Connect with Us

FIKS FARE-Si funksionon prostitucioni virtual në Shqipëri/ 12 studio të paligjshme në Tiranë

Aktualitet

FIKS FARE-Si funksionon prostitucioni virtual në Shqipëri/ 12 studio të paligjshme në Tiranë

Publikuar

-

Një numër i madh vajzash shqiptare punojnë nëpër studio të paregjistruara dhe kryejnë seks virtual nëpëmjet chatit.

Në Shqipëri janë duke funksionuar disa studio që punësojnë vajza, të cilat nëpërmjet chatit flasin në internet me klientë të huaj që u kërkojnë favore me sfond erotik. Gjithçka  kryhet nëpërmjet monitorit të kompjuterit.

Janë vajza që për të fituar diçka më shumë bëjnë këtë punë të pazakontë, e cila paguhet mirë.

Këto studio punojnë në fshehtësi, nëpër apartamente në lagje të ndryshme të Tiranës.Nuk kanë emër, nuk janë të regjistruara.Shpesh herë pronarët u japin nga një lap top vajzave të punësuara për të punuar në shtëpi e në këtë mënyrë u shmangen kontrolleve të policisë në banesa. Mjafton një kompjuter, një linjë internet dhe aksesi në këtë linjë dhe mund të fillosh punë.

Vajzat paguhen me kredite, dmth sa më shumë të mbajnë klientin në linjë,aq më shumë paguhen. Emisioni “Fiks Fare” solli mbrëmjen e sotme rastin e tre studiove të tilla që punojnë në kryeqytet. Gazetarët e Fiks Fare u nisën nga ankesat e banorëve të një pallati pranë ambulancës së specialiteteve në kryeqytet. Ata ankoheshin se vazhdimisht dëgjojnë zhurma të pazakonta nga një apartament ku shohin që të hyjnë vetëm vajza.

Gazetarja e Fiks Fare u paraqit në këtë studio për të kërkuar punë në një call center.Pronarja e studios nervozohet dhe kërkon me këmbëngulje të dijë se kush është personi që e ka adresuar në atë shtëpi gazetaren e prezantuar si studente që kërkonte punë. Por në fund të bisedës i merr numrin e telefonit gazetares. Pasi gazetarja e Fiks Fare largohet nga kjo studio, në telefon i mbërrin një mesazh nga një vajzë, e cila i bën një ofertë punë në emër të një studioje tjetër chati.

Menaxherja vjen dhe prezantohet me gazetaren në një lokal në zonën e 21 dhjetorit në kryeqytet. Ajo tregon se numrin e telefonit ia ka dhënë pronarja e studios së parë ku është prezantuar gazetarja.Madje tregon se është një studio që ka të punësuara me turne shtatë vajza, të cilat bëjnë këtë punë, prostitucionin virtual. Tregon se është duke rekrutuar vajza që duan të punojnë në këtë lloj chati.

Që të punësohesh pranë këtyre studiove, na tregon se duhet të kesh njohuri të gjuhës angleze, pasi kompania mëmë me të cilën janë të lidhua ndodhet në Angli. Madje pranon se janë të paregjistruar në Shqipëri. Punojnë në mënyrë ilegale, pasi sipas saj, taksat i paguajnë në Angli. “Është një lloj chati me klientë të huaj, biseda në anglisht. Në bazë të krediteve që fiton,paguhesh.Dmth sa më shumë minuta ta mbash klientin në linjën tënde, aq më shumë paguhesh”

Ambjenti ku ato punojnë është një garsonierë e marrë me qera në një kompleks të ri pallatesh pranë Qytetit Studenti në Tiranë. Nëse arrin të punësohesh ,paguhesh me kredite,  merr 25 % të krediteve, ku çdo kredit është i barabartë me një minutë në linjë dhe çdo minutë paguhet. Ka vajza që arrijnë të fitojnë edhe 18 mijë lekë të reja në natë, madje edhe 200 mijë lekë të reja, varet sa gjatë e mban klientin në linjë.

LEXO EDHE:  Denoncimi në "Fiks Fare"/ I falsifikojnë firmat për t’i marrë pronën, Prokuroria i shmanget hetimit

Menaxherja e siguron gazetaren se paga e saj mujore mund të shkojë 80 mijë lekë të reja në muaj. Pas këtij takimi në kafene, gazetarja shkon të shikojë vendin e punës. Në këtë studio në momentin kur gazetarja ka hyrë, mungonte lidhja e internetit. Menaxherja e cila punon edhe ajo në studion e saj ka një pseudonim “Megi”. I tregon mjetet e punës, të cilat janë disa lodra seksuasle dhe veshje të brendshme. Ajo e njeh gazetaren me programin që përdorin në kompjuter dhe pohon se është prostitucion virtual dhe se askush nuk i kap kur punojne nëpër këto shtepi të marra me qera.

Studioja e tretë ndodhet në një apartament në zonën e njohur si Astiri, në Unazën e re në Tiranë. Edhe në këtë studio takojmë menaxheren. Është një vajzë 20 vjeçare që e ka filluar këtë punë që në moshën 18 vjeç. Na tregon studion, e cila ka pesë kompjutera me web kamera, të brendshme femrash . Sipas saj, pronari i kësaj qendre ka një dyqan kompjuterash, ka 8 vjet që bën këtë punë dhe është personi i dytë në Shqipëri që ka hapur një studio të tillë.

Menaxherja i rekomandon gazetares së prezantuar si vajzë që kërkonte punë, që të mos jepte identitetin e vërtetë, pasaportën në momentin kur kërkon punë në këto studio, pasi më pas kur mund të duash të largohesh  pronarët e studiove nuk të lejojnë, duke të bërë shantazh. Gjatë rrëfimit të saj tregon se kishte rënë në depresion për një periudhë tre mujore gjatë këtyre dy vjetëve, madje kishte tentuar të vriste edhe veten.

Shqetësimi i përhershëm i këtyre vajzave që punojnë në këto studio është si të largohen nga kjo lloj pune, pasi në momentin qe do te largohesh nga një studio, pronarët  të shantazhojnë, pasi dinë gjithcka për ty dhe egziston mundësia e hedhjes së filmimeve në youtube. Menaxherja e kësaj studioje, tregon përvojën e saj në disa studio të tjera. Studioja e Dafnit, sicç i therret ajo njërës prej pronareve, u mëson shtëpitë vajzave që punëson, ka disa djem që u bëjnë presion vajzave që punojnë  në mënyrë që të  mos shkëputen nga studio. Një tjetër studio , tregon vajza,  është një që ndodhet tek  Komuna e Parisit që e quan si “studio ndëshkimi”. Atje vajzat që punojnë i detyrojnë të kryejnë veprime perverse dhe të dhimbshme.

prostitucioni virtual prostitucioni virtual prostitucioni virtual prostitucioni virtual prostitucioni virtual prostitucioni virtual

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Dy javë pas zgjedhjeve/ Rama takim me deputetët

Publikuar

-

Nga

Dy javë pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka mbledhur deputetët aktual dhe ata të rinjtë që dolën fitues në 25 prill.

Takimi është duke u zhvilluar në Pallatin e Bigradave. Ky është takimi i parë që mban Rama me deputetët e rinj të zgjedhur.

Rama është duke mbajtur fjalën e tij para deputetëve, ku pritet edhe të prezantojë objektivat që ka për mandatin e tretë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

E rëndë/ 70-vjeçari i jep fund jetës, bie në kontakt me rrymën elektrike

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme një i moshuar në qytetin e Vlorës i ka dhënë fund jetës së tij. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Pavarsia” ku shtetasi me iniciale DH.D ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Sipas policisë, dyshohet se 70 vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike duke çuar në vetëvrasje.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes ku nga hetimet paraprake rezulton se ky shtetas vuante nga shëndeti mendor./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Digjet gjatë natës makina e vëllait të Eljon Hysës/ Në 2018 u gjet i vrarë dhe i groposur në Nikël

Publikuar

-

Nga

Gjatë natës së kaluar është djegur një automjet tip “Volksëagen” në Krujë, në pronësi të shtetasit S.H.

Mësohet se makina e djegur është e vëllait të Eljon Hysës nga Gjormi, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Nikës me 14 korrik të vitit 2018. Bëhet me dije se makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës të motrës së tij ku Hysa kishte shkuar për darkë.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit, 6 persona dhe janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/ Si vidhen nga policia makinat e bllokuara

LEXO EDHE:  Denoncimi në "Fiks Fare"/ I falsifikojnë firmat për t’i marrë pronën, Prokuroria i shmanget hetimit

‘Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të shtetasit S. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash. Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.’– njofton policia./CNA.al

LEXO TE PLOTE