Connect with Us

Kur Londra sundonte botën

Histori

Kur Londra sundonte botën

Publikuar

-

Në vitet 1780, Londra e kishte zëvendësuar Amsterdamin si qendër financiare të sistemit evropian të globalizuar të shteteve – dhe Mbretëria e Bashkuar u bë përfituesja kryesore e konkurencës ndërshtetërore për kapital. Gjeopolitikisht, sistemi i shteteve i krijuar në Vestfali nën udhëheqjen holandeze kish qenë realisht anarkik – i karakterizuar nga mungesa e rregullave qendrore. Në të kundërt, sistemi ndërshtetëror i rivendosur pas Luftërave Napoleonike nën udhëheqjen britanike, ishte një në të cilin ekuilibri evropian i fuqive u transformua, të paktën për pak kohë, në një instrument të sundimit informal britanik. Pasi kishin zotëruar tashmë nën kontrollin e tyre këtë ekuilibër të fuqive, britanikët ndërmorën një numër hapash për të siguruar që do të qëndronte në duart e tyre. Së pari, ata garantuan qeveritë absolutiste të Evropës Kontinentale të organizuara në Aleancën e Shenjtë se ndryshimet në ekuilibrin e fuqive do të ndodhnin vetëm përmes konsultimeve në Koncertin e sapokrijuar të Evropës. Dhe së dyti, ata krijuan dy kundërpesha për fuqinë e tyre. Ata kërkuan – dhe arritën të sigurojnë – që Franca e mundur të përfshihet në Fuqitë e Mëdha, megjithëse mbahej nën kontroll për shkak se renditej mes fuqive të dorës së dytë.

Dhe në Amerikat, ata ndeshën në projektin e Aleancës së Shenjtë për të rivendosur sundimin kolonial përmes shpalljes së parimit të mosndërhyrjes në Amerikën Latine – dhe duke ftuar Shtetet e Bashkuara që të mbështesin këtë parim. Ajo që më vonë u bë doktrina Monro – ideja që Evropa nuk duhej të ndërhynte në çështjet amerikane – ishte fillimisht një politikë britanike.

Duke ndjekur interesin e vet kombëtar në ruajtje dhe konsolidim të një strukture fuqish të fragmentuar dhe balancuar në Evropën kontinentale, Britania ushqeu perceptimin se fuqia e vet e madhe në botë po ushtrohej për interesin e saj të përgjithshëm.

Synonte t’u shërbente interesave të ish armiqve, por edhe ish aleatëve të republikave të reja të Amerikave dhe monarkive të vjetra të Evropës.

Ky perceptim u konsolidua nga liberalizimi unilateral i tregtisë prej Britanisë, që e pati kulmin në shfuqizimin e Ligjeve të Drithërave në 1848 – si dhe Ligjeve të Lundrimit në 1849. Në 20 vitet që pasuan, afërsisht një e treta e eksporteve të të gjithë botës shkonin në Britani.

Shtetet e Bashkuara, me pothuajse 25 % të të gjithë importeve dhe eksporteve, ishin partneri më i madh tregtar i Britanisë, ndërkohë që shtetet evropianë zinin një tjetër 25 përqindësh.

PËRFSHIRJA E PERËNDIMIT

Përmes kësaj politike Britania uli kostot e brendshme të furnizimeve të vet jetësorë – dhe në të njëjtën kohë, siguroi mënyrat për pagesë për vendet e tjerë nga prodhuesit e saj. Ajo tërhoqi gjithashtu pjesën më të madhe të botës perëndimore në orbitën e vet tregtare – duke nxitur bashkëpunimin ndërshtetëror dhe siguruar kosto të ulëta mbrojtjeje për tregtinë e vet jashtë vendit si dhe perandorinë territoriale. Ndryshe nga sistemi tregtar holandez i shekullit 17, i cili ishte puro komercial, sistemi tregtar britanik i shekullit 19 u bë gjithashtu një sistem i integruar transporti dhe prodhimi të mekanizuar. Britania ishte organizatorja kryesore si dhe përftuesja kryesore e këtij sistemi, brenda të cilit kryente funksionin e dyfishtë të vendshkëmbimit qendror dhe atë të rregullatorit. Ndërkohë që funksioni i parë ishte i pandashëm nga roli i Britanisë si punishte e botës, funksioni i rregullatorit qendror ishte i pandashëm nga roli i saj si ndërtuese madhore perandorie në botën joevropiane.

Kolonizimi i Indisë i mundësoi Britanisë që të riblejë borxhin e vet kombëtar nga holandezët – si dhe të nisë luftërat Napoleonike pothuajse e çliruar nga borxhet e jashtëm. Më e rëndësishmja, ajo nisi procesin e pushtimit të një perandorie shumë të madhe territoriale në Azinë Jugore, e cila do të shndërrohej në shtyllën kryesore të fuqisë globale të Britanisë. Burimet e mëdha demografike të Indisë mbështesnin fuqinë botërore të Britanisë si nga pikëpamja tregtare, ashtu edhe ushtarake. Nga pikëpamja tregtare, punëtorët indianë u transformuan me efektivitet nga konkurues të mëdhenj të industrive evropiane të tekstileve, në prodhues të mëdhenj të ushqimeve të lirë si dhe lëndëve të para për Evropën. Ushtarakisht, fuqia njerëzore indiane u organizua në një ushtri koloniale të stilit evropian, financuar krejtësisht prej taksapaguesve indianë, u përdor gjatë të gjithë shekullit 19 në serinë e pafund të luftërave, përmes të cilave Britania hapi Azinë dhe Afrikën për tregtinë dhe investimet perëndimore.

KONFLIKT NDËRSHTETËROR

Sa për aspektin financiar, zhvlerësimi i monedhës indiane, vendosja e të turpshmeve Pagesa Shtëpie – sipas të cilave, India duhej të paguante për privilegjin që shfrytëzohej prej Britanisë – si dhe kontrollin që Banka e Anglisë kishte mbi rezervat e valutës indiane, të dyja e kthyen Indinë në boshtin e supremacisë botërore financiare dhe tregtare të Britanisë. Megjithatë, epoka e bukur Eduardiane ishte vetëm një preambul e një acarimi të konflikteve ndërshtetërorë, të cilët edhe një herë revolucionarizuan gjeografinë historike të kapitalizmit botëror. Menjëherë sapo konkurenca mes fuqive evropiane “për hapësirë jetese” u intensifikua nën impaktin e revolucionit në transport dhe industrializimit të luftës, kostot e mbrojtjes së “pronave” metropolitane britanike dhe ato jashtë vendit nisën të rriten – duke i kthyer zoterimet e saj imperiale nga asete, në detyrime.

Në të njëjtën kohë, kapërcimi i barrierave hapësinore që shkaktuan po këta dy fenomene kthyen madhësinë, kompaktësinë, izolimin dhe aksesin e drejtpërdrejtë në dy oqeane të mëdhenj që gëzonte SHBA, në avantazhe strategjikë vendimtarë në acarimin e luftrave ndërshtetërore. Nuk është për t’u habitur që lufta përfundoi me mbërritjen e një bote bipolare aq shumë të parashikuar në shekullin 19 dhe fillimin e shekullit 20. Tani, rëndësi kishin vetëm SHBA dhe BRSS – dhe shtrirja globale e fuqisë së SHBA ishte shumë më superiore.

* Përshtatur nga libri i Giovanni Arrighit, “Adam Smithi në Pekin”

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Histori

“Ishin arkivole fëmijësh, 100, 200 a më shumë”/ Ustai rrëfen historinë e frikshme

Publikuar

-

Nga

Fetah Hamataj ka marrë me vete një karton të palosur, të cilin e shpalos dhe e palos gjatë kohës që na tregon sekretin që ka mbajtur në shpirt, për 31 vite. Hamataj punonte si usta në ndërtim në vitin 1988, kur ka zbuluar varret e fëmijëve të vdekur, në kampin e Tepelenës.

Ai ka mësuar se më 23 Gusht, në kamp, do të vijnë përfaqësues të insitucioneve e familjarë të atyre që vuajtën në këtë kamp, në fillimet e regjimit komunist (1949-1954) dhe ka ardhur të rrëfejë sekretin e tij.

“Isha duke punuar për hapjen e themeleve, se do të ndërtoheshin disa pallate në vitin 1988, kur gjeta arkivolet rrjesht (shpalos kartonin si për të treguar mënyrën si ishin vendosur). Ishin arkivole fëmijësh. Ishin shumë. Nuk e di 100, 200 a më shumë. Kishte dhe varre më të mëdha, po ato ishin gërmuar më thellë, ndërsa të fëmijëve ishin shumë cekët. U tmerrova dhe vajta i tregova drejtorit. ‘Nuk punoj aty, aty ka varre fëmijësh’- i thashë. “Ç’të duhet ty më tha, ik vazhdo punën. Por aty nuk u ndërtua më. Vetëm një godinë u bë një kat dhe e lanë ashtu.”

Vendi që na tregon Fetahu është përpara kampit, para fushës së sportit, në mes të rrugës kryesore dhe ish-kampit, që ndodhet matanë rrugës. Por nuk ka asnjë tabelë a shenjë tjetër që aty ndodhet një varrezë masive.

Sot e kësaj dite, aty ka vetëm ferra dhe kati i asaj godinës që guxuan ta bënin mbi varre, mbeti aty si dëshmi e përpjekjes së fundit të komunizmit për të shkelur mbi ata fëmijë të pafajshëm.

Ardita Repishti, përfaqësuese e Autoritetit të Hapjes së Dosjeve, institucioni që organizon këtë pelegrinazh me rastin 23 Gushtit, ditës europiane të të zhdukurve nga regjimet totalitare, po i merr rrëfimin. Ajo shpreson se më këtë dëshmi dhe fotot e vendit që tregon Fetahu, do të nxisë institucione të tjera që të merren me këtë punë.

Tani ka më shumë shpresë se kurrë më parë. ICMP, një organizatë ndërkombëtare për gjetjen e personave të humbur, që ka punuar në Bosnje e Kosovë më parë, ka vendosur zyrën e saj në Tiranë. Shpresa është që kjo zyrë, me mbështetjen e shtetit shqiptar, do të bëjë zhvarrimet në këtë vend dhe do të identifikojë trupat e gjetur.

“Ajo që duhet të bëni tani të gjithë ju dhe kush ka qenë në këtë kamp dhe ka varrosur një familjar të vetin këtu, është përpjekja për t’i gjetur trupat. Duhet të jepni kampionin tuaj të gjakut që të identifikohen nëpërmjet ADN-së”, – u drejtohet Repishti ish-të përndjekurve që kanë vuajtur në këtë kamp dhe familjarëve të tyre.

Fetahu shoqëron disa përfaqësues të shoqatës së ish të përndjekurve politikë për t’u treguar me saktësi vendin se ku ai i ka parë ato varre. Atje ka vetëm bar e ferra. Të rritur mbi këtë tokë që mbulon krimin komunist, ferrat mbulojnë një skenë të ngjashme me holokaustin; fëmijë që vdesin nga uria dhe sëmundjet që dergjen në harresë, që prej 70 vitesh, në pritje që dikush t’i nxjerrë në dritë.

Fetahu e mbart këtë dëshmi si amanet edhe për hir të babait të tij, Barjam Hamataj, i pushkatuar për kryengritjen e Zhabokikës.

Sipas dëshmive në kampin e Tepelenës, kanë vdekur shumë njerëz dhe në fillim të internuarit i varrosnin ata në sheshin kryesor të kampit, por më pas u urdhëruan nga policia që t’i zhvarrosnin dhe t’i varrosnin jashtë kampit. Dëshmitë deri më tani, kanë qenë për varrezën buzë lumit Vjosë që është në njërin krah të kampit. Shumë prej eshtrave, mendohet se i ka marrë rrjedha e lumit në dimër.

“Por në bregun e lumit, vijojnë të jenë akoma eshtra. Disa kohë më parë një banor i zonës nxori disa eshtra, duke gërmuar për të ndërtuar shtëpinë e tij”- tregon Repishti, e cila ka kontaktuar me ata që janë në dijeni. Por dhe aty nuk ka pasur asnjë gërmim deri tani për gjetjen dhe identifikimin e njerëzve të humbur./kujto.al

LEXO TE PLOTE

Histori

Koha e Mbretërisë/ Kur u hodhën themelet e shtetit modern Shqiptar

Publikuar

-

Nga

Kur koha e kërkon, historia duhet të përsëritet

1 shtator 1928 – 1 shtator 2019

Si sot, para 91 vitesh, Asambleja Kushtetuese Kombëtare, me ndryshime statutore të ligjshme, vendosi në Shqiperi formën e regjimit, Mbretëri  Parlamentare Demokratike të Trashëgueshme dhe Mbret të saj Ahmet bej Zogun.

Nalt Madheria e Tij- Zog i Parë, Mbret i Shqiptarëve.

Vendosja e kësaj forme regjimi, nuk ishte imponim, rastësi opo dëshirë e dikujt, por ishte domosdoshmëri absolute e parapërcaktuar që me Shpalljen e Pavarësisë dhe që në Kongresin e Lushnjes, ku rolin e kryetarit të shtetit e kishte lozur Këshilli i Lartë i Regjencës.

Në këto momente politike të trazuara, në një shtet të ri, ku nuk po gjendej si duhet as stabilitet i brendshem dhe as i jashtëm, ishte domsdoshmëri dhe e padiskutueshme të vendosej kjo formë e regjimit, si thame më sipër e parapërcaktuar më parë.

Për vetë origjinën e Tij, nga dera e madhe, fisnike, patriotike, prirëse prej Zogolleve të Matit (me kontribute shekullor te gjithanshme) dhe për vetë vlerat që kishte shfaqur përgjatë gjithë jetës së Tij, si në shpalljen e pavarësisë, Kongresin e Lushnjes, si burrë shteti, si minister i Brendshëm, si kryeminister dhe si president Ahmet Zogu ishte figura qe padiskutime e meritonte, të bëhej Mbret i shqiptarëve, dhe këto ishin arsye pse ai u pranuar në mënyre unanime nga të gjithë.

Përgjate 11 viteve të mbretërisë, u hodhen themelet e shtetit modern Shqiptare, ku me së miri funksionoi rendi kushtetues, lidhja me perendimin dhe çdo hallke  tjeter e shtetit, duke bërë të mundur që Shqipëria të njihej ndërkombtarisht si një shtet tashme me gjithë strukturat përkatëse të tij.

Shpallja e Mbretërisë u njoh dhe u mirëprit nga të gjithë fuqitë e mëdhe botërore.

Nën moton “Atdheu mbi të gjitha”

Rendi, arsimi, shëndetësia, administrata profesionale, të drejtat e njeriut, diplomacia, e drejta e pronës dhe e besimit fetar, forcimi i parasë, lëvizje e lirë e qytetarëve, sistemi i drejtësisë etj, ishin në themel dhe gjeten zbatim në filozofinë Zogiste gjatë kësaj periudhe.

Lufta e II Botërore solli, padrejtësisht dhe fatkeqësisht, regjimin më të egër diktatorial komunist në Shqipëri dhe ndryshimin jo ligjor të formës së regjimit.

Krahasimin midis këtyre dy sistemeve e ka bërë më së miri koha në vazhdimësi.

Për rreth 50 vjet, shpifje nga me të ndryshmet të cilave dita – ditës po ju del boja, një izolim total, humbën të drejtat e individit, morali njerëzor u zëvëndësua me atë komunist, humbi e drejta e pronës dhe e besimit fetar, pushkatime, burgime dhe internime, ekonomi e centralizuar ku mbizoteronte pangopshmëria, u shit çështja kombëtare në lidhje me Kosoven dhe Çamërinë, u tjetërsua morali njerëzor fisnik shqiptar dhe mbi gjithçka qëndronte partia.etj

Per rreth 30 vjet pas ‘90, turbulenca politike dhe kriza te njepasnjeshme pa nje stabiltet me themele te shendosha domokracie,me pluralizem fallco dhe te cunguar, me nje ekonomi nga me te dobtat ne rajon ,shtet ku kryetari i shtetit nuk dihet  kur ka te drejte dhe kur jo dhe se fundmi me nje rrezik serioz te vendosjes se nje regjimi totalitar dhe nje diktature te kamufluar si kjo e sotmja.

Keto faktor dhe shume te tjere i kane  lene shqiptaret pa shprese duke i detyruar ato qe te zbrazin pa deshire vendin e tyre.

Per vete situatat qe ka kaluar shqiptarizma, per kete periudhe pothuajse nje shekulliore, jemi te bindur, se vetem kthimi i formes se regjimit mbreteror do te bentr te mundur bashkimin kombetar dhe do te sillte stabilitet te gjthanshem per vendin tone ne mes te Europes.

Prandaj duke qene te hapur per tu bashkuar, ne kete dite te shenuar.

Ne kete pervjetor te Mbreterise Shqiptare, tashme ne nje kohe moderne, por te trazuat tek ne, me nje krize totale institucionale, ku me teper se kurre kerkohet kontribut vlerash, pasi te gjithe neser do ndiheshim fajtor, ju bejme thirrje, duke kerkuar mbeshtetje te hapur :

Te gjithe vlerave qytetare, intelektuale aktuale, qe kerkojne ndryshimin e domosdoshem te realitetit te sotem.

Te gjithe trashigimtaret te atyre, qe per rreth nje shekulli kontribuan dhe sakrifikuan, duke i qendruan fanatik dhe besues te filozofise dhe Mbreterise Zogiste.

Te gjithe atyre, qe pas viteve ‘90, nuk u joshen per pushtet dhe perfitime personale, por perseri qendruan me bindje, perkrahes dhe besues, te kauzes tone dhe te Mbreterise Shqiptare .

Ju bejme thirrje qe te bashkoheni rreth vlerave te filozofise Zogiste nepermjet programit te PLL, per te mundesuar nje impuls te ri, mbi baze vlerash dhe idesh zhvillimi sipas kerkesave te kohes, gjithmone duke u mbeshtetur mbi ate qe Mbreti Zog I e vinte ne plan te pare,

Atdheu mbi te gjitha./ Shpëtim AXHAMI-Kryetar i PLL

LEXO TE PLOTE

Histori

Kthim në histori/ Si u zgjodh Zogu në krye të shtetit shqiptar

Publikuar

-

Nga

Nga kronika e kohës, orë pas ore e ditë pas dite mbi vendimin historik të kurorës mbretërore të Zogut.

Ai kishte katër vjet që ishte bërë i gjithëpushtetshëm si rezultat i aftësive të tij, por edhe gabimeve të rënda që bën kundërshtarët. Po të donte ai ishte bërë mbret që në vitin 1924, madje i sigurt ishte në janarin e vitit 1925, por nuk u ngut. Largimi i Princ Vidit që kishte lënë shtegun hapur, pasi nuk kishte abdikuar, forma e regjimit ndryshonte natyrshëm. Kjo ishte një arsye më shumë për të shpallur së pari Republikën, (21 janar 1925), për të konsoliduar pushtetin, dhe pastaj për të pritur momentin e përshtatshëm, për të hipur në Fron. Republika do ta kishte jetën të shkurtër, sepse ishte koha e Mbretërive. Kujtojmë se, i gjithë Ballkani, Italia dhe shumë shtete në Europë ishin Monarki. Gjithashtu, mendësia e shqiptarëve në këtë kohë anonte nga forma monarkike e regjimit. Shpallja e Mbretërisë do të ishte dhe qe një hap tjetër i rëndësishëm, në stabilitetin e shtetit shqiptar. Në vitin 1928, Ahmet Zogu e kuptoi se koha e përshtatshme për të shpallur Mbretërinë kishte ardhur, por për këtë u ndërmorën të gjitha hapat e nevojshme kushtetuese. Më 1 qershor 1928, kryetari i Republikës iu drejtua me një mesazh të dy dhomave legjislative.

Më 7 qershor 1928, ndryshimi i Kushtetutës (Statutit)

Dhoma e Deputetëve dhe Dhoma e Senatit, në një mbledhje të përbashkët vendosën një shtojcë në nenin 141 të Statutit, si vijon: “Rishikimi i përgjithshëm i Statutit i përket Asamblesë Kostituente. Kur vendoset nevoja e rishikimit të përgjithshëm të Statutit sipas procedurës të caktuar në këtë artikull, të dy Dhomat quhen vetvetiu të shpërndara dhe dekretohen zgjedhje për Asamble Kostituente sipas Art.47 të Statutit.”

Më 16 qershor 1928, dekretohen zgjedhjet e Asamblesë Kushtetuese

Në mbështetje të nenit të mësipërm, u dekretuan zgjedhjet për Asamblenë Kushtetuese.

Më 17 gusht 1928, bëhet votimi direkt

Me votim indirekt, një asembleist për 15.000 banorë dhe për çdo fraksion që i kalonte 7.500 banorë

23 gusht 1928, festë në Durrës dhe në Tiranë ende pa u kurorëzuar

Ndërkohë, shpallja e afërt e Mbretërisë ishte bërë publike. Ahmet Zogu kishte njoftuar dhe marrë aprovimin e fuqive të mëdha, (së pari të Italisë), për hapin që po hidhte. Në gjysmën e dytë të gushtit, në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit u zhvilluan manifestime në përkrahje të shpalljes së Monarkisë. Një rast për manifestim qe edhe kthimi i Zogut nga Durrësi më 23 gusht 1928

Më 25 gusht 1928, në orën 09.30, zgjedhjet në Asamblenë Kushtetuese

Asambleja Kushtetuese zhvilloi mbledhjen e parë. Pasi u lexuan emrat e asambleistëve, Pandeli Evangjeli u zgjodh kryetar i përkohshëm si deputeti më i vjetër, ndërsa Ejëll Serreqi u zgjodh sekretar si deputeti më i ri. Pasi u ngrit komisioni i verifikimit të kredencialeve (mandateve), seanca u mbyll.

Më 27 gusht, në orën 16.00, betimi i deputetëve

Mbledhja e dytë e Asamblesë Kushtetuese, e cila filloi me leximin dhe pranimin e raportit të komisionit të kredencialeve (mandateve). Deputetët bënë betimin, si vijon: “Betohem botënisht se si asambleist kam për të kryem detyrën e ngarkueme prej popullit me ndërgjegje të plotë dhe vetëm për të mirën e përgjithshme t’Atdheut”, (Bisedimet e Asamblesë Kostituente, Nr.1, Tiranë, 1928, f.7). Pas kësaj u zgjodh kryesia e Asamblesë Kushtetuese: Pandeli Evangjeli, -kryetar; Ferit Vokopola, nënkryetar; Fiqri Rusi – kujdestar; Ejëll Serreqi – sekretar. Në përfundim të mbledhjes së dytë, Pandeli Evangjeli njoftoi se në rend të ditës ishte rishikimi i përgjithshëm i Statutit, ndërkohë gazetat hamendësonin rreth titullit të Mbretit.

Më 29 gusht, në orën 17.00, lexohen letrat e popullit

U zhvillua mbledhja e tretë, ku u lexuan telegramet nga të gjitha krahinat e Shqipërisë që kërkonin shpalljen e Mbretërisë dhe u vijua me diskutimet e 24 deputetëve, të cilët kërkonin shpalljen e Mbretërisë dhe proklamimin e Zogut Mbret të Shqiptarëve.

Më 30 gusht 1928, mblidhet Komisioni i posaçëm

Në përfundim të mbledhjes u formua një komision i posaçëm për hartimin e neneve kryesorë të Statutit të ri.

Më 1 shtator 1928, në orën 09:00, votim në këmbë për Mbretin

U zhvillua mbledhja e katërt e Asamblesë Kushtetuese. U lexua raporti i komisionit, i cili kishte përgatitur nenet kryesore të Statutit të ri. Me propozim të Mihal Kasos pas leximit të çdo neni votimi u krye në këmbë. Kështu, në orën 9:12, Asambleja Kushtetuese votoi unanimisht duke e shpallur Shqipërinë, Mbretëri demokratike, parlamentare, të trashëgueshme dhe Zogun I, Mbret të Shqiptarëve. Gjithashtu, u aprovua edhe formula e betimit të Mbretit. Duartrokitjet dhe njëqind e një të shtëna topi përshëndetën vendimin.

1 shtator 1928, në ora 17:00, ceremoniali i kurorëzimit mbret

Një komision me deputetë nga të nëntë prefekturat e vendit, i kryesuar nga Pandeli Evangjeli, u nis drejt Pallatit, që pas kësaj date u quajt Mbretëror (sot Akademia e Shkencave), për t’i komunikuar formalisht Mbretit vendimin e Asamblesë Kushtetuese. I përcjellë nga brohoritjet popullore të rastit, komisioni kaloi mes një kompanie të gardës, veshur me uniforma të kuqe, dhe hyri në Pallat. Në orën 10:00, të datës 1 shtator 1928, Ahmet Zogu pranoi kurorën. Betimi i Mbretit në Parlament do të bëhej më 1 shtator 1928, në ora 17:00, por në fakt bë 20 minuta më përpara, siç duket për arsye sigurie. Festimet e pasdites së 1 shtatorit 1928 filluan që në orën 14:00, dhe zgjatën tre ditë. Repartet e ushtrisë ishin rreshtuar, populli kishte dalë në rrugë, ndërsa disa aeroplanë hidhnin fletushka nga ajri. Në orën 16:00, u dëgjua buçitja e trumbetave dhe më pas himni kombëtar.

Pse mbret i shqiptarëve dhe jo i Shqipërisë…

Në fakt ka qenë një lëvizje e menduar prej kohe, por e përmendur më 29 gusht në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, shpallja e Ahmet Zogut, Mbret i Shqiptarëve dhe jo i Shqipërisë, gjë që kishte një kuptim të qartë kombëtar dhe politik. Po të quhej i Shqipërisë , kufizohej brenda kufijve të territorit të atëhershëm, por ai kishte synim të mbretëronte e dhe në territoret jashtë Shqipërisë, madje edhe diasporën.

Pse Zogu i Parë, dhe jo Ahmet Zogu 

Gjatë gjithë votimit, por edhe më pas të betimit të Mbretit, deputetët qëndruan më këmbë Në kundërshtim me zakonin e mbretërve në Evropë, për të evidentuar emrin, Ahmet Zogu zgjodhi mbiemrin (Zog I) për emërtim zyrtar. Emri Ahmet iu duk i papërshtatshëm për drejtimin që kishte vendosur t’i jepte vendit./ Shpëtim AXHAMI- Kryetar i PLL

LEXO TE PLOTE
Lajme të Rekomanduara: