Partizani mposht Kukësin në sekondat e fundit – CNA
Connect with us

Sport

Partizani mposht Kukësin në sekondat e fundit

Publikuar

-

Partizani respekton traditën ndaj Kukësit dhe në Zeqir Ymeri del me pikët e plota, me një fitore që afron cdo ditë e më shumë mundësinë për të bërë realitet ëndrrën e madhe, fitimin e titullit kampion. Një perlë në fundin e takimit nga xhevahiri i skuadrës, i mjafton të kuqve për të vënë nën presion Skënderbeun dhe për të mbajtur të hapur garën për titull. Skuadrat vinin në këtë përballje me mungesa të rëndësishme, Kukësi pa mbrojtësin Shameti dhe mesfushorin Hasani, ndërsa Partizani pa Bicajn dhe Racic. Klodian Duro i qëndroi besnik rreshtimit 4-4-2 me mesfushën në formë rombi, me Nikën të spostuar pas dyshes Dvornekovic-Emini. Në krahun tjetër Agostinelli preferon një rreshtim me 3 në sulm, ku Vila dhe Torrasa mbështesin Sukajn. Kryeqytetasit janë agresiv që në start, por për të rrezikuar portën e Kolicit duhet pritur minuta e 5, kur batha pasi kombinon me Vilën stampon topin në shtyllë.

Presioni i të kuqve bie pas 15 minutave lojë, me Kukësin që dalëngadalë kërkon të kontrollojë lojën. Megjithatë Partizani është i uritur dhe në minutën e 22 një ndërhyrje spektakolare e Micit mbi vijën fatale eviton golin. Për të parë rastin e parë të rrezikshëm për vendasit duhet pritur minuta e 25. Kalim nga e djathta e Dvornekovic, pasimi në qendër dhe Ansi Nika humbet një penallti në lëvizje. Ritmi i lojës mbetet i lartë, dhe në harkun e një minute Partizani i afrohet dy herë rrezikshëm portës së Kolicit. Në të 28 një rivënie e gjatë me duar e Kalarit gjen Krasniqin që devijon me kokë, topi i kthyer përfundon tek Sukaj që godet pa saktësinë e duhur. Pas 10 minutave lojë agresive në mesfushë vjen rasti i dytë për Kukësin. Nika i spostuar në të djathtë shërben në zonë për Erick Flores, braziliani i pashqetësuar rreth 7 metra nga porta gabon në mënyrë fatale. Kur pjesa e parë i drejtohej fundit, në minutën e 44 mbrojtësit e Partizanit prishin planet e trajnerit Agostinelli.

Një mungesë përqendrimi në prapavijë në një top pa pretendime, Dvornekovic nxjerr jashtë loje dy mbrojtës duke u paraqitur i vetëm përballë portierit Alban Hoxha. Kapiteni mundohet të ndalë kundërshtarin por shkakton penallti dhe karton i kuq për të. Trajneri italian largon nga fusha mbrojtësin Kalari për të hedhur në lojë portierin Dashamir Xhika. Pas 4 minutave pritje, bomberi verilindorëve Izair Emini niset përballë Xhikës, që nis serinë e mrekullive për 15 herë kampionët. Pjesa e parë mbyllet në barazim pa gola por në disekuilibër të forcave në fushën e lojës. E dyta nis pa ndryshime në fushë, teksa Agostinelli tërheq Trashin në të majtë të mbrojtjes. Cuditërisht pjesa e dytë nis sërish me një mudnësi për Partizanin, që pavarësisht inferioritetit numerik rrezikon me një goditje dënimi të Bathës, që ndalet nga portieri Kolici. Reagimi i vendasve vjen 5 minuta më pas, kur Xhika reagon dy herë pas goditjeve të Malotës dhe Eminit. Dueli i portierit të Partizanit me sulmuesin tetovar vijon, kur një gjuajtje nga 25 metra e 32 vjecarit largohet në goditje nga këndi.

Ritmi qëndron i lartë në një superndeshjeme raste të shumta. Në minutën e 66 Fejzullahi kalon mirë në të djathtë duke shërbyer në zonë, por janë shumë larg Sukaj dhe Torrasa. Nga njëri krah në tjetrin loja zhvendoset me shpejtësi, Mici me një krosim gjen në zonë Eminin që gjuan jashtë. Në minutën e 85 barazohen forcat në fushën e lojës pasi Lladrovci ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë. Lodhja fillon e ndjehet tek të dyja skuadrat dhe për të parë një mundësi të mirë shënimi duhet pritur minuta e 87 ku Izair Emini lëviz mjaft mirë në zonë, por goditja e tij nuk është në lartësinë e veprimit të kryer. Agostinelli prej disa minutash i ka bashkuar në sulm Sukajt të riun Bardhi që në kohën shtesë fiton një goditje dënimi në limitet e zonës. Minuta e 93 dhe në një moment kaq delikat përgjegjësinë e mer mbi supe xhevahiri i Partizanit, goleadori Sukaj. E majta e tij rezulton e pandalshme për Kolicin, ndërsa Agostinelli feston dhe për faktin se basti i tij për të mbajtur deri në fund në fushë shkodranin rezultoi fitues. Kukësi regjistron humbjen e parë pas 10 ndeshjeve midis kupës dhe kampionatit, ku ka regjistruar 8 fitore dhe 2 barazime, teksa gara për vendin e 3 mbetet e hapur. Në krahun tjetër Partizani rikthehet tek fitorja në transfertë, një sukses që shijon së tepërmi pasi e afron gjithnjë e më shumë me ëndrrën e mbyllur në sirtar, titullin kampion.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Kërkohet një trajner!/ Një emër i madh i telefonon Dukës, sa për rrogën…

Publikuar

-

By

Çudia më e madhe e negociatave për të gjetur trajnerin e ri të përfaqësueses shqiptare ka qenë padyshim një telefonatë që i ka mbërritur presidentit Duka gjatë këtyre ditëve. Personi, nga ana tjetër, ishte as më shumë e as më pak vetë Sven Goran Eriksson, ish-trajneri i njohur i Lazios dhe Kombëtares së Anglisë.

Ai ka kërkuar në mënyrë të drejtpërdrejtë që t’i besohej drejtimi i përfaqësueses shqiptare, duke mos pasur pretendime të mëdha për rrogën që do të caktonte FSHF për të, shkruan Panorama Sport.

“Nuk më intereson shumë rroga në këtë moment”, ka thënë suedezi i cili për shumë vite ka qenë trajneri më i paguar në botë, në drejtimin e Anglisë, Manchester Cityt apo edhe klubeve kineze ku ka qëndruar së fundmi.

Hipoteza ka qenë shumë interesante dhe Duka e ka shqyrtuar me personat e afërt. Por më pas, është vendosur që të mos ndiqet pista e suedezit 69-vjeçar sepse kërkohet një trajner pak më i ri në moshë, që të mund të drejtojë kuqezinjtë në një periudhë afatgjatë. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Legjenda e Bayernit del kundër Kovac/ Klubi duhet të mendojë për një plan të ri

Publikuar

-

By

Bayern Munich u rikthye në vend të parë të Bundesligës pas më shumë se katër muajsh ndjekje të përjavshme ndaj rivalëve të Borussia Dortmund. Rikthimi në vend të parë bëri që shumë nga kritikët e kroatit të mbyllnin gojën, por ka ende nga që nuk besojnë te 47-vjeçari.

Një ndër to është legjenda e Bayernit dhe Gjermanisë, Franz Beckenbauer, i cili ka kritikuar kroatin në një intervistë për “Sky Sports”.

Sipas ish-mbrojtësit, Kovac ende nuk e ka treguar se është i aftë të bëjë diferencën të Bayerni dhe në fund sugjeron që drejtuesit të mendojnë për plan të ri në fund të sezonit.

“Ka një ndryshim shumë të madh midis të qenit trajneri i Bayernit dhe skuadrave të tjera të Bundesligës. Nuk e di a do t’ia dalë Kovac dhe nëse ai është njeriu i duhur për të çuar Bayernin përpara. Kur sezoni drejtuesve duhet të mendojnë për një plan të ri, kjo nuk do të ishte diçka e keqe”, tha Beckenbauer. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mbappe te Reali/ Në Paris miliona euro dhe dy yje madrilenë

Publikuar

-

By

E ardhmja e Kylian Mbappe do të jetë në Madrid, me fanellën e Realit. Këtë e siguroi edhe gazetari spanjoll Eduardo Inda, i cili foli për programin “El Chiringuito” duke theksuar se Zinedine Zidane ka biseduar me sulmuesin spanjoll dhe e ka bindur për të shkuar në “Bernabeu”.

Sipas këtyre informacioneve, Mbappe i ka bërë të qartë trajnerit francez se do të ulet të bisedojë me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi dhe do i kërkojë që ta lërë të lirë të largohet këtë verë.

Për më tepër, gazetari spanjoll siguroi se në këtë marrëveshje përveç miliona eurove do të përfshihet edhe James Rodriguez, i cili nuk preferon të qëndrojë te Bayern Munchen, mirëpo Zidane nuk e konsideron pjesë të skuadrës dhe kolumbiani mund të përfundojë në Francë.

Po ashtu, Isco do të jetë një tjetër emër që do përfshihet në marrëveshje, duke qenë se spanjolli ka hasur vështirësi me Solarin, tani me Zidane situata është ndryshe, por fantazistin do e kërkojë PSG, duke qenë se tashmë kanë humbur shërbimet e Adrien Rabiot. /CNA.al

LEXO TE PLOTE
Reklama
Reklama
Reklama
Reklama

LAJMET E FUNDIT

Aktualitet08:38 - 26 Mars, 2019

Histori të panjohura/ Sekretet dhe ana e errët e jetës së princeshave arabe

Kur Sheikha Latifa, Princesha e Dubait, u largua nga vendi i saj në shkurtin e vitit të shkuar, duke hipur...

Aktualitet23:08 - 25 Mars, 2019

Trump: Prokurori Mueller veproi me ndershmëri në hetimin ndaj Rusisë

Pasi e ironizoi për muaj me radhë Prokurorin Special Robert Mueller lidhur me hetimin për mundësinë e lidhjeve me Rusinë...

Aktualitet18:49 - 25 Mars, 2019

Moti i keq shkakton dhjetra viktima dhe të plagosur në Iran

Moti i keq dhe reshjet e shumta të shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe viktima në shtetin  e Iranit. Mësohet se...

Aktualitet19:32 - 24 Mars, 2019

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Presidenti grek kujton kushtet

Ditën e sotme shteti grek ka festuar pavarsinë e tij. Gjatë fjalës në ceremoninë e zhvilluar presidenti i Greqisë Prokopis...

Aktualitet09:03 - 24 Mars, 2019

Pas 20 vitesh/ Zyrtari i NATO-s:Bombardimi, ndjenjë dëshpërimi dhe lehtësimi

Sa herë që kujtohet fushata e sulmeve ajrore të NATO-s, e nisur më 24 mars të vitit 1999, personi i...

Aktualitet17:05 - 22 Mars, 2019

Kosova, si Shqipëria/ Miraton rezolutën që ndalon lojrat e fatit

Me 74 vota në favor Parlamenti i Kosovës ka miratuar ditën e sotme një rezolutë, që pezullohen lojërat e fatit...

Aktualitet16:56 - 22 Mars, 2019

Ceremoni varrimi për 26 viktima të sulmit në Zelandën e Re

Mijëra njerëz u mblodhën të premten në Zelandën e Re, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të 26...

Aktualitet15:17 - 22 Mars, 2019

Brexit do t’i kushtonte shtrenjtë Gjermanisë

Brexit-i u shty! Dhe krerëve të BE-së të mbledhur në Bruksel sërish u ra një gur nga zemra. Sepse BE-ja...

Aktualitet15:12 - 22 Mars, 2019

Bashkëpunim me Rusinë?/ Trump: Raporti të bëhet publik

Presidenti Donald Trump tha të mërkurën se raporti përfundimtar i Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller për bashkëpunimin e mundshëm të...

Aktualitet14:14 - 22 Mars, 2019

Erdogan dhe raketat ruse/ Një krizë e re SHBA-Turqi 

Nga Franco Venturini Më shumë se asnjëherë sulltan, tani që ka superpushtet të garantuar nga ndryshimet kushtetuese, e megjithatë, presidenti...

Aktualitet14:10 - 22 Mars, 2019

Opsionet e reja për Brexit-in

Britania e Madhe do të dilte pas një jave nga BE-ja. Por ky vendim u shty edhe ca. Cilat janë...

Aktualitet09:39 - 22 Mars, 2019

Gjermania miraton ligjin e ri/ 1,3 miliardë euro për fëmijët e varfër

Bundestagu gjerman miratoi një ligj të ri për familjen. Ai do të lehtësojë prindërit me të ardhura më të pakta....

Kultura15:31 - 21 Mars, 2019

Astrit Çerma rrëfen kujtimet me kompozitorin e njohur  

Më kujtohet si tani: Mbasi pamë tërë “matrialin” e xhiruar për filmin “Në fillim të verës” në një montim “bruto”,...

qerim mata qerim mata
Aktualitet13:22 - 21 Mars, 2019

Ndahet nga jeta regjizori i njohur/ Kush ishte  artisti që fshihej pas “Lefter Lefterit”

Qerim Mata, i njohur ndryshe edhe i Lefter Lefteri personazh i luajtur prej tij në filmin “ I teti në...

Aktualitet22:19 - 20 Mars, 2019

“Deti nuk ka portë”/ Poezia e Aleksandër Çipës prezantohet në Korçë

Mesditën e sotme, në sallen e Bibliotekes së Universitetit “Fan S. Noli” të qytetit të Korçës, është promovuar libri më...

Aktualitet20:21 - 20 Mars, 2019

Vendimi i Dhomës së Apelit/ Burgim i përjetshëm për Radovan Karaxhiçin

Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, u dënua më burgim të përjetshëm. Dhoma e Apelit e Mekanizmit që...

Aktualitet19:02 - 20 Mars, 2019

Rrëmben autobuzin me 51 nxënës/ Tentoi t’i digjte

Një autobuz me 51 nxënës është rrëmbyer ditën e sotme nga shoferi i saj. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në...

Aktualitet18:34 - 19 Mars, 2019

Nëna hedh vajzën nga kati i pestë/ Më pas hidhet edhe vetë

Qyteti i Athinës është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë, ku një nënë hodhi vajzën e mitur...

Aktualitet18:31 - 19 Mars, 2019

Qindra ushtarët amerikanë zbarkojnë në Gjermani

 Qindra ushtarë amerikanë kanë filluar të mbërrijnë në Gjermani. Prova e parë kjo e një strategjie të re të dislokimit...

Aktualitet18:26 - 19 Mars, 2019

Italia do t’i bashkohet nismës kineze të investimeve

Italia pritet t’i bashkohet nismës kineze “Një Brez, Një Rrugë” të enjten gjatë vizitës së Presidentit kinez Xi Jinping në...

Aktualitet15:25 - 19 Mars, 2019

Kur studentët detyrohen të lënë shkollën

Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i...

Aktualitet15:22 - 19 Mars, 2019

Masakra në Zelandën e Re/ IS-i kërcënon me hakmarrje

Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e Re mund të shkaktojë një spirale të re dhune. Milicët...

Aktualitet14:37 - 19 Mars, 2019

Kërcënon Erdogan/ Kush sulmon muslimanët do të kthehet me arkivol

Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në vazhdën e sulmit terrorist të Christchurch dhe thotë se kushdo...

Aktualitet19:30 - 18 Mars, 2019

Franca shpall ndalimin e protestave, pas trazirave

Kryeministri i Francës shpalli të hënën ndalimin e protestave të jelekëve të verdhë në bulevardin Champs-Elysees të Parisit dhe në...

Aktualitet19:12 - 18 Mars, 2019

Holandë/ Arrestohet i dyshuari për sulmin në tramvaj

Policia holandeze arrestoi një person me origjinë turke, i dyshuar për përfshirje në incidentin me armë në një tramvaj të...

Aktualitet18:23 - 18 Mars, 2019

Për të apasionuarit e teatrit/ Korçarët sjellin “Kopracin” në Tiranë

Komedia “Kopraci” e Molierit, një nga kryeveprat botërore ka mbërritur në Tiranë. Të gjithë të apasionuarit e teatrit do të...

Aktualitet21:12 - 17 Mars, 2019

Macron dënoi “apokalipsin“ e Parisit

Protestat e “jelekëve të verdhë“ u kthyen në trazira të shtunën dhe në përleshje nëpër rrugët e kryeqytetit francez. Presidenti...

Aktualitet19:13 - 17 Mars, 2019

Fillon kthimi i trupave të viktimave në Zelandën e Re

Policia tha se numri i të vdekurve në vrasjet masive në dy xhami të qytetit Christchurch, në Zelandën e Re...

Trending

Read previous post:
Shkëlzen Berisha i përgjigjet Ema Andreas/ Kurtizanë të rilindjes, të fala dyfletëshit

Shkëlzen Berisha dhe Ema Andrea janë përfshirë në një debat në distancë, pas deklaratave të aktores lidhur me thirrjet për...

Close