Connect with Us

Dokumentat/ Rama iu jep mijëra metra katrorë pronë publike miqve dhe klientëve të tij

Aktualitet

Dokumentat/ Rama iu jep mijëra metra katrorë pronë publike miqve dhe klientëve të tij

Publikuar

-

Nënkryetarja e Departamentit të Pushtetit Vendor në PD, Dhurata Çupi ka deklaruar sot se mijëra metra katrorë tokë dhe truall publik janë dhënë për klientët e Kryeministrit Edi Rama. Përmes një deklarate nga selia blu, Çupi tha se në çdo mbledhje qeverie, shefi i qeverisë ndan me koncesion, toka, pyje e kullota, pasuri publike, pa asnjë transparencë, pa kriter, duke ndjekur rregullin e vetëm që është në fuqi.

Deklarata e plotë e Nënkryetares së Departamentit të Pushtetit Vendor në PD, Dhurata Çupi

Partia Demokratike denoncon sot para mediave dhe opinionit publik një skemë korrupsioni që shënon një tjetër kulm të babëzisë së Edi Ramës dhe oligarkëve në pushtet. Bëhet fjalë për marrjen dhe ndarjen e pasurive publike, të mijëra metrave katrorë toke dhe truall për klientët dhe shërbëtorët e qeverisjes së korruptuar të Edi Ramës.

Konkretisht:

  1. Edi Rama i ka dhënë Kaselit, ish-Ndërmarrjen e Gomave, ish-NPV-në dhe ish-Fabrikën e Tubave. 10 mijë metra katrorë në mes të Durrësit i merr shërbëtori i Ramës, ai që po hedh betonin e paligjshëm të Erion Veliajt në Parkun e Liqenit.

Ja ku është vendimi i qeverisë.

  1. 52 mijë metra katrorë në mes të Elbasanit, ish-rezervat e shtetit, i shkojnë Lucës së Rozafës.

Ja vendimi i qeverisë.

  1. Më i favorizuari mbetet komisari i Jugut, Kokëdhima, i cili u ka vënë syrin pronave më të mira të bregut. E ka nisur me një pronë të Ministrisë së Mbrojtjes në Lukovë, ku një prej objekteve në vendin më të favorshëm turistik me 2135 metra katrorë i jepet Kocos.
LEXO EDHE:  Shkon në 39 numri i personelit shëndetësor të shëruar nga Covid-19

Pronë që do të kthehet në biznes privat, që të prodhojë para për komisarin e Jugut.

Ja vendimi i qeverisë.

Në çdo mbledhje qeverie, Edi Rama ndan me koncesion, toka, pyje e kullota, pasuri publike, pa asnjë transparencë, pa kriter, duke ndjekur rregullin e vetëm që është në fuqi;

Gjithçka për vete dhe oligarkët.

Ka 3 vite që nuk ka asnjë vendim transferimi të pronave publike tek njësitë vendore. Ka 3 vite që ish-pronarëve nuk u kthehet asnjë m2 truall.

Dhe prej 3 vitesh, pasuria e tij dhe e oligarkëve vetëm shtohet dhe rritet.

Ky është korrupsioni me të cilin sundon Rama: miliona euro, qindra pasuri publike të zhvatura, të plackitura, vjedhje në çdo drejtim, në çdo degë të qeverisë.

Kjo është arsyeja se pse në Shqipëri ka pllakosur zia ekonomike, ka më pak vende pune dhe punësim, më pak konsum dhe më pak investime, ka më shumë varfëri dhe mjerim.

Dokument1 Dokument2 Dokument3

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Meta sërish thirrje për Referendum/ Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve

Publikuar

-

Nga

Meta sërish thirrje për Referendum/ Vetëm populli do t'ja u kthejë legjitimitetin institucioneve

22 vite më parë u bë Referendum i 22 nëntorit 1998, ku u miratua Kushtetuta nga populli.

Duke marrë shkas nga 22 vjetori i Referendumit, presidenti Ilir Meta ka bërë një thirrje të fortë për qytetarët.

Ai kërkon një tjetër Referendum, ndërsa thekson se vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve.

Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli.

Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”.

Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit”, shkruan Kreu i Shtetit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Grumbullimet e qytetarëve/ Manastirliu thirrje të fortë: Merreni seriozisht rrezikun e Covidit

Publikuar

-

Nga

Grumbullimet e qytetarëve/ Manastirliu thirrje të fortë: Merreni seriozisht rrezikun e Covidit

Duke marrë shkas nga disa foto të publikuara në media, ku shihet që qytetarët janë grumbulluar në vende të ndryshme pavarësisht situatës shëndetësore në vend, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë një thirrje të fortë.

Ministrja e Shëndetësisë deklaron se këto pamje na tregojnë se qytetarët nuk po e marrin shumë seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave.

Socialistja kërkon që qytetarët duhet të reflektojnë dhe të përdorin të njëjtat armë që po përdor e gjithë bota në betejën përballë Covid-19.

Të dashur qytetarë,

Kjo pamje do të ishte e zakonshme në një kohë tjetër. Në një kohë normale. Pa pandemi. Pamje si kjo tregojnë që nuk po e marrim seriozisht rrezikun që sjell mos zbatimi i rregullave të vendosura.

Virusin e parandalon kujdesi në sjelljen e gjithësecilit, e parandalon përgjegjshmëria qytetare në këtë kohë pandemie që vjen një herë në 100 vjet. Ne do të vazhdojmë të bëjmë të pamundurën, duke vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet tona, në shërbim të mbrojtjes së jetës nga virusi i rrezikshëm.

Por duhet të kuptojmë se burimet përballë pandemisë nuk janë të pafundme. Nuk janë të tilla për asnjë shtet të botës. Askush nuk e do kufizimin e mënyrës së të jetuarit. Por një pyetje e arsyeshme, që gjithësecili prej nesh duhet t’ia bëjë vetes në këtë kohë sfiduese për mbarë globin është:

Çfarë po bëj për ta shmangur rrezikun? Çfarë po bëj për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur, nga ky virus i rrezikshëm? Në luftë përballë Covid-19, ne kemi ato armë dhe mjete që po përdor sot e gjithë bota, por që jo të gjithë po i përdorim”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Babai e dorëzoi në jetimore kur ishte foshnje/ Djali bashkohet me nënën pas 45 vitesh

Publikuar

-

Nga

Nënë e bir janë ribashkuar pas 45-vitesh. Në rubkrikën “Ka një mesazh për ty” tek e “E diela Shqiptare” është trajtuar rasti i Fatmirit i cili u nda nga nëna e tij Havaja që kur ishte foshnjë.

Gjatë emisionit u tregua historia e dhimbshme e Havasë dhe djalit të saj. Një ngjarje e tmerrshme çoi në ndarjen e prindërve biologjikë të Fatmirit, Reshitit dhe Havasë. Babai e mori foshnjën nga nga nëna biologjike dhe nga pamundësia për t’a rritur e dorëzoi në jetimore.
Edhe pse krijoi familje të re, Havaja e kerkoi por nuk mundi dot t’a gjente vogëlushin e saj. I’a morën tre muajsh dhe e gjeti 45 vjeç.

Fati deshi që nënë e bir të ribashkoheshin si në historitë nëpër filma./CNA.al

LEXO TE PLOTE