetarin e Kuvendit, Kryetarin e LSI apo edhe Presidentin.

Sot, largimet e të rinjve nga Shqipëria kanë arritur kulmin dhe fajtor për këtë gjë është edhe Ilir Meta, i cili sot hiqet sikur po i dhimbset Shqipëria.

Ilir Meta, është politikani i vetëm që mbi të janë hedhur akuza për korrupsion dhe jo në ajër, por duke u bazuar në deklarata të bashkëpunëtorëve të tij siç është deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha për vjedhjen e floririt, apo akuzat e të ndjerin Dritan Prifti, i cili ia faktoi me zë dhe figurë, por që drejtësia u bë pjesë e padrejtësisë.

Nga ana tjetër, pas asnjë lloj biznesi vetëm me me paga shtetërore Ilir Meta, krijoi pasuri marramendëse dhe përrallore që shokoi çdo shqiptar.

I madh e vogël, në Shqipërinë e varfër dhe të braktisur e panë në televizion vilën e tij lukzose në Gjirin e Lalzit, vilë të cilën nxitoi ta zhdukte nga ekrani.

Bëmat ku lakohet emri i Metës janë të shumta, ndërsa sot del me hipokrizi dhe hiqet si i shqetësuar për fatin e të rinjve shqiptarë, ndërsa nga karriget e politikës, i ka bastisur me vite të tëra, për të krijuar luksin e tij dhe të fëmijëve të tij.

LEXO EDHE:  Kryemadhi e entuziasmuar/ ”Jemi në momentet finale të një fitore madhështore”

Ilir Meta, ndoshta duhet të flasë dhe të sqarojë skandalet e tij, para se të përpiqet të ndryshojë fytyrën me të cilën dyshohet se ka bërë zhvatje të fondeve publike dhe korrupsion.

LEXO EDHE:  “A do ketë këllqe të kandidojë”/ Murrizi sfidon publikisht Bashën

Në kurriz të të rinjve shqiptarë, Meta siguron luksin e fëmijëve të tij

Në vitin 2019, në një konferencë për media, Presidenti Ilir Meta doli dhe u mburr për pasurinë e tij, duke thënë se i kishte siguruar fëmijët.

Ndërsa foli për pallatin e bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, tek zona e “Unazës së Re”, përmendi edhe sigurimin pasuror të fëmijëve.

Monika falë firmës së Lulit dhe Edit si kryetar bashkie e ka një pallat tek Unaza e Re. I ka të sigurtë fëmijët Monika. Janë tërë ata njerëz që duan të ikin”, është shprehur Presidenti në vitin 2019.

Shqiptarët e dinë që Meta i ka të sigurtë fëmijët e tij dhe jo vetëm nga pallati i Monikës në “Unazën e Re”, por edhe me pasuri të tjera sa të deklaruara dhe të padeklaruara.

Fëmijët  e Ilir Metës kanë ikur nga Shqipëria për t’u shkolluar, për të bërë pushime, duke shpenzuar me miliona euro, që dyshohet se u janë zhvatur familjeve të të rinjve shqiptarë, për të cilët Meta sot bën si i shqetësuar.

Nëse shohim deklarimet ndër vite të pasurisë të zonjës Kryemadhi, e sidomos ato të vitit 2017, rezulton se Presidenti Meta dhe bashkëshortja e tij kanë shpenzuar 140 mijë paund ose 160 mijë euro për të shkolluar fëmijët në Londër. 

Pa llogaritur këtu shpenzimet që bëjnë për udhëtime dhe pushime.

Në këto rrethana Meta duhet të japë llogari pikërisht për këto shifra, për pasurinë dhe për akuzat që janë hedhur ndaj tij dhe më pas nëse i mbetet ende fytyrë të dalë e të bëjë të shqetësuarin për të rinjtë shqiptarë, të cilët i ka përzënë nga vendi, ndërsa ka zënë karriget e pushtetit,  për të krijuar luks për fëmijët e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Pjesë e organizatave kriminale/ Policia arreston 52-vjeçarin e shpallur në kërkim ndërkombëtar

Publikuar

-

Nga

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 52-vjeçari i dënuar për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe Trafik i lëndëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejtë Italisë të shtetasit Bert Seseri alias Albert Seseri, 52 vjeç, banues në Krujë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Apelit në Torino, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 4 muaj burgim nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 5 vjet, 6 muaj e 15 ditë burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

LEXO EDHE:  Erjon Veliaj pritet të marrë detyrën më 20 Korrik

LEXO EDHE:  Dokumentet/ Zbulohet kontrata e Bashës me kompaninë që lobon në SHBA, për diktatorin e mbështetur nga Rusët

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Sfidë ngelet Karaburuni”/ Peleshi: Të gjitha vatrat serioze të zjarrit janë nën kontroll

Publikuar

-

Nga

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se gjatë orëve të para të mëngjesit janë vënë nën kontroll pothuajse të gjitha situatat serioze të zjarrit.

Peleshi tregon se po punohet ende në zonën e Karaburunit, ku Forcat e Armatosura po bëjnë një punë të madhe dhe intensive për shuarjen e flakëve.

Ministri i Mbrojtjes ka falenderuar të gjithë efektivët e Forcave të Mbrojtura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për të gjithë angazhimin dhe sakrificën e tyre në këto ditë të nxehta dhe emergjente.

Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll ose neutralizuar pothuaj të gjitha situatat serioze të zjarrit, sfidë vazhdon të ngelet Karaburuni, ku është përqendruar edhe puna më e madhe e Forcave të Armatosura.

Falenderoj të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta, na bëni të gjithëve krenarë!”, shkruan Niko Peleshi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE