LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Praktikat zgjedhore në SHBA

1 Maj 2016, 19:01, Kosova & Bota CNA

Në SHBA Kushtetuta amerikane nuk i përmend me asnjë fjalë partitë. Ato lindën në përpjekjet për arritjen e kushtetutës dhe i kanë ndryshuar gjatë rreth 200 vjetëve disa herë emrat e tyre. Ato nuk kanë aparate partiake të organizuara mirë. Për më tepër atopërbëhen nga një numër i madh komitetesh partiake lokale, të cilat në shtetet përkatëse veprojnë tepër të pavarura dhe që vetëm në zgjedhje bashkohen në koalicione të lira interesash.

Nuk ekzistojnë hiearki të qëndrueshme funksionarësh dhe udhëheqësish partiakë. Po ashtu nuk ekzistojnë as programe partiake të miratuara në kongrese të partisë me perspektiva ideologjike për të ardhmen. Në zgjedhje vihen në diskutim problemet aktuale dhe mundësitë pragmatike të zgjidhjes së tyre. Pas zgjedhjeve, partitë shndërrohen prapë në fragmente lokale.

Qysh prej 200 vjetësh, zgjedhjet organizohen sipas parimit të shumicës, d.m.th. i zgjedhur trajtohet kandidati i cilli usanë zonën e tij elektorale ka fituar shumicën e votave. Shanse për t?u zgjedhur kanë vetëm kandidatët e partive të mëdha. Për këtë shkak, jetën politike në SHBA, që nga fillimi e kanë përcaktuar dy parti kryesore. Kjo shpjegon stabilitetin e madh të shtetit që nga themelimi i tij.

Në aspektin organizativ, partite amerikane nga baza lokale, niveli rajonal(county), e deri tek organizimi shtetëror, i cili shtrihet në përfaqësimin kombëtar, veprojnë në komitete autonome, të cilat zgjidhen nga anëtarët e partisë përmes delegimit në zgjedhjet paraprake brendapartiake apo të organizuara nga shteti. Meqenëse partitë veprojnë kryeshisht si shoqata elektorale, synojnë zënien e posteve publike për kandidatët e tyre (për këtë arsye edhe organizimi i partive qysh në vitin 1870 i është përshtatur ndarjes hapësinore të zonave elektorale [voting districts]), ndikimi i degëve lokale dhe i county committees është tepër i madh, për arsye se numri më i madh i pozitave plotësohet në nivelin komunal dhe atë county. Në nivelin e shteteve federale partia e koordinon para së gjithash çështjen e zgjedhjeve për Kongres, përpiqet ta mbajë për komunikim shumicën e komiteteve, përpilon konceptin e përgjithshëm politik të partisë në shtet dhe mbledh mjete financiare për financimin e aktiviteteve të ndryshme.

Në nivelin kombëtar, partitë amerikane kanë zhvilluar tri thelbe kristalizimi: kryetarin e partisë (national chairman),kryesinë e partisë (national committee) dhe kongresin e partisë (national convention). Megjithatë, ato nuk janë në asnjë mënyrë kreu i një hierakie të modelit evropiano-gjerman, ku urdhërat jepen nga lart. Kryetari i partisë, zakonisht i emëruar nga kandidati përkatës i partisë për postin e presidentit, në pajtim  me kryesinë e partisë, duhet të koordinojë punën e partisë në nivelin federal, të bëjë punë publike, të mbajë kontakte me organizatat përkatëse shtetërore dhe të përgatisë zgjedhjet në nivelin kombëtar. Në punën e tij, ai përkrahet nga kryesia e partisë, e cila mblidhet rrallë, përfshin delegatët e të gjitha 50 shteteve federale dhe është një organizim shumë heterogjen.

Kongresi i partisë (national convention) ka për detyrë të kryejë funksione të rëndësishme. Ai emëron kandidatët e partisë për postin e presidentit dhe të zëvendëspresidentit dhe e miraton programin e partisë (party platform) dhe statutet e saj.Kongreset e dy partive mblidhen çdo katër vjet dhe përbëhen nga delegatët e shteteve përkatëse federale. Numri i përgjithshëm i tyre llogaritet sipas një formule të komplikuar ndarjeje: prej vitit 1992, kuvendi federal i demokratëve numëron
4282 delegatë (dhe 1170 zëvendësdelegatë, të ashtuquajtur alternaties), ai i republikanëve 2206 delegatë dhe po aq alternaties. Federalizmi pra është shumë i zhvilluar edhe në fushën e organizimit partiak. Po të përjashtohet përfaqësimi i përhershëm i fraksionit të demokratëve dhe atij të republikanëve në Kongresin në Uashington, mund të thuhet se partitë amerikane, vetëm në vitin e zgjedhjeve presidenciale dalin si fuqi mbirajonale.

Ligjet e shteteve përkatëse federale rregullojnë edhe kornizën juridike të sistemit partiak, shkallën minimale të demokracisë brendapartiake, procedurat e emërimit të kandidatëve për postet e partisë dhe së bashku me rregulloret federale të paktën pjesërisht fushën e komplikuar të financimit të partive. Financimi i tyre, po të përjashtohen subvencionet e shtetit gjatë zgjedhjeve presidenciale, bazohet plotësisht në donacionet vullnetare./politike.al (http://www.dadalos.org)

Lajmet e fundit nga