LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTOT- Vrasja tek ish-Blloku/ Ja ekzekutori

2 Maj 2016, 18:55, Aktualitet CNA

Një 36-vjeçar është ekzekutuar mbrëmjen e djeshme në një nga lokalet e zonës së ish-Bllokut. Autori i vrasjes së shtetasit Elton Çici mbetet ende i paidentifikuar nga grupi hetimor, ndërsa mësohet se ai mbante një kapele në momentin e ndodhjes së vrasjes. Policia ka hedhur dyshimet se ekzekutori është një ish-efektiv i policisë. Ndërkohë është raportuar se viktimës i është gjetur një armë në çantë. Elton Çiçi ishte i shoqëruar me disa persona të tjerë në tavolinën ku u qëllua me armë. E gjithë ngjarja ka zgjatur vetëm 10 sekonda, ku autori ka qëlluar 2 herë ne drejtim të Çiçës. Ky i fundit humbi jetën rrugës teksa transportohej për në spitalin e Traumës në kryeqytet.

Më poshtë disa imazhe të autorit të vrasjes së Elton Çiçit

Lajmet e fundit nga