Connect with Us

Homologu i Bushatit: Reforma në Drejtësi të bëhet realitet

Aktualitet

Homologu i Bushatit: Reforma në Drejtësi të bëhet realitet

Publikuar

-

Ministri i Jashtëm gjerman Frank Steinmeier tha sot se “tani është momenti që Reforma në Drejtësi të bëhet realitet”. Gjatë një konference të përbashkët shtypi në Berlin me ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati, shefi i diplomacisë gjermane theksoi se “ne e mbështesim këtë reformë me mundësitë që kemi dhe dua të shpreh qartësisht se reforma në drejtësi është një gur themel për rrugën drejt BE-së”. Ai vlerësoi procesin e reformës duke nënvizuar se “kur ndërmerren ndryshime në institucione, ka edhe kundërshtime nga vetë ato. Shpreh respekt për gatishmërinë që ekziston në Shqipëri për të tërhequr një ekspertizë sa me të gjerë ndërkombëtare, me qëllim që të kryhet një reformë sa më e gjerë e gjyqësorit. Këtë nuk e kemi parë gjithkund, e as nuk e kemi parë kudo në Ballkanin Perëndimor, prandaj besoj se ajo çfarë ju keni arritur përbën një model”, u shpreh Steinmeier.

Nga ana e tij ministri shqiptar Bushati ka vlerësuar rolin e vecantë të Gjermanisë në mbështetje të përparimit të rajonit të Ballkanit. “Është fakt që pavarësisht vështirësive me të cilat përballet kontinenti ynë dhe BE në këto kohë krizash, ne e kemi ndjerë nga afër mbështetjen nëpërmjet iniciativave gjermane, kryesisht me Procesin e Berlinit, si për sa i përket normalizimit të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Serbisë, por dhe një ecuri pozitive sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe një ritëm më pozitiv në bashkëpunimin rajonal i demonstruar në Konferencën për Ballkanin Perëndimor në Berlin, në Vjenë dhe së shpejti në Paris”, u shpreh ministri Bushati.

Shefi i diplomacisë gjermane duke theksuar rolin e Shqipërisë në rajon, si “një partner i rëndësishëm edhe në kontekstin e stabilitetit për të gjithë Ballkanin Perëndimor”, shpjegoi gjatë konferencës së shtypit se gjatë bisedimeve ishte shprehur shqetësimi për zhvillimet në Maqedoni. “Diskutuam së bashku se çfarë mund të bëjmë që të evitojmë konfliktet e mëtejshme të dhunshme në Maqedoni”, duke shprehur keqardhjen për situatën “pavarësisht përpjekjeve intensive nga BE-ja dhe veçanërisht të Komisionerit Hahn, i cili është i angazhuar prej muajsh ditë e natë dhe është përpjekur në bisedime me palët në konflikt për të gjetur një zgjidhje dhe garantuar legjitimitetin e zgjedhjeve të ardhshme”, nënvizoi ministri gjerman Steinmeier./VOA

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Nxehtësi përvëluese/ Zjarre në Itali dhe Jugun e Evropës

Publikuar

-

Nga

Jugu i Evropës po përjeton aktualisht një nga valët më të nxehta të kohës në dekadat e fundit. Italia, Greqia, Spanja, Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo Turqia po luftojnë me zjarret.

E gjithë Italia është përfshirë nga zjarret prej disa javësh. Disa nga rajonet qendrore dhe jugore kanë humbur dhjetëra-mijëra hektarë pyje. Në Sardenjë botanistët janë të alarmuar për shkatërrimin e biodiversitetit lokal si dhe për numrin e ullishtave që janë shkatërruar. Në Sicili zjarret arritën qytetin e Katanjës dhe rreth 150 vetë u desh të evakuohen nga deti. Edhe aeroporti i qytetit u mbyll për disa orë.

Arsyeja pse Italia po përballet me zjarre të shumta e ka burimin tek një kombinim i përgjegjësive politike, burokracisë për mbrojtjen e pyjeve dhe veprimeve kriminale dhe mafioze. Sipas Coldiretti, shoqatës më të madhe të fermerëve në Itali, të paktën 60% e zjarreve në Itali janë vënë me qëllim.

Mungesa në rezervat e ujit

Temperaturat e larta kanë shkaktuar edhe mungesa në rezervat e ujit. Sipas autoriteteve lokale rezervuarët në Sicili kanë rreth 78 milionë metra kub më pak ujë se vitin e kaluar, niveli më i ulët këtë dekadë. Për këtë arsye në janar 2021, qeveria siciliane ndau 20 milionë euro për fermerët për të përmirësuar kapacitetet e rezervuarëve të ujit.

Sipas një raporti të vitit 2019 të Qendrës Kombëtare Italiane për Kërkime (CNR) 70% e Sicilisë rrezikohet të shndërrohet në shkretëtirë. Në Italinë qendrore dhe jugore kjo shifër varion nga 30% në Sardenjë deri në mbi 50% në Pulia.

LEXO EDHE:  Mjekja shqiptare në Gjermani: Po testojmë vaksinën, mund të jetë gati brenda 4 muajve

LEXO EDHE:  Fushata antimafia e Salvinit fut në "sherr" politikën shqiptare/ Strazimiri replikon me Bushatin

Evakuime në rrethinat e Athinës

Edhe Greqia po përjeton valën më të keqe të nxehtësisë prej më shumë se tri dekadash. Zjarrfikësit grekë evakuuan nga rrethinat e Athinës mijëra banorë për shkak të zjarreve. Nga zjarret janë dëmtuar më shumë se 90 shtëpi, 27 biznese dhe janë djegur më shumë se 80 makina.

Autoritetet shëndetësore greke njoftuan se në Athinë janë regjistruar nivele deri në 465 mikrogram pjesëzash pluhuri të imët karboni për metër kub. Për krahasim kufiri që ka vendosur BE -ja është 50 mikrogramë për metër kub ajër.

Zjarret pushtojnë një termocentral në Turqi

Në bregdetin e Egjeut në Turqi u përfshi nga zjarret termocentrali Kermekoy në qytetin Milas. Para evakuimit punëtorët arritën të zbraznin rezervuarët ftohës të mbushur me hidrogjen. Për prodhimin e energjisë elektrike termocentrali përdor qymyr dhe naftë.

Javën e kaluar Ankaraja u detyrua të pranonte se numri i avionëve dhe i helikopterëve për të luftuar në mënyrë efektive flakët është i pamjaftueshëm. Megjithatë Presidenti Erdogan refuzoi ofertën e Greqisë dhe të Izraelit për të dërguar avionë dhe helikopterë. Ndërkohë BE-ja dërgoi tre avionë për të ndihmuar për shuarjen e zjarreve në Turqi.

Zjarret që po vazhdojnë prej më shumë se një jave kanë shkaktuar në Turqi tetë viktima dhe kanë shkatërruar zona të mëdha pyjore përgjatë brigjeve të Detit Egje dhe Detit Mesdhe. Mijëra qytetarë janë detyruar të zhvendosen nga shtëpitë e tyre./DW

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Luftë” me flakët në Korçë/ Zjarri rrezikon Manastirin e Shën Pjetrit

Publikuar

-

Nga

Zjarrfikësja, forcat  ushtarake por dhe vetë banorët prej orësh po luftojnë me flakët në Vithkuq të Korçës.

Ndërkohë, sipas report tv, flakët rrezikojnë të prekin edhe Monumentin e Kulturës, Manastirin e Shën Pjetri.

Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Gjergji Koki shprehet se që prej paradites po punohet për shuarjen e flakëve por era bë që ato të jenë prezente dhe të rrezikshme gjatë gjithë kohës duke rrezikuar Manastirin e shekullit të 17.

Gjergji Koki tha se rreth zonës së mbrojtur të Manastirit të Shën Pjetri është krijuar një kordon mbrojtës nga forcat zjarrfikëse, forcat ushtarake dhe banorët për të mos lejuar  që flakët të depërtojnë në monumentin e Kulturës.

LEXO EDHE:  Projektligjet e reja të emigracionit në Gjermani/ Roli i vizave të punës

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Rama- Meta, çarja me vijë të kuqe

“Prej orës 12:00 të ditës së sotme jemi informuar për një zjarr që po afrohej në manastir. Kemi sinjalizuar institucionet përkatëse dhe jemi duke luftuar me flaket që po i afrohet manastirit të Shën Pjetrit. Ky manastir është i shekullit të 17 dhe është me vlerat të jashtëzakonshme. Jemi impenjuar  të gjithë duke izoluar vetë zjarrin që në fillim dhe na dha kohë që të reagonin institucionet. ende situata është me rrezik për shkak të erës, kemi krijuar një kordon rrethues për zonën e manastirit për të mos lejuar që flakët e favorizuara nga era të depërtojnë në zonën e mbrojtur”, tha Koki.

LEXO TE PLOTE

Bota

E rëndë/ 21-vjeçarja ndërron jetë një orë pas dasmës, pa hequr ende fustanin e nusërisë

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një fshat egjiptian, ku një 21 vjeçare ka ndërruar jetë në ditën e saj të dasmës.

Mediat e huaja bëjnë me dije se nusja e re humbi jetën pas një sulmi në zemër vetëm një orë pas dasmës në shtëpinë e saj, ende pa hequr fustanin e nusërisë.

21 vjeçarja Isra Shaaban u ndje tepër e lodhur kur hyri në shtëpinë e saj të re në Fshatin Medoum, në provincën egjiptiane të Beni Suef. Vendasit më vonë thanë se kishin dëgjuar disa ulërima shqetësuese nga shtëpia.

LEXO EDHE:  Projektligjet e reja të emigracionit në Gjermani/ Roli i vizave të punës

LEXO EDHE:  Kongresi i CDU: Ditë të vështira për kryetaren e partisë

“Nusja ndjeu lodhje dhe dhimbje të mprehta në bark dhe gjoks pas përfundimit të dasmës. Ajo i kërkoi familjes së saj që të mos e linin vetëm dhe familjarët e dërguan në spital ku dha dhe frymën e fundit”, tha një banor pranë banesës së çiftit.

LEXO TE PLOTE