LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkodër/ Humb jetën një punëtor ndërtimi në fshatin Grudë

30 Prill 2016, 17:15, Aktualitet CNA

Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën ditën e sotme në fshatin Grudë të Shkodrës. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se viktima është identifikuar të jetë shtetasi Gjin Leka, 48 vjeç. Të njëjtat burime thanë se 48-vjeçarin e kanë zënë rrënojat e objektit ku po punonte. Raportohet se Leka u dërgua në spital, por nuk arriti të mbijetonte. Grupi hetimor ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen  e shkaqeve të ndodhjes së ngjarjes.

Lajmet e fundit nga