Connect with Us

Transportonin 16 kg kanabis/ Arrestohen 2 persona në Tiranë

Kronika

Transportonin 16 kg kanabis/ Arrestohen 2 persona në Tiranë

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, të cilët po transportonin lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. Burimet bëjnë me dije se në kuadër të operacionit “Flash 2 ”, në prangat e policisë kanë rënë shtetasit:

  1. Klodian (Ergys) Çela, i biri i Shaban dhe i Fatimes, 42 vjeç lindur në Lushnjë dhe banues ne Tirane rruga “Selitë”, me shtetesi dhe kombesi Shqiptare, me gjendje gjyqesore i padënuar më parë, me gjendje civile beqar, i vetë identifikuar
  2. Fridiol Kushova, 24 vjeç, lindur ne Skrapar dhe banues në Tiranë rruga “Irfan Tomini”, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, me gjendje gjyqësore i pa dënuar më parë, me gjendje civile beqar, i identifikuar.

Finalizimi i këtij operacioni u bë pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr. 1 Tiranë ku në rrugën ‘Tish Daia” në automjetin me targë AA 175 JT shtetasit e lartpërmendur janë kapur në flagrancë me një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa ku pas peshimit me peshoren elektronike rezultoi me peshë prej 15 kilogram e 954 gramë e ndarë në 6 qese plastmasi me ngjyrë të zezë .

LEXO EDHE:  Kryegjyqtari në Vetting/ Zbardhet pasuria e Eriol Roshit

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Klodian Çela i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materjale sasia prej 588.6 gramë lënde narkotike e dyshuar kanabis sativa dhe 0.2 gramë lënde narkotike e dyshuar “kokainë” .

Provat materiale te sekuestruara gjate operacionit “FLASH 2” janë:

Sasia prej 16 kilogramë e 546.2 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Sasia prej 0.2 gramë lëndë narkotike e dyshuar “kokainë”.

3 telefona celualare,

1 automjet Toyota me targa AA 175 JT.

Materialet procedurale do ti dërgohen pranë Prokurorisë së Tiranës për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotikeve në bashkëpunim” në ngarkim te shtetasve Klodian Çela dhe Fradiol Kushova.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

U pezulluan nga SHÇBA/ Gjykata rikthen në detyrë dy policët

Publikuar

-

Nga

Gjykata e Krujës rikthen në detyrë dy punonjësit e policisë të pezulluar për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për policët Muharrem Celami dhe Kadri Daci, të cilët janë ndihmës-specialistë për Rendin në Komisariatin e Policisë Krujë.

Gjykata la në fuqi kërkesën e Prokurorisë për 5 policët e tjerë, të cilët u pezulluan me vendim gjykate.

Kujtojmë se më 7 shkurt, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat i pezulloi nga detyra pas një hetimi disa mujor.

LEXO EDHE:  Kryegjyqtari në Vetting/ Zbardhet pasuria e Eriol Roshit

LEXO EDHE:  Panik në Tiranë/ Tre dyqane përfshihen nga flakët

Ata akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit, ndërtimin pa leje, kanë manipuluar apo fshehur ngjarje kriminale, kanë penguar zbulimin e fakteve dhe të vërtetës dhe nuk kanë raportuar disa ngjarje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kishin kërkuar azil/ Riatdhesohen nga Franca dhe Belgjika 40 shqiptarë

Publikuar

-

Nga

40 shtetas shqiptarë janë riatdhesuar nga Franca dhe Belgjika.

Blutë bëjnë me dije se mesditën e sotme, me anë të një fluturimi me charter, të nisur nga Lille, në Francë, u riatdhesuan 40 shqiptarë, nga të cilët 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika.

Mësohet se prej 1 janarit 2020 e deri sot janë riatdhesuar 808 shtetas shqiptarë, të kthyer deportiv dhe të riatdhesuar nëpërmjet fluturimeve me charter, në bashkëpunim me Frontex-in, të cilët kanë pasur si qëllim kërkimin e azilit në vendet e BE-së.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil në Francë apo në çdo shtet tjetër të BE-së dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil, pasi rezultati në të dyja rastet do të jetë negativ.

LEXO EDHE:  Ekstradimi për në Itali/ Nis gjykimi për “bosin” e drogës

LEXO EDHE:  Tërmeti godet veriun e Shqipërisë/Lëkundet dhe Tirana

Policia thekson se Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në Vlorë/ Digjen disa hektarë me shkurre

Publikuar

-

Nga

Flakët e zjarrit kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre në qytetin e Vlorës.

Dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme, ku si pasojë e flakëve janë djegur disa hektarë me shkurre.

Për shkak të terrenit të vështirë, pasi është një zonë moçalore, zjarrfikësja e ka shumë të vështirë që të ndërhyjë për të shuar zjarrin.
Mësohet se në vendngjarje është vetëm policia e Orikumit e cila po mbikqyr situatën./CNA.al

LEXO TE PLOTE