LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këshilli i Ministrave bën ndryshime në dhënien e Koncesioneve

27 Prill 2016, 16:17, Aktualitet CNA

Këshilli i Ministrave ka bërë disa ndryshime të vendimit lidhur me dhënien e Koncesioneve/ Partneriteteve Publike Private. Referuar vendimit të sotëm të qeverisë, rezulton se janë një sërë nenesh të ndryshuar. Ndër të tjera, Këshilli i Ministrave ka vendosur se Autoriteti kontraktues, bazuar në raportin përmbledhës të hartuar nga komisioni i koncesionit/PPP, me vendim përcakton “shtyrjen ose refuzimin e plotë të zbatimit të projektit. Bazat për ndërprerjen mund të përbëhen nga provat thelbësore të mungesës së mundshme të fizibilitetit të projektit/alternativave që janë analizuar. Prova të tilla krijohen në bazë të krahasimeve paraprake të përfitimeve dhe kostove të përdoruesve, të informacionit për mungesën e fizibilitetit/përshtatshmërisë financiare apo të konkluzionit se objekti në përgjithësi nuk është i nevojshëm;  vazhdimin e procedurave me përgatitjen e studimit të fizibilitetit; kthimin për plotësim të propozimit të pakërkuar, për shkak se nuk është paraqitur sipas formave të kërkuara në nenin 10 të këtyre rregullave. Në këtë rast, propozuesi ka afat 30 ditë nga data e kthimit të propozimit për ta plotësuar atë.?.”

Lajmet e fundit nga