LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përgjimet e terroristëve/ Do sulmoj Vatikanin, armët i gjejnë shqiptarët

28 Prill 2016, 17:53, Aktualitet CNA

Italia mund të jetë shënjestra e radhës nga terroristët xhihadist. Lajmi është bërë i ditur nga policia italiane pas arrestimit të gjashtë personave pasi dyshohen se kanë lidhje me ISIS-in. Gjashtë xhihadistët janë marokenë me shtetësi italiane dhe janë arrestuar në zonat Lecco, Varese dhe Milano. Mësohet se aksioni është realizuar mëngjesin e sotëm dhe sipas informacioneve të para, është shkatërruar një celulë terroriste e vendosur për të shkaktuar sulme të rënda në shtetin Italian.

Nga përgjimet telefonike, tregohet se personi kryesor i kësaj celule është regjistruar duke thënë se do të sulmonte Vatikanin dhe ambasadën e Izraelit, ndërsa armët do ja siguronte një shqiptar, pasi në tregun e brendshëm, nuk do kishte mundësi t?i gjente.

?Për këta armiq betohem, se nëse më siguroni familjen, betohem se do të jem i pari që do të sulmoj Italinë e krishterë, betohem se do të sulmoj Vatikanin, me vullnetin e Zotit?, ka thënë ai.

Gjithashtu, nga hetimet e zbardhura policore, dhe në përgjimin e bërë publik mes Abderrahim Moutaharrik dhe Mohamed Koraichi, të dy të arrestuar gjatë operacionit antiterrorizëm dëgjohet: Moutaharrik shprehet se ?dëshira ime është që të bëj një atentat në ambasadën e Izraelit, dhe kam kontaktuar me një shqiptar për të na siguruar armët pasi këtu nuk i gjen dot?./opinion

Lajmet e fundit nga