LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pogradec/ Falsifikoi dokumentat shkollore, procedohet penalisht ish-Drejtori i Gjimnazit

1 Maj 2016, 13:35, Aktualitet CNA

Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik-Financiar, kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit T.B, 50 vjeç, banues në Pogradec. Procedimi ndaj tij filloi pasi, nga verifikimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në vitin 2011, kur ka qenë me detyrë Drejtor i Shkollës së Mesme të Përgjithshme, në fshatin Trebinjë, ka falsifikuar regjistrin e amzave dhe ka lëshuar vërtetime dhe dëftesa pjekurie të falsifikuara, për  persona të ndryshëm,  të cilët  nuk kanë  frekuentuar këtë shkollë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: ?Falsifikimi i dokumenteve shkollore? parashikuar nga neni 187/2 i Kodit  Penal.

 

Lajmet e fundit nga