LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pyetja që po mundon Ramën/ Kush e njoftoi Berishën për kërcënimin e Shullazit?

26 Prill 2016, 17:10, Aktualitet CNA

?Kush e njoftoi ish-Kryeministrin Sali Berisha për kërcënimin e Emiljano Shullazit ndaj rektorit aktual, Mynyr Koni?? Kjo është pyetje që mesa duket po mundon prej dhjetë ditësh shefin e qeverisë, Edi Rama. Ky i fundit, i gjetur nën alarm për sa i përket lidhjeve të mundshme mes eksponentëve të PS-së dhe kriminelit Emiljano Shullazi, ka nisur të kërkojë ?spiunin?.

Shefi i qeverisë ka nisur të dyshojë për ndonjë rrjedhje informacioni nga partia aleate më e madhe e tij. Bëhet fjalë për LSI-në, për të cilën Kryeministri ka dyshime të forta. ?Gojët e liga? thanë për citynews se dyshimet janë deri në nivele të larta drejtuese të partisë, të cilat janë nisur edhe prej sulmeve të ndërsjella të kohëve të fundit mes LSI-së dhe PS-së.

Pas kërkimeve tek ?armiqtë? brenda kampit, Kryeministri ka nisur të investigojë për të ?shiturit? brenda kupolës së tij. Nuk dihet sa aftësi hulumtuese do të ketë shefi i qeverisë, por Kryeministri duhet t?a dijë se burimi i lajmit gjithnjë mbahet i fshehur, aq më tepër në një rast të një rëndësie të tillë. Megjithatë shpresojë që Rama mos të zhgënjehet nga ndonjë ?tradhtar? brenda partisë së tij apo aleat të koalicionit./citynews

Lajmet e fundit nga