LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Humb kontrollin e makinës/ Ndërron jetë një shqiptar në Itali (FOTOT)

28 Prill 2016, 18:39, Aktualitet CNA

Një shtetas shqiptar ka ndërruar jetë pasditen e sotme, pasi u aksidentua për vdekje në një autostradë në Itali. Mësohet se viktima është është shtetasi Klodi Serra, shofer kamioni, por që sot po udhëtonte me një furgon tip Renault. Aksidenti ndodhi rreth orës 15.25 minuta në kilometrin e 21-t të autostradës Siena-Bettolle. Shqiptari punonte për një kompani në Perugia. Për arsye ende të paqarta, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur dy herë në autostradë. Mediat italiane shkruajnë se nuk është parë përplasje me ndonjë automjet tjetër.

Lajmet e fundit nga