LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Statuti i PD-së si letër higjenike?!

30 Prill 2016, 18:17, Aktualitet CNA

Në fakt kushtetuta e një force politike nuk mund të jetë kurrë një letër higjenike, por kur ajo keqpërdoret bëhet thjesht e tillë.

Kryesia e PD ka miratuar në parim riorganizmin e PD-së në disa degë. Në fakt më shumë se riorganizim mbledhja e fundit duket se i ka shërbyer asaj që theksuam më lart, kthimit të statutit në letër higjenike për Enno Bozdon, por pa lenë mënjanë edhe vetë Lulzim Bashën dhe disa eksponentë të tjerë të cilët propozojnë dhe  miratojnë të tilla çmendurira.

Statuti i PD-së në Nenin 4 të tij thotë ?Partia Demokratike e Shqipërisë është një organizim politik i qytetarëve të grupuar me vullnet të lirë në strukturat e saj, të organizuara mbi bazën e ndarjes territoriale të vendit. Me vendim të Kryesisë së PDSH mund të formohen struktura organizative edhe mbi baza socio-profesionale?.  http://www.pd.al/statuti/ Pra PD në statut thotë se ndarja territoriale është baza e funksionimit të saj. Kryesia mund të krijojë struktura organizative mbi baza socio-profesionale, vetëm ketë të drejtë ka.

Në rastin konkret vendimi i kryesisë për ndarjen e degës të PD-së në Durrës,  duket të jetë skandal dhe shkelje statutore. Shkelje e bërë jo pa qëllim nga një grup brenda PD-së që duan të ndezin një sherr i cili nxitet nga ndonjë deputet i Durrësit për të larguar kryetarin e degës.

Ndahet dega në fshat dhe qytet kur në ndarjen territoriale është Bashkia Durrës. Shkelje e statutit për qëllime meskine dhe që e kthejnë kushtetutën e PD-së në letër higjenike për ata që përmenden më lart.

Por nuk është vetëm Durrësi shembull. Shkojmë më tej, riorganizohet dega e Korçës në përputhje me statutin, por edhe aty ku ka diçka të rregullt gjendet mënyra për të bërë shkelje. Dega e Korçës do ndahet në Korçë dhe Maliq. Për të dytën do ketë zgjedhje për të parën jo. Ne fakt dega e Korcës i ka pasur të dyja brenda dhe kryetari dhe kryesia ka përfaqësim nga komunat dhe bashkitë që përfshijnë të dyja njësitë. Enno bën zgjedhje vetëm në Maliq, Korça vazhdon siç ishte, megjithësë është në shkelje të statutit, pasi kreu i degën nuk është zgjedhur sipas ndarjes territoriale, por sipas një strukture të vjetër. Njësitë e bashkisë Maliq kanë pasur delegatë të cilët kanë qenë vendimarrës dhe faktor në rezultatin e degës Korçë, tani Maliqi do zgjedhe për herë të parë kryetar dhe kryesi si degë më vehte, Korça do mbajë kryesi dhe kryetar, atë që ja zgjodhi dhuratë po Maliqi.

E njëta situatë si në Korçë është edhe në Shkodër. Ndarja është dega Shkodër dhe dega Vau Dejës. Ska asnjë ndryshim nga Korça. Zgjedhje vetëm tek Vau Dejës në Shkodër vazhdon kryetari dhe kryesia që ka zgjedhur një strukturë tjetër tashmë e delegjitimuar me statut dhe veprime konkrete organizative.

Një tjetër rast kur statuti është thjesht një letër higjenike në duart e disa të papërgjegjëshmve është edhe Pogradeci. Në degën Pogradec ska ndarje të re administrative, Bashkia u fitua nga PD, kryetari është legjitim, por aty do ketë zgjedhje në degë. Pse? Sepse Fahri Balliu dhe disa qenër që i vijnë nga pas duan të kapin drejtimin e degës dhe të vendosin vajzën e tij kandidate për deputete. Pazar i vjetër ky i Fariut me Bashën.

Këto janë disa nga ato raste që tregojnë se statuti shkelet dhe përdoret nga disa idividë në PD si një letër higjenike, dhe kur ju duhet ja u përplasin njerzve në surat. Por këto veprime në këtë moment thjesht dëmtojnë partinë më të madhe opozitare, nxisin përçarje të mëtejshme dhe e dobësojnë atë, disa muaj përpara zgjedhjeve parlamentare./citynews

 

Lajmet e fundit nga