LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Taulant Balla, biznes me drutë e prera në Librazhd”

30 Prill 2016, 17:09, Aktualitet CNA

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili denoncon deputetin socialist Taulant Balla. Sipas qytetarit dixhital, Balla ka një biznes me shtetasin Flamur Veizi, të cilët grumbullojnë drutë e prera në shkelje të moratoriumit.

Statusi i ish-Kryeministrit Sali Berisha

Taulant Ballen dhe Flamur Veizin qe dalin mbi ligjin dhe shkelin moratoriumin e ndalimit te prerjes se pyjeve, vazhdojne prerjen masive te pyjeve dhe grumbullimin e druve ne zonen e fshatit Stranik. Me poshte keni te plote mesazhin e tij.

Denoncimi i qytetarit

“-Z. Berisha ju uroje shendet ju dhe familjes suaj. Ne Librazhde ne fshatin Manastirec ka me shume se nje muaj qe eshte vendosure postobllok policie,midis tyre edhe nje polic ushtarak,dhe qe askush nuk e di pse jan aty…Pese gjashte kilometra me larte eshte fshati Stranik ku Krye hajduti Talunt Balla se bashku me Flamur Veizin me biznes te perbashket kan fillur serish grumbullimine druve te zjarrit pavarsishte moratoriumit ata ende vazhdojne prerjen e druve dhe grumbullimin e tyre. Kjo eshte lehtesishte e verifikueshme sepse drute jan ne fushen e veizit ne stranik. Policia kap fshataret e shkret me nje gomar drru dhe vendosin gjoba marramendese. Ju falenderoje per punen tuaj te palodhure, jeni shpresa jone e vetme. Ju lutem anonim edhe qofshi gjithmone zeri yne”

Lajmet e fundit nga