Connect with Us

Franca me humor të keq – Një vit para zgjedhjeve presidenciale

Aktualitet

Franca me humor të keq – Një vit para zgjedhjeve presidenciale

Publikuar

-

Një vit para zgjedhjeve Franca duket e paralizuar. Ekonomia rënkon, e bashkë me të edhe klasa politike që nuk ka qenë e suksesshme me reformat. Ndërsa populli proteston.

Atmosfera

„Jemi në një pikë kthese. Një pjesë e popullsisë i mbyll sytë para reformave, të tjerët po e kuptojnë se diçka nuk shkon. Njerëzit nuk kanë më besim tek politika. Fillimisht ishin të djathtët në pushtet, pastaj të majtët. Të gjithë ishin zhgënjyes”, thotë studentja e kulturologjisë, Gabrielle. 20 vjeçarja e ndan bashkë me miliona francezë përçmimin për politikën. Kjo është baza e protestave të të majtëve dhe e suksesit të Frontit Nacional djathtist. Një pjesë votuesish do që të ngjiten në pushtet njëherë politikanë “të tjerë”.

„Në Francë të gjithë duan diçka ndryshe – politikanët, popullit, punëtorët. Ata duhet të flasin njëherë me njëri-tjetrin. Jemi ekonomia e pestë e botës dhe kemi miliona të papunë”, thotë regjisori Gilles Saulnier. Papunësia dhe një nevojë e papërcaktuar për ndryshime kanë krijuar një lëvizje të re nëpër qytete, „Nuits Debout“ – forume diskutimi netëve me një lloj fryme të lehtë revolucionare, herë pas here ka përleshje edhe me policinë.

Frankreich Paris Gedenkveranstaltung AlgerienkriegHollande- Presidenti i pasuksesshëm

Ekonomia

Nganjëherë e ngre kokën edhe suksesi: Javën e shkuar Franca arriti të mënjanojë si konkurrente Gjermaninë duke siguruar një porosi 35 miliardë euro për ndërtimin e nëndetëseve për Australinë. Parisi duartrokiti, por suksesi është i pjesshëm. „Jam i zemëruar me qeverinë“, thotë Bertrand Boissier, kreu i prodhuesit të kabllove, BMS dhe zëvendëspresidenti i Dhomës Franceze të Tregtisë. “Tani pikërisht jo shumë larg zgjedhjeve papritur ekonomia është në gjendje më të mirë, sipas numrit të të papunëve. Ndërkohë që firmat vazhdojnë të falimentojnë radhazi dhe i nxjerrin në rrugë njerëzit. Ekonomia është mizerabël.”

Të dhënat e mbështesin këtë pohim: Nga viti 2010 Franca mban si barrë një deficit buxhetor të lartë te 4-5%. Paralajmërimet nga Brukseli për shkeljen e kufirit buxhetor thjesht futen në dosjet zyrtare. Këtë vit deficiti do të ulet në 3,5% bëri të ditur me krenari ministri i Financave. Ndërsa rritja ekonomike është shumë e vakët, 1,2%. Thembra e Akilit për presidentin francez, Francois Hollande është papunësia, sidomos ajo e të rinjve. Kuota e papunësisë kap shifrën 10% – hovi ekonomik ka tjetër profil…

Frankreich Ex-Präsident Nicolas SarkozySarkozy – Ish-presidenti që ndiqet nga skandalet

Të pashpresët

Motoçikleta nuk i ka sjellë shumë fat presidentit francez Hollande, dhe fajin nuk a pati afera e dashurisë me aktoren Julie Gayet. Presidenti bëhet qesharak, kur lëviz natën me motoçikletë me kostum dhe kokore, u tha atëherë. Por kjo anekdotë ka qenë më e pakta gjatë mandatit të tij, francezët më shumë janë të zemëruar me mungesën e vazhdueshme të suksesit të presidentit të tyre. Kur Francois Hollande u zgjodh president në vitin 2012, francezët festuan nëpër rrugë. Sot ai është presidenti më i pasuksesshëm i të gjitha kohërave: 87% e francezëve janë të pakënaqur me të.

LEXO EDHE:  Europa e ngërthyer nga Corona

Kjo ka të bëjë edhe me pritshmëritë ndaj presidentit socialist: Biznesi dhe miqtë e partisë që duan politikën e qendrës janë pro reformave të thella. E majta nga ana tjetër bllokon çdo lloj përpjekjeje që synon reformimin e shtetit social. Presidenti nuk mund t’ua plotësojë dëshirat të gjithëve. I ndodhur mes këtyre forcave kundërthënëse, presidenti la përshtypjen e një të pavendosuri dhe të pa orientuari. Vetëm vitin e shkuar, Hollande guxoi të niste reformat në xhunglën franceze të burokracisë. Shumë vonë, thonë kritikët. Sipas traditës franceze çdo lloj tentative për reforma ndeshet fillimisht me protesta. Vetë presidentit i mungonte guximi dhe vendosmëria brenda partisë së tij për të dhënë goditjen çliruese.

Francois Hollande ende nuk e ka vendosur nëse do të shpallë kandidaturën për vitin e ardhshëm. Sondazhet tregojnë se ai mbështetet vetëm nga 14% e francezëve, pas Marine Le Pen.

Frankreich - Marine Le PenSfiduesja djathtiste

Shpresëdhënësi

Në krahun e majtë të socialistëve ai konsiderohet tradhtar, në krahun e djathtë të tyre si njeriu i shpresës. Pas një iniciative politike “Përpara” ai shihet edhe si kandidat i mundshëm për president. Emmanuel Macron është 38 vjeç, para ngjitjes në postin e ministrit të Ekonomisë, ishte bankier. Mes funksionarëve socialistë ai konsiderohet herë si një figurë ekzotike, herë si një objekt urrejtjeje. Por francezëve iu pëlqen pavarësia e tij, lirshmëria dhe vullneti i tij. Sipas sondazheve, Macron mund të nxjerrë nga ringu politik në zgjedhjet presidenciale, kandidatin konservator, Nicolas Sarkozy.

Ministri e ka krijuar profilin me masa jo popullore: Ai angazhohet për orar pune të dielave, për heqjen e orarit 35 orë në javë, dhe reduktimin e ndihmës sociale. Po ashtu ai kritikon mungesën e shanseve të të rinjve emigrantë në periferitë franceze.

Kandidatët

Spektri politik në Francë është i gjerë dhe përmban fytyra zë njohura. Deri më tani e kanë bërë të ditur kandidaturën dhjetë vetë. Tek konservatorët Nicolas Sarkozy u shpreh shumë herët se kërkonte të futej sërish në pallatin presidencial. Por skandalet e së shkuarës e ndjekin Sarkozyn këmba-këmbës duke e bërë një figurë aspak të dashur për francezët. Shumica e francezëve preferon rivalin e tij, Alain Juppé, aktualisht kryebashkiak në Bordo. Në nëntor konservatorët do të vendosin për kandidatin e tyre.

Por rivalja kryesore mbetet Marine Le Pen, kandidate e Frontit Nacional. Sondazhet e nxjerrin atë me një fitore 30% që në raundin e parë –madje ajo mund të jetë kryesuese me votën proporcionale që në fillim, sepse të majtët, konservatorët e liberalët janë shumë të përçarë që ta ndihmonin Alain Juppén ta nxirrte jashtë loje Le Pen që në raundin e parë. Në balotazh shanset më të mira i ka Juppé. Ndërsa socialistët, po qe se nuk ndodh ndonjë mrekulli, duhet të përgatiten për një periudhë të gjatë thatësire. Por në fund duhet thënë se një vit konsiderohet një kohë e gjatë në politikë./DW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Si ndodhi plagosja e policit në Berat/ Vëllezërit që dhunuan efektivin përdorues droge

Publikuar

-

Nga

Si ndodhi plagosja e policit në Berat/ Vëllezërit që dhunuan efektivin përdorues droge

Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja me armë zjarri e e policit Julian Xhahalili mbrëmjen e sotme në Berat.

Tre vellezërit që e dhunuan dhe tentuan ti marrin armën janë Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini  40 vjeç, (përdorues të lëndëve narkotike), sipas asaj që raporton Report tv.

Ata kanë dhunuar fizikisht punonjësit e policisë dhe kanë tentuar ti rrëmbejnë armën njërit prej tyre.

LEXO EDHE:  Franca: Zgjedhje në kohën e terrorit

LEXO EDHE:  Kriza e NATO-s/ Francë, duhet të flasim!

Gjatë konfrontimit fizik mes tij dhe vëllezërve arma ne brez te policit ka bërë qitje te pavullnetshme duke i shkaktuar plagë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha e refuzoi/ Reagon menjëherë Rama: Lëre pas politikën e sherrit

Publikuar

-

Nga

“Po qesh pak o burrë”/ Rama tregon ndryshimet që pësoi pas tërmetit, ja ç’mendoj kur zgjohem

Vetëm pak minuta më parë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, refuzoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për bashkëqeverisje.

Por i menjëherëshëm ka qenë reagimi i Ramës, i cili i është përgjigjur me ironi Bashës, duke i drejtuar edhe pyetje.

Kryeministri kërkon të dijë nga Basha se përse nuk e pranoi ftesën e tij për bashkëqeverisje, ndërsa i thotë të lërë pas politikën e sherrit.

Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale.

Ndërkohë, kujtojmë se sot Rama i bëri ftesë publikisht kryetarit të PD-së të distancohet nga presidenti Ilir Meta dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe të bashkëqeveriste me të për të mirën e Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Luftë për pushtet mes Gjermanisë dhe Francës?

LEXO EDHE:  Franca konfirmon se Navalny “është helmuar me Noviçok”

Por Basha i është përgjigjur negativisht kësaj ftese, duke thënë se koha e Ramës ka mbaruar./ CNA.al

Rama thirrje për bashkëqeverisje/ Basha i përgjigjet ftesës

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Je mpirë nga trutë e kokës nga Basha, vjen si karabush këtu”/ Plas keq mes Murrizit dhe kandidatit të PD

Publikuar

-

Nga

“Je mpirë nga trutë e kokës nga Basha, vjen si karabush këtu”/ Plas keq mes Murrizit dhe kandidatit të PD

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Shqipërisë, Myslim Murrizi dhe kandidati i PD Agim Baçi janë përfshirë në një debat të ashpër mbrëmjen e sotme në Report Tv.

Debati mes tyre ndodhi teksa Murrizi komentonte deklaratat e Ramës i cili sot tha se pas fitores së 25 prillit gati të bashkëpunoj me Lulzim Bashën, me kushtin që të distancohet plotësisht nga Berisha e Meta.

Murrizi, se këto prej shumë vitesh kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe se në ideoligji nuk ndahen që nga viti ’45, pasi nuk ka një botëkuptim ndryshe për të djathtën dhe të majtën.

Në këtë moment ndërhyri kandidati për deputet i PD-së Agim Baçi, i cili i kujtoi Murrizit se ka qenë pjesë e PD-së dhe këtë gjë mund ta kishte deklaruar brenda forumeve të partisë.

Pas ngritjes së toneve Agim Baçi braktisi studion.

Debati:

Murrizi: E vërteta është se nuk është se po ndodh ndonjë qamet i madh prej 30 vitesh post komunizëm ka disa qeversje të përbashkëta dhe vendime në dëm të qytetarëve të përbashkëta.  E pse u duket habi se kanë ndërmend që të qeverisiin. Vetëm hallin e shqiptarëve kanë këta, për kombin për vaksinat.Nuk janë ndarë këta, bashkë kanë qenë që nga ’45 vjet, 75 vjet. Nuk ka ndarje në ideologji, në koncept, për të djathtë edhe të majtë.

LEXO EDHE:  Franca vihet në lëvizje pas tërmetit tragjik në Shqipëri/ Këshilli i Ministrave gati marrëveshjen

LEXO EDHE:  Gjermania është e dënuar ta udhëheqë Evropën

Baçi: Ke qenë pjesë e PD-së nuk e ke denoncuar këtë pjesë?

Murrizi: E kam denoncuar!

Baçi: Vetëm pasi ike nga PD-ja!

Murrizi: Kur duhet ta denoncoja?

Baçi: Gjërat thuhen brenda forumeve, i gjykojmë politikanët me akte publike, dhe jo ato që thuhet nën banak.

Murrizi: E kam denoncuar, ti e di që kam qenë kandiduar i pavaruar?

Baçi: E di ke kandiduar me partinë e Legalitetit, ke lëvizur sa andej-këtej.

Murrizi: I pavarur, a je i ftilluar nga memoria?!

Baçi: Pse nuk e përmend që ke qenë me Legalitetin?

Murrizi: Ti je i mpirë nga trutë e kokës nga Basha. Ky vjen si karabush këtu. Hape PLL-në në 2009 ka qenë me PD aleate.

Baçi: Zotëri! Mua mos mu drejto me ato fjalë!

Murrizi: Unë drejtohem me çfarë të kem qef, gishtin mos ma drejto mua, unë nuk kam ardhur këtu që të duroj dënglat e tua

Baçi: Mua mos mu drejto me këto fjalë, ndërpite!

Murrizi: Nuk duroj mashtrimet e tij! Mua më kanë zgjedhur qytetarët dy herë! (Largohet Baçi nga studio)

LEXO TE PLOTE