Connect with Us

Video/ Unaza e Vogël e filmuar me dron

Aktualitet

Video/ Unaza e Vogël e filmuar me dron

Publikuar

-

Bashkia e Tiranës ka publikuar një video ku shfaqen pamje të Unazës së Vogël, filmuar me dron. Përfundimi i punimeve të Unazës së Vogël u përuruan ditën e djeshme nga Kryebashkiaku Erion Veliaj.

VIDEO

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ervin Minarolli sekretari i qafirit/ Mohoi dorëheqjen nga gjiri i Lalzit

Publikuar

-

Nga

Dje në CNA.al u raportua lajmi se dy sekretarë të PD, ai i burimeve njerëzore dhe sakretari organizativ ishin dorëhequr. Një akt qytetar ky për tu vlerësuar pas atij rezultati katastrofik në 25 prill.

Por ashtu siç CNA.al kishte paralajmëruar “Pas këtij lajmi pritet që zyra e shtypit në PD të përgënjeshtrojë me justifikimin se janë fakenews të orkestruara nga Rama për të fshehur të vërtetën.
Në fakt fakenews i vetëm është që “Basha ka fituar zgjedhjet dhe që askush nuk po dorëhiqet”.

Pati një reagim nga Ervin Minarolli, sekretari i burimeve njerëzore që lajmin tonë e quante fake news. Mesazhi ne rrjetet sociale ndoshta është shkruar pas një dite plazh në Gjirin e Lalzit ku Ervin Minarolli kaloi jo vetëm fundjavën, por edhe fushatën elektorale ku nuk u angazhua asnjë ditë për asgjë.

Në faqen e tij në rrjetet sociale maksimumi ka shpërndarë FB-në e Lulit, se vetë mund të nxirrte vetëm foto nga Lalzi kur demokratët ishin në fushatë. U përpoqëm të gjenim ndonjë aktivitet të këtij sekretari që dje pas lajmit për dorëheqjen u mësua se ekzistonte.

Sekretar që nuk shkon në asnjë fushatë, por vazhdon pushimet pa ndalim në vilën e tij në Gjirin e Lalzit, aty nga ku përgënjeshtron ato që bën vetë. Pretendon që bën punë vullnetare kur në fakt nuk bën asnjë punë, nuk është se prish ndonjë punë, por i ka zënë kot vendin dikujt që në fushatë do kishte takuar 5 vetë e do angazhohej diku, nuk do futej në vilën e Lalzit dhe të shtynte kohën duke sharë Lulzim Bashën.

Ervin Minarolli për çudi ka 8 vite sekretar dhe askush në PD nuk e di çfarë bën ai. Asnjë ditë aktivitet elektoral, u tërhoq pasi Lulzim Basha për herë të dytë nuk e kandidoi fare. Kaq shumë vlente si sekretar Minarolli sa Luli nuk e futi fare në listë, kështu bëri edhe me paraardhësin e tij tij, Fatbardh Kadilli. Ndoshta edhe Minarolli pas dorëheqjes do ketë fatin e Kadillit, mund të ketë shpresa të kandidojë si kryetar pasi Lulit të humbë edhe në 2025.

LEXO EDHE:  Video-Lajm/ Uji mbulon autostradën Tiranë-Durrës

LEXO EDHE:  VIDEO- Më seksi se kurrë/ Pushimet e nxehta të Encës në Dubai

Ne e dimë mendimin e Ervinit për Lulin, edhe të miqve të tij që “me Lulin as në hale nuk shkohet dhe PD është marë peng nga mediokrit”. Në rast se do duhet, këto mesazhe, mund t’i bëjmë publike, por për të qenë më konfidentë ja vemë në dispozicion stafit të Bashës kur të ketë ai nevojë. Ndoshta Luli i ka ditur këto që nuk e kandidoi Ervinin dhe ky i fundit u tërbua gjatë fushatës dhe as nuk shkoi një ditë në seli , por reagimi i djeshëm na tregoi se sa pa shtyllë kurizore është një pjesë e atyre individëve që qëndrojnë poshtë hijes së Bashës.

Nuk bëjnë asnjë punë, nuk kanë asnjë votë, por sukses kanë vilat në Lalëz dhe kur bëhen lajm për mirë dhe mbi të vërtetën e tyre reagojnë në shërbim të kryetarit me shpresë se nesër do kenë një kockë.
Në fakt nesër Minarolli s’do jetë më sekretar sepse ka dështuar, s’do jetë më as anëtar kryesie se nuk e voton askush, do jetë një njeri që do mbahet mend në histori se i vetmi akt që bëri në 8 vite u mohua në shërbim të zhdukjes nga poltika, ku lloz hyri e lloz doli./CNA.al

PLAS NË PD/ Dy sekretarë dhe drejtues lokalë japin dorëheqjen

CNA.al e paralajmëroi/ Ervin Minarolli “pendohet” për dorëheqjen si sekretar i PD

 

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Takimi i ministrave të BE-së/ Ballkani Perëndimor pjesë e axhendës

Publikuar

-

Nga

Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë në takimin e Këshillit të çështjeve të jashtme për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe për raportet me Shtetet e Bashkuara. Sipas burimeve në BE, ky do të jetë ky një rast për të përsëritur përkushtimin ndaj Ballkanit Perëndimor, por edhe për të forcuar angazhimin për realizimin e perspektivës evropiane të rajonit.

Vazhdimi i dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe përplasjet e brendshme politike në Bosnje e Hercegovinë janë çështjet të cilat kanë tërhequr më së shumti vëmendjen e BE-së dhe për to pritet që sot (10 maj) të diskutohet më së shumti. Sa i takon procesit të zgjerimit të BE-së kjo temë do të jetë në rend dite të martën kur takohet Këshilli i çështjeve të përgjithshme, po ashtu në nivel ministrash.

Burimet diplomatike në BE janë shprehur se tash, pasi edhe në Kosovë edhe në Serbi ka një qeveri me mandat dhe mbështetje të qartë të elektoratit, është krijuar një rast për të arritur marrëveshje për normalizimin e raporteve në kuadër të dialogut të cilin e lehtëson Bashkimi Evropian. Por, në BE pranojnë se ka ende paqartësi sa i përket vazhdimit të dialogut. Një tentim i BE-së për të organizuar një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me 11 maj kishte dështuar pasi pala kosovare nuk e kishte konfirmuar këtë takim dhe kishte thënë se i duhet kohë për tu përgatitur më mirë për vazhdimin e dialogut.

LEXO EDHE:  Video-Lajm/ Uji mbulon autostradën Tiranë-Durrës

LEXO EDHE:  Video/ E sapolindura përqafon të ëmën pak sekonda pas lindjes

Pritet që në takimin e Ministrave të jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi pos Përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell të flasë edhe i dërguari i posaçëm për dialog, Mirosllav Lajçak.

Sa i përket situatës në Bosnje e Hercegovinë, Përfaqësuesi i lartë, Borrell ka shprehur shqetësim për rritjen e gjuhës nxitëse dhe tensionimin e situatës, sidomos pas zërave se mund të ketë ndryshim të kufijve. Ai ka bërë ftesë që diskutimet e tilla për ndryshim kufijsh dhe për luftë të marrin fund dhe liderët politikë të angazhohen në reformat ë cilat do ta afrojnë shtetin me Bashkimin Evropian.

“Retorika e cila vë në dyshim integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës duhet të ndalet. Debatet për secesion, kufij të ri, ndarje të mëtejmë në linjat etnike dhe luftë, janë të rrezikshme dhe të papranueshme”, ka shkruar Borrell në një komunikatë të lëshuar në prag të diskutimit të sotëm të ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian.

Në BE janë shprehur optimistë se me administratën e re amerikane mund të ketë një bashkëpunim më të madh edhe në realizimin e agjendës së përbashkët në rajonin e Ballkanit Perëndimor.REL

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

“Asnjë i shtruar në 24-orët e fundit”/ Tritan Kalo: Dalja prej tunelit po afrohet shpejt

Publikuar

-

Nga

Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit nuk është regjistruar asnjë shtrim në spital me Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalo shprehet se nuk është momenti për të hapur shampanjat por duhet ruajtur ende vigjilenca.

Mjeku shprehet besimplotë se fundi i tunelit të pandemisë po afrohet më shpejtë.

Kohë kovidiane…. 10.05.2021…. Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid-1/Shërbimin Infektiv të QSUNT….Ndërgjegjësimi, përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, MHD (Maskat, Higjena personale dhe kolektive, Distancimi fizik) dhe Vaksinimi në ritme të përshpejtuara, po na bëhen aleatë të fuqishëm në luftën tonë kundër armikut të padukshëm, “flamës mbarëbotërore” të Pandemisë nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19….

Lehaqenët dhe gojët koprolale kundër vaksimit, vetëm ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët…. NËSE për arsye të mos dijes, të mos dëshirës për jetën, të hatërmbetjeve politike yshteni të thoni ndoshta edhe ato që nuk i mendoni, SHOQËRISHT dhe PROFESIONALISHT JU LUTEM të mos na pengoni në misionin tonë fisnik e human të Mantelbardhit….Miq, kolegë e bashkëkombas, NUKU është ende momenti për të hapur shishet e shampanjave e për të brohoritur FITORE!!!…
Kemi ende udhë për të bërë në tynelin e Pandemisë, POR dalja prej tij po afrohet shpejt dhe kjo gjë na bën optimist e me flatra….

Ju duam, ju respektojmë dhe për asnjë dekikë nuku do ju mungojë Puna, Përkushtimi, Përkujdesja e Profesionalizmi ynë në betejën tuaj për t’u përballur me armikun e padukshëm….Syhapur e mëndjekthjellët deri në rastin e fundit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19….Javë sa më të mbarë….Together forever!!!”, shkruan Kalo./CNA.al

LEXO TE PLOTE