Connect with Us

“Afera” Bunk’Art dhe Carlo Bollino

Aktualitet

“Afera” Bunk’Art dhe Carlo Bollino

Publikuar

-

Rihapja e bunkerit anti-berthamor, i ndertuar nga qeveria komuniste rrëzë malit të Dajtit në Tirane, ka risjellë në qendër të vëmendjes polemikat dhe aludimet lidhur me favorizim të klientëve pranë qeverisë. Bëhet fjalë për qendrën historiko-artistike, “BUNK’ART” , e cila është rihapur ditën e djeshme.

Dyshimet janë të njëjta me ato të para rreth dy viteve kur Bunk’Art u hap për herë të parë, se një botues që ka aktivitet në Shqipëri ka përfituar para nga fondet publike përmes favorizimit. Mediat kanë raportuar shpesh se botuesi i gazetës Shqiptarja.com, Carlo Bollino fshihet pas të dy rasteve.

Në nëntorin e vitit 2014,kur bunkeri u hap për herë të parë u ngritën dyshime se një kompani fantazëm kishte marrë projektin me vlerë 170 milion lek nga Ministria e Mbrojtjes. Kjo Ministri, sebashku me Ministrine e Kultures i dhanë firmës “Qendra per zhvillime sociale dhe ligjore” fondin në fjalë. Por, asnjë prej këtyre institucioneve nuk bëri njoftim publik, tender, apo ftesë subjekteve për të konkuruar me projekt-idetë e tyre. Kështu, një fond prej 120 milione leke nga Ministria e Kultures i ka kaluar pa konkurrim dhe pa tender subjektit “Qendra per zhvillime sociale dhe ligjore”.

Sipas të dhenave nga  Thesari i shtetit, firma “Qendra per zhvillime sociale dhe ligjore”, ka tërhequr në daten 12 Nentor, rreth 2 javë përpara çeljes së ekspozites, rreth 72 milion leke, 60% te shumes te te gjithe projektit.  Por, për firmën që fitoi të drejtën për të realizuar projektin Bunk’Art u dyshua se ishte një subjekt fantazëm, pasi nuk rezultonte e regjistruar as në QKR, as një Gjykatën e Tiranës, ku regjistrohen organizatat jofitimprurese.  Përveç 120 milionë lekë të marra nga subjekti për Bunk’Art, në Thesarin e Shtetit rezulton edhe një transaksion tjetër, institutucioni buxhetor i të cilës nuk bëhet me dije. Ajo që thuhet është vetëm se bëhet fjalë për një Mbështetje për Shoqërinë Civile, me vlerë rreth 24  milionë lek të vjetra.

LEXO EDHE:  Paloka-Bolinos/ Sado që përpiqeni, nuk më ndyni dot

Emri i Carlo Bollinos shfaqet që në krye të herës, ku dy ditë pas hapjes së Bunkerit, ambasada italiane organizoi nje workshop me Ministritë e Bujqesise dhe Ekonomise.  Siç duket në videon e mëposhtme, Ministri Panariti dhe Ambasadori italian Gajani do të falenderonte publikisht për organizimin e ceremonisë Carlo Bolinon.

Ky i fundit është shfaqur sërish ditën e djeshme, në rihapjen e Bunk’Art, në krah të Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe Ministres së Ekonomisë Milva Ikonomi. Këtë herë bëhet fjalë për një kontratë qiraje, të lidhur nga Ministria e Ekonomisë dhe “Qendra URA”. Lidhja e kësaj të fundit me Bollinon mësohet të jetë financierja e Qendrës, Irma Gordani, e cila më parë ka qenë përfaqësuese ligjore e televizionit të Bollinos.

Në një prononcim për ABC News, administratori i “Qendra URA” Ergys Gezka, është shprehur se subjekti carlo bollino (2)kontraktues do t’i paguajë shtetit 160 mije leke të reja në muaj për një afat kohor 20 vjeçar.

Edhe pse lidhja e Bollinos nuk shfaqet në asnjë vend e dokumentuar, prania e tij ditën e djeshme, konfirmon atë çka është dyshuar në krye të herës: se kemi të bëjmë me një favorizim të një njeriu mediatik. Nga ana tjetër, televizioni i tij ka deklaruar se botuesi Italian është kuratori i Bunk’Art.

Bollino është akuzuar shpesh se përmes gazetës së tij, ka ushtruar “presion” ndaj qeveritarëve për të përfituar koncesion apo fond publik./citynews

VIDEO

Transaksione nga Thesari i Shtetit
Transaksione nga Thesari i Shtetit

carlo bollino (8) carlo bollino (7) carlo bollino (6) carlo bollino (5) carlo bollino (4) carlo bollino (3)

 

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Këshilla-Si të mbroni veten dhe familjen tuaj nga tërmetet

Publikuar

-

Për dallim nga llojet e tjera të fatkeqësive natyrore, tërmetet mund të ndodhin në çdo kohë, pa ndonjë njoftim. Të jesh i përgatitur për një tërmet do të bëjë ndryshimin në aftësinë për të mbrojtur veten, familjen ose shtëpinë tënde në rast të tërmetit. Vazhdoni të lexoni për të mësuar se si të përgatisni shtëpinë dhe familjen tuaj për një tërmet, si dhe çfarë të bëni gjatë dhe pas tërmetit për të qëndruar të sigurt.

Çfarë të bëni gjatë një tërmeti

Tërmetet mund të godasin krejt papritur dhe pa paralajmërim. E rëndësishme është që që në dridhjen e parë të merrni masa mbrojtëse.

Gjeni strehë në vendin më të afërt

Nëse ndodheni jashtë, gjeni strehë ku të mundeni por mos u fusni brenda.

Nëse jeni në zyrë a shtëpi, gjeni strehë në një vend të sigurt ku të jeni të mbrojtur nga gjërat që bien.

Mos lëvizni prej andej deri sa tërmeti të ketë ndalur.

Strehohu, mbulohu dhe mbahu fort

Që në goditjen e parë futuni nën një mobilje siç mund të jetë tavolina dhe qëndroni aty.

LEXO EDHE:  AKEP hap garën për katër frekuencat e shërbimit GSM

LEXO EDHE:  AKEP hap garën për katër frekuencat e shërbimit GSM

Mos u fusni poshtë krevatëve apo dollapëve të lartë që mund të shemben.

Mbuloni kokën dhe sytë mbajini mbuluar për t’u mbrojtur nga objektet fluturuese ose ato që bien.

Me njërën dorë mbuloni kokën dhe me tjetrën mund të mbaheni në një cep të mobiljes nën të cilën jeni strehuar.

Nëse mobilja lëviz, lëvizni bashkë me të.

Qëndroni nën të deri sa të jeni të sigurtë që goditjet kanë mbaruar.

Nëse nuk qëndroni dot nën pragun e derës apo nën një mobile, qëndroni pranë një shtylle të brendshme të shtëpisë dhe mbroni kokën dhe qafën.

Pragu i Derës

Pragu i derës është një nga më të fortat e të gjithë pallatit apo godinës.

Në prag duhet të përpiqeni të mbani këmbët hapur për të ruajtur ekuilibrin, të mbështeteni në njërën anë dhe me krahë të mbani fort derën./

CNA.al

 

SHPERNDAJE KETE MATERIAL INFORMUES

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Termet i frikshem ne Shqiperi

Publikuar

-

Nga

Nje termet 5.8 balle ka goditur Shqiperine 32 km larg Tiranes, ne detin Adriatik.

Njoftohen deme materiale dhe panik tek njerzit qe kane dale ne rruget e Tiranes.

Lekundjet jane ndjere te forta  ne Tirane, Elbasan, Durres. Korce, Fier etj…

Njoftohen deme materiale…vijon

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Provokimi i Mustafa Nanos: Duhet të jemi më racionalë me Enver Hoxhën

Publikuar

-

Nga

Këtë verë, libri i Isuf Kalos “Blloku” ka bërë jehonë të madhe. Libri është një dëshmi e njeriut, i cili ka qenë pranë ish-diktatorit Enver Hoxha për vite me radhë, duke qenë se ishte doktori i tij personal. Megjithatë, “Blloku” i Kalos ka marrë shumë kritika.

Në monologun e kësaj të premteje në emisionin “Provokacija”, gazetari Mustafa Nano ndalet pikërisht tek ky libër. Ai thotë se mënyra se si Isuf Kalo ka folur për Enver Hoxhën është e pakuptueshme dhe e pafalshme për shumë njerëz.

 

 

Sipas tij, Kalo e ka nxjerrë diktatorin si tepër human, baba të devotshëm, bashkëshort të mirë dhe si një politikan serioz. Edhe pse ka një mendim tjetër për Enver Hoxhën, Nano thotë se “Blloku” është një dokument historik i rëndësishëm, për të cilin në të ardhmen shumë njerëz do jenë të kënaqur që ekziston.

“Më duhet të them se as mua nuk më puqet Enver Hoxha i Kalos me Enver Hoxhën që unë njoh. E megjithatë nuk jam dakord me ata që sulmojnë Isuf Kalon. Blloku i tij mund të ketë provokuar shumë vetë, ndoshta ndokënd edhe mund ta ketë lënduar por, përtej të gjitha shijeve e ndjesive individuale, ky libër është një dëshmi interesante për kohët e komunizmit. Pas 50 vjetësh askush nuk do të kujtohet ta sulmojë Isufin për anëmbajtje apo empati për të ligun. Të gjithë do jenë të kënaqur që kjo dëshmi është dhënë. E që është dhënë në mënyrë të sinqertë. Blloku është një dokument historik i rëndësishëm”, thotë Nano.

Por moderatori i “Provokacijas” thotë se ka bërë edhe një vëzhgim të fundit. Sipas tij, tashmë që jemi 30 vite pas përmbysjes së komunizmit, duhet ta gjykojmë në mënyrë më racionale diktatorin Enxer Hoxha.

Sipas tij, nuk duhen thënë thënë deklarata të panevojshme që e shndërrojnë figurën e Hoxhës si bartës të të gjitha të këqijave dhe veseve të botës.

Nano merr shembull librin e Ylljet Aliçkës në librin e tij më të fundit, ku thuhet se një grua e dënuar me vdekje u fut e gjallë në dhé. Kur fshatarët i bënë gropën u lemerisën teksa dëgjonin rënkime të dala nga thellësia e tokës.

Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai, thotë Nano.

 “Kam vënë re që ca e ca vijojnë të flasin për Enver Hoxhën ashtu si kanë folur një ditë pas përmbysjes së regjimit të tij, domethënë duke shtënë në punë veç mllef, urrejtje, neveri, apo ku di unë. Kur bëhet ky diskutim, njerëz të tillë, që rëndom kanë edhe përvoja personale vuajtjesh e persekucioni, përpiqen ta likujdojnë Enver Hoxhën si personazh të historisë thjesht duke thënë se ai ishte një maskara, qen e bir qeni, një armik i popullit të vet, një tradhtar, etj, etj. Unë mendoj se 30 vjet pas rënies së komunizmit mund të jemi pak më racionalë. Dhe të jesh racional nuk do të thotë të mohosh që ai ka qenë një diktator. Jo, kjo gjë tanimë është e dokumentuar. Edhe komunisti më budalla, thellë-thellë, bie dakord se Enver Hoxha ishte një diktator.

Të jesh racional do të thotë të mos thuash mufka që synojnë panevojshmërisht ta shndërrojnë figurën e Hoxhës nga katran në katran me bojë, që e nxjerrin atë si bartës të gjithë të këqijave apo veseve të botës, që e nxjerrin atë edhe pervers, pedofil, manjak seksual, vrasës manjak. Ah, se harrova, edhe homoseksual. Sepse dihet se çfarë mendojnë shqiptarët për një homoseksual.

Të jesh racional është edhe të mos thuash, siç thotë Ylljet Aliçka në një libër që sapo e ka publikuar, që një grua u dënua me vdekje thjesht se Enver Hoxha donte ta kishte si të dashur dhe se ajo i tha “jo”. Për këtë “krim”, ajo u fut në dhé e gjallë. Madje, fshatarët e zonës, ku kësaj gruaje i bënë gropën, u lemerisën teksa dëgjonin ca rënkime të dala nga thellësia e tokës, që ishin rënkimet e kësaj gruaje duke dhënë shpirt. Tani, gjatë regjimit të Enver Hoxhës ka pasur pa fund drama e tragjedira humane. Kjo nuk diskutohet, siç nuk diskutohet që fajtori kryesor për ato ka qenë Enver Hoxha. Ne mund të stisim edhe tragjedira të tjera në një roman fiction. Por mund t’i vëmë pak fré fantazisë dreqi ta hajë! Një njeri që futet i gjallë nën dhé nuk ka se si të rënkojë. Aq më pak ka gjasa që rënkimet e saj të jenë dëgjuar nga fshatarët e lemerisur. Sepse do të ketë dhënë shpirt shumë kohë para se toga e varrmihësve apo xhelatëve të kenë mbledhur rraqet e të jenë larguar. Le ta themi copë: Përshkrime të tilla na ndihmojnë të nxjerrim dufin ndaj diktatorit, por nuk na ndihmojnë për të kuptuar se kush ishte në të vërtetë ai”, u shpreh moderatori i “Provokacijas”./abcnews.al

LEXO EDHE:  Tenderi u mbyll me vonesë/ 700 nxënës mbeten pa shkollë

LEXO EDHE:  Fiks Fare publikon skandalin/ MIE, kontratë koncesionare për HEC-in e Shushicës

 

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: